Nesër parada e Gay-ve në Tiranë, shtyhet dasma

Dita

 

Ishte menduar që kjo fundjavë do të shënjonte një ngjarje të veçantë në vendin tonë. Dy djem të  ashuruar nga Londra kanë vendosur të lidhin kurorë në kryeqytetin shqiptar këtë muaj.

Ceremonia e tyre ishte menduar të organizohej në Tiranë në kuadër të 17 majit, Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, e shoqëruar me agjendë të pasur aktivitetesh nën organizimin e Xheni Karajt dhe Kristi Pinderit, dy përfaqësuesit e aleancës kundër diskriminimit (LGBT).

Por ka ndodhur diçka dhe martesa është shtyrë për në fund të muajit Maj. Një nga partnerët që do të ngjitej në altar, ka pësuar hemorragji në sy dhe çifti është nisur me urgjencë drejt Londrës për kurim, duke lenë mes përgatitjet për dasmën e tyre. Mësohet se çifti i parë “gay” që do të japin shembullin e tyre për dashurinë mes seksit të njëjtë, quhen Michael e Donald. Mesazhi i tyre është se “kur dy njerëz duhen, nuk mund t’u mohosh të drejtën për të jetuar bashkë”.

Parada Këtë të diel aktivistët LGBTI do të zhvillojnë paradën e katërt me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë bulevardit “Zogu I”. Në këtë aktivitet, i cili do të nis në orën 15:00 kanë konfirmuar pjesëmarrjen jo vetëm pjesëtarë të Trupit Diplomatik Shqiptar si ambasadori i SHBA z. Donald Lu, ambasadorja e Holandës znj. Dewi van de Weerd, por edhe përfaqësues nga Avokati i Popullit. Po përveç këtyre, mësohet se asnjë përfaqësues nga shteti nuk do të jetë i pranishëm. Gjithashtu në këtë paradë do ketë aktiviste nga rajoni, përveçse me biçikletë mësohet se do të ecet në këmbë nga stacioni i trenit dhe në kthim, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Mbrëmja gala “Në Ditën kundër Homofobisë, drejtuesit e LGBT-së do të organizojnë në hotel “Rogner” dhe një mbrëmje gala bamirësie me personazhe VIP, ku të gjitha kontributet do të shkojnë për të ndihmuar “strehën” e parë rezidenciale për personat LGBT, që për shkak të homoseksualitetit të tyre familjarët i nxjerrin nga shtëpia ose i mohojnë”, thotë Kristi Pinderi. Sipas tij, priten rreth 200 të ftuar që do të marrin pjesë në këtë mbrëmje, ku do të bëhet dhe prezantimi i çmimeve për Aleatin e Vitit. Surpriza e kësaj nate do të jetë performanca e artistëve të njohur, si: Rosela Gjylbegu, Mariza Ikonomi, Era Rusi, Orinda Huta, si dhe DJ Naam Van dhe DJ Oda Haliti.

Parada4

Share This Article
6 Comments
  • keni te drejta ju por ne rradhe te pare kane femijet te drejta dhe atyre nuk mund tu mohohet nena dhe babai. Ju rrini, legalizohuni me ate qe quhet partneritet civil por mos e shpini ne mendje se do tjetersoni kuptimin e marteses… nese jeni ndryshe, gjeni nje formule ndryshe. Beni jeten tuaj ne privatesi, askush nuk ju pengon, mos iu impononi shumices sepse thjesht se jeni pakice, nuk keni te drejte apriori.

    • Nuk duhet tu jepet e drejta qe nje kopie homosexuale te adaptojne femije , per mua eshte nje krim ndaj familjes tradicionale , por ne radhe te pare exhte krim per femijet pasi i marrin ne xhira vete bashkemoshataretve tyre.Ata te martohen te bejne cfare te duan ma KURRE DHE KURRE FEMIJE ATYRE.

  • bab…..jam gay, ik e pirdhu , gay eshte elton xhon . Ti morracak je b….lulishtesh pa kokerr leku.

    • Kurrë nuk kam për ti kuptuar këto “martesat” burrë me burrë ose seksin në prapanicë? Dua të më quajnë të prapambetur në këtë gjë. E pranoj me dëshirë prapambetjen. Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *