Nesër përballja e Hagës me dëshmitë e komandantëve të UÇK-së

Leda Hysa

Disa nga anëtarët më të njohur të UÇK-së do përballen me Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.  Nga nesër, disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë në Hagë para një Prokurorie Speciale për krime lufte në Kosovë.

Në mesin e të ftuarve janë Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Sokol Dobruna e Nazif Mehmeti, raporton Rel.

Është raportuar se Remzi Shala, i cili po ashtu ka marrë ftesë, nuk do të paraqitet në intervistë, pasi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës. Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Eshte e paprecedenet, qe te dergohen ne Gjygjin e Hages luftetaret e UÇK, qe luftuan per çlirimin e Kosoves nga skllaveria dhe genocidi Serb. Si ka mundesi, qe Kuvendi i Kosoves te krijoje gjukate specials per te gjukuar e denuar nga Gjukata e Hages luftetaret e UÇK?! Ish-prokurorja e Gjykates se Hages doli antishqiptare me botimet e deklaratat e saj ne kundershtim me ligjet kombetare dhe, me keqardhje, te dy qeverite shqiptare ketej e pertej Drinit nuk e denoncojne per t’u gjykuar bashke me me te tjeret ne Gjygjin e Hages. Perse Nderkombetaret perpiqen te barazojne luften çlirimtare te shqiptareve te Kosovo’s me sulmet e masakrat dhe genocidin e pushtueve Serb. Lufta çlirimtare e shqiptareve te Kosoves ishte nje lufte e drejte, ndersa ajo e Serbise ishte e pa drejte. Duhet te ngrihemi te gjithe shqiptare ketej e pertej Drinit per te kundershtuar keto veprime antikombetare e antiligjore! Teuta

  • Shume lider dhe kundrshtsr politik u vrane pase mbarimit te luftes ne Kosove kurse dorasit ose udherdhenesit ende sot e kesaje dite nuk u zbuluan por nuk u zbuluan as arsyet pse ata u vrane kurse, deri sot keto krime mbeten enigme
    Kushe i vrau ata , pse u vrane gjithe ata njerez etj etj deri sot familjaret e tyre dhe qytetaret e Kosoves nuk moren asnji pergjegje teftacani1940 .!!
    Lufta e uck ishte lufte e paster dhe e drejte por , 100-200 qyterat te Kosoves pase 10. qershorit te 1999 u vrane ne rethane te tmerredhme dhe mistrtioze dhe keto krime sistemi i drejtesise e Kosove si zbuloi dot as per 20 vite
    Ndoshta edhe per arsye te prezences se UNMIK-ut dhe EULEX-it ne Kosove
    Sido qe te jete i vetmi vend i zbulimit te ketyre krimeve te paseluftes,zbulimit te kryesve te ketyre veprave makaber dhe urdherdhenesve duket te je jete Gjykata Speciale e Kosoves ne Hage e nderuar teftacani1940 , gjykate e cila
    s ka asnji lidhje me luften e uck por , por ka te beje me individ dhe me individet do te merret(ashtu na thojne ) e nderuar

  • Thirrje gjykatës Hagës !

    Serbia është xhelati ,Kosova është viktima .Mos i barazoni xhelatin me viktimën se do ju ndëshkojë historia .

    Gjykata e HAGËS ,duhet të arrijë në konkluzinin dhe vendimin historik përfundimtar që nuk ka vend për të bërë shou dhe gjueti shtrigash me herojtë legjendar të UÇK-së ,që lufta e tyre për atdhe ,liri e demokraci është një luftë atdhetare e drejtë dhe si përfundim as gjykata e Hagës dhe asë ndonjë tjetër organizatë nuk ka vend për të hetuar e ngritur akuza në drejtim të UÇK-së.

    Por në qoftë se duhet të ngrihet ndonjë akuz dhe një ndëshkim në rruzullin toksor që nga holokausti i Nazistve në L2B ,ato duhet të ngrihen kundër xhelatve Serbë të Milosheviçit dhe qeveritarët çetnik të tijë që kan derdhur lumej gjaku në Kosovë.

    Kjo përballje e komandantve të UÇK-së në Hagë sistematikisht është padrejtësi dhe krim i atyre spiunve që i kan inskenuar këto denancime identiteti i tyre qëndron i fshehtë.
    Por të mos harrojm :

    …………………….SE ………………………………………………!
    Kundër Kosovës dhe stbilitetei të sajë madhështor , jan aktivizuar armiq e axhentura e komplote të egra -serbo-fashiste të globit ,autor e bashkëpuntor të masakrave e të xhenocidit të Milosheviçit nën shembull e masakrave të zeza të Çetnikve të egër mbi popullësinë e Kosovës me histori te zymtë me këto armiq. .

    Në këtë përballje të Hagës jan aktivizuar ishë punonjës sekret me dy fytyra dhe ishë punonjës shqipëtar të punësuar te UNMIK -ut dhe EULEX-it ,ata ishin si “shkuesit e hetimeve të UDB-së ” ,nënë petkun e përkthyesit e referencave të gjuhës Angleze që përkthehej më afër Sebishtes,ishin po këta që shpifën te gjykata hagës për grabitje e shitje organesh me histori të sajuara të transplanteve njerzore te Kullës e verdhë (Matë) që nuk gjetën asgjë.

    Nuk duhet të çuditemi që L.Basha ka raportuar VETË në deklaratën e pasurive të ardhura nga UNMNIKU mbi 80 mijë dollar !.
    @@@@@@@@@@@@@@
    Kosova në vitet ‘90 PAK HISTORI dhe arrogancë ,vrasje e shtypje dhe lavdi !!!

    Shfuqizimi i autonomisë së Kosovës Shfuqizimi i autonomisë së Kosovës
    Më 2 korrik 1990, anëtarët e një asambleje-parlament shpallën
    pavarësinë e Kosovës. Dy muaj më vonë, më 7 shtator, anëtarët e
    parlamentit që ishte shpërbërë më 5 korrik, u takuan fshehtas dhe
    miratuan një kushtetutë të re të Republikës së Kosovës. U zgjodh një
    29
    asamble ligjvënëse e një qeveri ilegale. Tri javë më vonë, më 28 shtator,
    asambleja serbe shpalli kushtetutën e re serbe, e cila shfuqizoi formalisht
    statusin e krahinës autonome, si për Kosovën, ashtu edhe për Vojvodinën.
    Kushtetuta e re serbe ishte e rëndësishme sepse, duke shfuqizuar
    formalisht autonominë e Kosovës e Vojvodinës, Serbia merrte dy vende
    shtesë në presidencën jugosllave me tetë anëtarë. Në koalicion me partnerin
    e vet, Malin e Zi, “blloku serb” kontrollonte gjysmën e institucionit federal.
    Në shtator 1991, shqiptarët e Kosovës mbajtën një referendum jo zyrtar
    mbi pavarësinë. Shqiptarët etnikë votuan gati unanimisht për pavarësinë
    nga Jugosllavia. Qeveria jugosllave refuzoi të njihte rezultatin e
    referendumit. Vetëm qeveria e Shqipërisë, në atë kohë e drejtuar nga
    partia komuniste, njohu pavarësinë e Kosovës. 12
    Abuzimet me të drejtat e njeriut në vitet ‘90 Abuzimet me të drejtat e njeriut në vitet ‘90
    Kosova u shndërrua në një shtet policor të komanduar nga Beogradi.
    Një prani e fortë ushtarake serbe, e përligjur me nevojën për të luftuar
    “separatistët shqiptarë”, kreu në vazhdim abuzime me të drejtat e njeriut.
    Dhuna policore, burgosjet arbitrare dhe troturat u bënë të zakonshme.
    Shqiptarët etnikë arrestoheshin, paraburgoseshin, burgoseshin e
    përndiqeshin thjesht për shkak të origjinës së tyre etnike, të bindjeve
    politike apo ngaqë bënin pjesë në organizata e institucione, të cilat ishin
    të “çkishëruara” apo shiheshin vëngër nga qeveria serbe. 13
    Bazuar në një seri ligjesh diskriminuese,
    qindra mijra shqiptarë etnikë u pushuan nga
    puna në institucionet qeveritare e ndërmarrjet
    shtetërore. Në gusht 1990, parlamenti serb
    suprimoi pavarësinë e sistemit arësimor të
    Kosovës, hartoi programe të reja, dhe deklaroi
    administrimin në mënyrë të centralizuar nga
    Beogradi. Mësuesit shqiptarë u shtrënguan të
    nënshkruanin një deklaratë besnikërie. Ata që e refuzuan këtë deklaratë,
    u hoqën nga puna. Gjatë gjithë vitit 1990, qeveria mbylli shumicën e
    shkollave të gjuhës shqipe, dhe në janar 1991, ajo ndaloi pagesën për
    shumicën e mësuesve të shkollave të mesme shqiptare. Në tetor 1991, të
    gjithë mësuesit shqiptarë u shkarkuan nga puna; vetëm 15 profesorë
    Një prani e fortë
    ushtarake serbe, e
    përligjur me nevojën për
    të luftuar “separatistët
    shqiptarë”, kreu në
    vazhdim abuzime me të
    drejtat e njeriut.
    Konteksti historik
    30 NËN PUSHTETIN E URDHRAVE
    shqiptarë mbetën në universitetin e Prishtinës, dhe ata të gjithë jepnin
    leksione në serbisht.
    Margjinalizimi i qëllimshëm ekonomik e social i shqiptarëve etnikë solli
    emigrimin e rreth 350 mijë shqiptarëve nga krahina përgjatë shtatë viteve
    të ardhshme. Ndërsa shqiptarët po shtrëngoheshin të linin Kosovën,
    qeveria e Milosheviçit inkurajoi ngulimin e serbëve në rajon. Më 1996, 16
    mijë refugjatë serbë nga Bosnja e Kroacia u vendosën në Kosovë, jo
    gjithmonë me dëshirën e tyre. 14
    Qeveria jugosllave pretendonte se prania ushtarake dhe masat ligjore
    ishin të nevojshme për dy arsye: për të mbrojtur pakicat në Kosovë –
    kryesisht serbë e malazezë – dhe për të frenuar lëvizjen separatiste
    shqiptare. Një lëvizje e tillë, argumentonte qeveria, mund të kërkojë
    pavarësinë e Kosovës nga Jugosllavia, dhe bashkimin e mundshëm me
    Shqipërinë fqinje. Veprimet e qeverisë lidhur me këto dy shqetësime ishin
    ekstreme dhe çuan në dhunimin e të drejtave të njeriut.
    Reagimi jo i dhunshëm i shqiptarëve dhe shteti Reagimi jo i dhunshëm i shqiptarëve dhe shteti Reagimi jo i dhunshëm i shqiptarëve dhe shteti
    paralel paralel paralel
    Shqiptarët e Kosovës iu përgjigjën shfuqizimit të autonomisë me krijimin
    e shtetit të tyre paralel, i cili u deklarua, bazuar në referundumin e shtatorit
    1991, i pavarur nga Jugosllavia. Deputetët shqiptarë të parlamentit të
    shpërbërë ngritën “underground” institucionet e qeverisjes, dhe shqiptarët
    e Kosovës refuzuan të njihnin shtetin serb.
    Me fonde të dhuruara, u ngrit një sistem paralel i shkollave private.
    Përgjatë tetë viteve, fëmijët e shkollave dhe studentët e universitetit
    merrnin leksione në shtëpi private, në ndërmarrje të boshatisura dhe në
    ndërtesa shkollash të braktisura. Mësuesë, studentë dhe administratorë
    të shkollave private ndaloheshin dhe rriheshin nga policia dhe forcat e
    sigurimit. Fonde të grumbulluara për qëllime arsimimi konfiskoheshin
    nga policia. Zgjedhjet parlamentare “underground” të 24 majit 1992
    konfirmuan Lidhjen Demokratike të Kosovës me moshë trevjeçare si
    partinë shqiptare më të fortë dhe Ibrahim Rugova, një personazh pak i
    njohur më parë, u zgjodh President. LDK-ja zgjeroi sistemin paralel dhe
    ngriti struktura të grumbullimit të taksave nga shqiptarët dhe nga
    komuniteti i diasporës vazhdimisht në rritje. 15 Rugova dhe kryeministri
    31
    Bujar Bukoshi përfaqësonin “Republikën e Kosovës” jashtë vendit.
    Shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe abuzimet që vijuan më pas
    nuk provokuan ndonjë përgjigje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar, i
    cili ishte gjithmonë e më shumë i angazhuar me konfliktin në Slloveni,
    Kroaci e pastaj në Bosnjë. Në verën e vitit 1992, Konferenca për Sigurimin
    dhe Bashkëpunimin në Europë, sot Organizata për Sigurimin dhe
    Bashkëpunimin në Europë (OSBE), dërguan misione në Kosovë, Vojvodinë
    e Sanxhak, por misionet u shtrënguan të ktheheshin prapa në korrik
    1993, kur qeveria jugosllave refuzoi t’u ripërtërinte mandatin.
    Në dhjetor 1992, pasi forcat speciale të policisë serbe imponuan sundimin
    e tyre në Kosovë, Presidenti i SHBA-ve, George Bush shpalli atë që më
    prapa u bë i njohur si “paralajmërimi i krishtlindjeve”. Bushi i shkruante
    në një letër Presidentit Milosheviç, se Shtetet e Bashkuara “do të
    përgatiteshin për të përdorur forcën ushtarake” në rastin e një konflikti
    të shkaktuar nga veprimet serbe – një paralajmërim që u përsërit nga
    Clinton, disa muaj pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale. 16 Shqiptarët e
    Kosovës i interpretuan paralajmërimet si një mesazh, sipas të cilit Shtetet
    e Bashkuara do t’i merrnin në mbrojtje.
    Jashtë çdo vlerësimi real të aftësive ushtarake të shqiptarëve, LDK-ja
    refuzoi ofertat e udhëheqjes kroate e boshnjake për të hapur një front
    tjetër ushtarak kundër Serbisë. 17 Ndërsa bënte thirrje për pavarësinë e
    Kosovës, LDK-ja predikonte rezistencën paqësore dhe nxiste shqiptarët
    të mbështesnin strukturat paralele.
    Përjashtim bëri një përpjekje e vitit 1992 e 1993 për të ngritur një
    Ministri Kosovare të Mbrojtjes, të përbërë kryesisht nga ish-policë shqiptarë.
    Policia serbe e shtypi grupin që po lindte nëpërmjet arrestimeve të vitit
    1993, dhe lëvizja e paarmatosur mbeti mjeti i vetëm i luftës deri në vitin
    1996, kur u krijua UÇK-ja.
    Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e Europës perëndimore inkurajuan
    fuqimisht shqiptarët etnikë të ndiqnin linjën e moderuar, duke u frikësuar
    se konflikti në Kosovë do të dilte jashtë kontrollit dhe do të pushtonte rajonin.
    Qëllimi primar ishte shmangja e një lufte në Kosovë, dhe rezistenca jo paqësore
    ishte, kështu besonte perëndimi, rruga më e mirë për ta arritur këtë.
    Rugova u identifikua si avokati i parë i linjës së moderuar dhe mori për
    këtë mbështetjen e pakushtëzuar të qeverive perëndimore, sidomos të
    Shteteve të Bashkuara. Ai u ftua shpesh në takime të nivelit të lartë në
    Washington dhe në kryeqytete të Europës perëndimore, gjë që i solli
    Konteksti historik
    32 NËN PUSHTETIN E URDHRAVE
    popullaritet në mes të publikut shqiptar fuqimisht properëndimor.
    Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveritë perëndimore asnjëherë nuk
    shprehën mbështetje për pavarësinë e Kosovës, ndonëse shumica e
    shqiptarëve të Kosovës besonin që perëndimi praktikisht bënte të
    kundërtën. 18
    Në një farë kuptimi, Rugova e Milosheviçi nxorrën përfitime nga njëritjetri. Milosheviçi toleroi Rugovën, sepse ky i fundit u shërbente
    shqiptarëve si një pus, në grykën e të cilit mund të zbraznin zhgënjimet e
    tyre, dhe u mundësonte shprehjen publike të vullnetit të tyre politik, ndërsa
    politikat e tij të rezistencës paqësore përjashtonin sfidën ndaj sundimit
    serb në krahinë. Shqiptarët vazhdonin gjithashtu t’i paguanin taksa
    qeverisë serbe. Në të njëjtën kohë, politikat represive të Milosheviçit
    përligjnin përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi. 19 Perëndimi ndihej komod
    me këtë gjendje të gjërave, sepse kështu garantohej status quo-ja.
    Abuzimet me të drejtat e njeriut vazhduan, por Kosova mbeti jashtë faqeve
    të para të gazetave, ndërkohë që perëndimi po merrej me luftën në Kroaci
    e Bosnjë.
    Në të njëjtën kohë, qeveritë e Europës perëndimore dhe Shtetet e
    Bashkuara po përgatisnin një mbështetje të fuqishme politike e financiare
    për qeverinë e Sali Berishës në Shqipëri, pjesërisht për faktin që Berisha
    mbështeste Rugovën, dhe pjesërisht për faktin që premtoi të mos përzihej
    në çështjet e Kosovës e të Maqedonisë. Mbështetja e pakualifikuar për
    Berishën, pavarësisht abuzimeve të dukshme me të drejtat e njeriut kundër
    qytetarëve të vendit të tij, kontribuoi në destabilizimin eventual të
    Shqipërisë, gjë që, ndikoi negativisht në Kosovë.

  • Ata shqipëtarë që u ofruan të punojnë me serbët për Serbinë aty i qoi naiviteti i tyre dhe politika nënshtruse e Ldk ku me deklatatat për opinion se në rast konflikti në Kosovë Serbia mbrenda 2 orësh shkatrron Kosovën dhe ishin apo janë të pakët vetëm të hulumtohet se sa sot kanë shtetësi serbe dhe dokumente serbe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *