Nesër protestë, Ambasada Italiane apel qytetarëve të saj në Tiranë

Bora Basholli

Ambasada Italiane i ka drejtuar një mesazh qytetarëve të saj në Shqipëri që të evitojnë grumbullimet masive gjatë protestës së paralajmëruar të opozitës në datën 21 mars.

Nesër gjithashtu do të mbahen edhe punimet e Kuvendit.

Ambasada ka bërë thirrje për kujdes maksimal në këtë ditë nga ana e qytetarëve të saj.

Të enjten, 21 mars 2019 do të zhvillohet një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti zonën e pedonales tek “Murat Toptani” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar rreth orës 09:00.

Rekomandohet që të evitohen tubimet dhe të ndiqen përditësimet nëpërmjet organeve të shtypit dhe në përgjithësi të përdoret kujdes maksimal.

Për më tepër sinjalizohet që manifestimi mund të ketë pasoja mbi trafikun në rrugët kryesore hyrëse të qytetit”, theksoi Ambasada italiane.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *