Sot të gjithë 24 orë mbyllur, të dalin “për ajrosje” vetëm pensionistët

Leda Hysa

Teksa të gjithë këtë fundjavë do të jenë të mbyllur në shtëpi, pensionistët do të jenë të vetmit që do të lejohen të bëjnë një shëtitje.

Kryeministri Rama in persona sqaron kushtet:

Nesër duke qene se gjithcka do te jete e mbyllur, pensionistet do te mund te dalin, jo per vizita, as per domino apo ulje shume te rrezikshme ne grup, po vetem per ajrosje e ecje ne kembe, deri ne oren 11 paradite dhe jo me më shume se nje tjeter pensionist, duke ruajtur distancen e sigurise natyrisht.

 

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • E morem vesh zoti kryeminister,qe do na nxjerresh neser per ajrosje si te burgosurit,por nuk po na thua ate me te rendesishmen se cfare sherbimi mjekesor do marrim si vizita tek mjeku i familjes,tek mjeket specialiste,ku do bejme analizat e ndryshme,skaner,rezonance magnetike etj,etj,se pa keto ne e kemi vdekjen prane?
    Apo do ta deklarosh pasi te kemi vdekur gjysma e jone?

    • Cili komitet teknik e spjegon llogjikën që pas gati 40 ditëve izolim ekstrem, ka të infektuar të rinj dhe nga qytete të tjera përveç Tiranës e Durrësit?!

      Jo për gjë po kur dëgjoj dhe mjekë që thonë se masat e Kryeplakut e ndaluan përhapjen, më vjen për të vjellë!

      Ja sa bukur e kanë ndaluar përhapjen! Përditë konstatohen raste në qytete të tjera.

      Kjo tregon se virusi ka qenë dhe mbetet midis nesh, pavarësisht llogjikës së kalbur të shifrave zyrtare me pacient o imagjinar. Virusi ishte prezent që në fillim të vitit,siç dëshmojnë njerëz të gjallë dhe siç e pranoi edhe zonja Bino. Tani është në një valë të dytë ose ndoshta të tretë goditje.

      Shqiptarët e kaluan e po kalojnë si çdo virozë tjetër. Ato që nuk arritën ta kalojnë janë më shumë sesa ato që mbetën në spital,por qartësisht shumë më pak sesa ato që janë shëruar.

      Pra masat ekstreme janë IDIOTE, në mos të LIGA! (Po lë mënjanë kushtetutshmërinë, për efekt të argumentit)

      Qartësisht, këto masa, nuk kanë lidhje me ndalimin e përhapjes së virusit. Jo weekend-et, por edhe gjithë javën ta mbyllin nuk e kontrollojnë dot më. Sepse asnjë ditë të vetme nuk e ndaluan dot virusin. Ai(virusi) shëtiti për qejf të vet gjithë këto kohë. Tashmë është duke u zbythur…

      Kur mendoj që u bë një kongres dhe një miting në kulmin e inkubacionit, që kufinjtë ishin të hapur dhe asnjë kontroll mkeksor nuk bëhej, them se qartësisht qeverisemi nga të papërgjegjshëm!

      Kushdo që ende ndjehet si një prej atyre 18 000 dëshmorët virtualë, por që e ka jetën prej këtyre të papërgjegjshmëve, nuk bëhet më! Vështirë të ketë më spital psikiatrie ti marrë në dorëzim…

      Të shpresojmë që të paktën të fillojnë ndonjë test real, që të hapet jeta. Siç po bëjnë të gjithë shtetet e dëmtuara realisht nga COVID.

  • Ne biologji vepron nje ligj sipas te silit:” Sa me teper te perdoret nje organ aq me teper zhvillohet . Sa me pak aq me teper atrofizohet. ” . Ne gjashte jave ,muskujt jane leshuar, ca nga mos levizja ,ca nga pleqeria.
    Eshte pozitive kjo mase, por duhet perseritur disa here ne jave. Fjala vjen nga ora 6-8 .kohe kur levizjet jane me te pakta.
    Falenderime per kujdesin per moshen e halleve te medha , shendetesore , ekonomike , shpirterore e sociale !

  • E shyqyr, po i le te marrin fryme te pakten. Sidomos tani qe eshte pastruar dhe ajri,
    Me leje o Kerminister, po te tjeret a do lejohen te marrin pak ajer, apo ne te abetes te gjithe?

  • Po per mua shoku kryeminister, c’keni menduar! Une nuk hyj tek pensionistet, por as tek te rinjte! te pakten me lejoni te dal naten, nga ora 1 deri ne 3!

  • Faleminderit që na fale gjobat!

    Na e ndale frymën sot zoti Rama! Akti yt sot për faljen e gjobave na mrekulloi të gjithëve.
    Falja dhe pajtimi janë veprime të lidhura.
    Të falësh do të thotë të vendosësh të mos ja llogaritësh fajin dikujt.Nëse fal, nuk po mbyll sytë para një gabimi si të mos kish ndodhur kurrë, por Ti thjesht nuk po mban llogari.
    Dhe Ti ke vite që s’mban llogari në këtë vend e me këtë popull. U tregove një xhentëllmen i vërtetë. Veprim prej burri shteti. Nuk di a ishte edhe kjo falje me akt normativ siç qenë edhe gjobat? Po çrëndësi ka? Titullari fal edhe me sms, edhe me gojë, edhe me një
    të shkelur të syrit. Bibla këshillon:” Lëre zemërimin
    dhe largohu nga tërbimi”. Dhe Ti sot je më pak i tërbuar se dje. Nga e Premtja e zezë Ti e bëre të Premten e faljes së madhe!
    Dhëntë zoti të më falësh dhe mua dënimin për vjershën e Gent Cakajt.
    Amen!

    • C’ke bere ti mo! Vjershe per genti cakajn?!? Pu-pu! Patjeter ironike! Ti duhesh kalbur ne burg! Ajde de, te kishe vrare nja tre-kater vete, sic tha dhe ai tek portokallia, do e benim derman, do te lironim. Por jo per krime te tilla, si kjo qe ta (n)zuri goja!…

  • Shume dakort me gjithe masat e marra nga kryeministri ,por ne daljen e pensionisteve duhej theksuar qe te jete me nje familjar me te cilin banon ose vetem qe mos kthehen ne takime mes shokesh e te afermish qofte edhe nje ky

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *