Nesër testi i parë për 2700 aplikantët për shkollën e policisë

Ornela

Të gjithë të rinjtë që kanë konkuruar për Shkollën e Policisë do t’i nënshtrohen nesër testit të parë, atij teorik.

Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, sqaroi se testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe detaje të tjera për konkursin.

“Do të konkurojnë 2700 aplikantë për 150 vende që policia ka nevojë. Është faza e parë e konkurrimit dhe do testohen njohuritë në shkollën e mesme dhe pastaj do vijohet me pjesët e tjera të konkurimit që është testimi fizik. Të gjithë duhet të jenë të pajisur me dokument indentifikimi, pasaportë apo kartë identiteti dhe nuk duhet të futen në sallë me aparate celuarë.

Rezultatin e fazës së parë e marrin menjëherë në sallë. Nuk ka komision, nuk ka njerëz që do merren me përpunimin e pyetjeve, por është makineria që është programuar në mënyrë kompjuterike dhe të gjithë aplikantët të rreshtohen sipas pikëve të tyre”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *