Nesër vjen në Tiranë Mbreti i Jordanisë

redaktor

Mbreti i Jordanisë, Abdullah i Dytë do ta vizitojë nesër Shqipërinë me ftesë të Presidentit Bujar Nishani.

Pas ceremonisë zyrtare që do të mbahet në mesditë, Presidenti Nishani dhe Mbreti Abdullah i Dytë do të kenë një takim kokë më kokë.

Në bisedimet mes tyre pritet të diskutohet situata e sigurisë, në kuadër të luftës ndaj terrorizmit, pasi Jordania është një nga vendet që vuan pasojat e ISIS.

Më pas do të ketë një takim dypalësh mes delegacioneve, ku do të flitet për rritjen e investimeve jordaneze në vendin tonë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *