31 dhjetori është është dita e fundit e këtij viti, i cili nuk dihet kurrë se si ka qenë për ne, shqiptarët; i lumtur apo bjerrës, i dashur apo i largët; fitues apo humbës, i mrekullueshëm apo dashakeqës, i shumëpritur apo i trazuar. Si në të gjithë botën, edhe tek ne, ka njerëz që gëzohen për largimin e tij , e jo pak, edhe hidhërohen…ka disa që e kanë pritur janarin e vitit 2014 si një fillesë shpëtimi e të tjerë që mendojnë se do të fillojnë ditët e qametit.
Ka qene një vit i mbarë: u përmbys një raport politik në Shqipëri dhe u shemb një tabu në Kosovë. Edi Rama është lideri i ri shtetëror i Tiranës dhe Shpend Ahmeti është lideri i ri i Prishtinës.
Legjenda se Sali Berisha nuk ikën veçse me pushkë nga pushteti u përmbys brenda një dite; dhe tabuja e Prishtinës si një bastion i LDK-së, u shemb nga një djalë i ri, i panjohur politikisht deri kohë më parë, përfaqsues i një Lëvizje, që po ashtu, kërkon përmbysje të tabuve.
Në fundin e vitit vala e demonstruesve ndaluan një vendim të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe SHBA për asgjësimin e lëndëve kimike dhe, pasi na u duk se ishim para një apokalipsi, kur njerëzit shkuan në shtëpitë e tyre, filluan të mendojnë se mos kishin gabuar… ndërsa qeveria tha shqip se terri informativ triumfoi mbi njësinë e së vërtetës.
Në Kosovë njerëzit u njohën me një lajm të ri, Hashim Thaçi, lideri shtetëror i Kosovës do të nominohet për çmimin Nobël për paqe dhe u zgjuan pasionet dhe flakëzimet kundër, pro, e jo të pakta, nacionaliste. Në Maqedoni shqiptarët morën pas shume dekadave qeverisjen e Kërçovës dhe u tronditën kur morën vesh se sa shumë forcë kishte pasur diaspora ose mërgata shqiptare, që përmbysi rezultatet.
Në Shqipëri njerëzit po tronditen nga e fshehta e buxhetit të Berishës, sepse humnera po thellohet gjithnjë e më shumë dhe, çuditërisht, ato që bërtasin më shumë janë hapësit e humnerës.
Çfarë kishte në thelbin e tij ky vit që shkoi dhe çfarë mund të sjellë në vitin e ardhshëm; pra a ka mbjellë diçka në vitin që do të vijë? Po. Solli mësimin: asnjëri nga ju, njerëz të politikës, nuk jeni të përjetshëm, ndaj kujtohuni, se pas jush, jo memecë dhe jo të shurdhër, janë njerëzit që ju kanë besuar në një çast të jetës së tyre, dhe që, në çastin tjetër mund t’ju përmysin. Kjo do të jetë e dhimbshme për Ju, por e gëzuar për njerëzit. Dhe nuk ka më mjerim kur rënia juaj është gëzimi i të tjerëve, e aq më shumë i atyre që të kanë besuar.

2013 -TA ISHTE VITI QE SHQYPTARET NUK E NDJENE VETEN SI NJE FIS AFRIKE ZULU.
dhe guxuan t’i thone JO! kategorike dislokimit te Armeve Kimike te llahtarshme te Asadit, qe John Kerry me Vladimir Putinin i kishin vendosur t’ja linin ne dere shqyptareve. Ky refuzim mbarepopullor ishte nje kthese e madhe ne psikollogjine tone kombetare e nenshtruar totalisht prej dekadash ndaj BOSIT apo VELLAIT te madh dhe tregoi se kur fjala eshte per mbrojtjen e Vatanit shqyptaret nuk pyesin fare politiken dhe pushtetin, por veprojne dhe reagojne si evropiane te vertete, sic vepruan dhe reaguan te gjitha shtetet e tjera te BE-se
nasrudin,per ke shqipetare flet?
————————————–
-Per gjysmen e shqipetareve qe jane arratisur e bredhin si mize pa koke neper Bote e qe nje e treta e tyre e moshes me te mire deri 30 vjeç nuk di shkrim e kendim shqip?
-Per shqwipetaret qe ne keto 22 vjet kane nderruar jete sipas grup moshave gati 1 milion e ishin ata qe luftuan e ndertuan per 50 vjet kete vend?
-Per shqipetaret te ngelur ne kete vend te pa pune,te pa ngrene e me lista buke?
-Per shqipetaret femijet e te cileve jane ngujuar,perdhunuar,droguar,zhdukur pa lene gjurme apo tregetuar per pjese kembimi organesh?
-Per shqipetaret qe nuk u dihet numuri i te vrareve te mbyturve e te zhdukurve per 22 vjet?
APO ASHTU SI ‘SHTYPI’ QUAN SHQIPETARE..
-Salisjanet e mengjer e te djathit qe jane ngujuar ne parlamentin e popullit e nuk perfaqesojne asgje perveòse krimit e korrupsionit?
-Vevzinjte e Ballinjte qe nepermjet ‘shtypit’ nuk kane folur asnjehere per mjerimin e ketij populli por i kane bere fresk krimit e korrupsionit?
-‘Ambasadoret’ pjese e korrupsionit politik i mban per shqipetare?
.-‘nxenesit e dhjetorit’ qe kane uzurpuar pushtetin e qe i komandojne grate e BODE gardet e femijet vdesin per te ngrene?
-Prifterinjte e hoxhallaret qe i luten zotit per tu lare mekatet krimit e korrupsionit me emra e mbiemra qe puthen para telekamerave?
-PER FEMIJET NIPAT E MBESAT E KRIMIT E KORRUPSIONIT QE DOLEN SHETITJE KUNDER ARMEVE KIMIKE KUR NUK DINE NGA PJERDH GOMARI NGA KIMIJA E NUK DINE AS SI E KA FORMULEN ILAçI I MORRAVE -DI.DI.TI?
-Apo per shqipetaret qe ikin nga shqiperija .’Norvegji’ per te punuar ne Afrike e kthehen te vdekur nga malarja?
Degjo or Mik depresioni dhe mjerimi nuk sherohet duke helmuar Shqypnine me LHL vrastare, as me klithma deshperimi ne media, por duke zgjedhur me vote BOSA qe kane aftesi te organizojne dhe rimekembin prodhimin shqyptar dhe me kete te sigurojne punesimin dhe rritjen ekonomike. Ki besim ne fjalet e nastradinit se Shqypnia ka mundesi ta beje dhe ta arrije kete gje, mjafton ta kuptojne te gjithe shqyptaret qe te zgjedhin drejt BOSIN e tyre.
JO! Armeve Kimike te Asadit nuk i thane femijet, niperit dhe mbesat e KRIMIT ne Shqypni, te cileve nuk i plas fare per Vatanin, por pjesa me e paster dhe me e moralshme e popullit, qe guxoi per here te pare ne historine tone t’i thote JO! kategorike LHL-ve te Asadit si i thane te gjithe popujt e tjere te BE-se.
Besoj se pas ketij viti nje epoke e re do te hapet per te gjithe.