Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me kryeministrin e njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Bashkëbiseduesit u ndalën në çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dy palësh, në zhvillimet në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Ballkanit, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe në zhvillimin ekonomik e mbrojtjen kibernetike.
Ministri Bushati e njohu kryeministrin Netanyahu me zhvillimet në rajon dhe me rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti.
Kryeministri Netanyahu e vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj sfidave të sigurisë në rajon e më tej, si dhe shprehu interesin për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në këtë fushë.
Ministri Bushati dhe Kryeministri Netanyahu diskutuan gjithashtu për mundësinë e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura, etj.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime bilaterale, si me ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, ministrin për Bashkëpunimin Rajonal Tzachi Hanegbi, lideren e opozitës Tzipi Livni, drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre (AJC) dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve (WJC).
s.a/dita

Kumbari i isis eshte Dora vete krye terroristi nuttanyahoo
Vdekje shtetit sionist.
Me gjithe borxhet qe na kane si popull prape gjysmen e popullit shqiptar e duan ta shohin nen serbi
Te tjerat jane dokrra
Edhe ke pazaret me Grekun per Camet i kane fut hundet, qe te nxjerrin fitime. Kur gjejne mire ua bejne te gjitheve.