Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje rivalit të tij politik, Benny Gantz, që të krijojnë një qeveri uniteti, pas zgjedhjeve të përgjithshme të cilat nuk prodhuan asnjë fitues bindës.
Netanyahu, nëpërmjet një mesazhi ditën e enjte u shpeh se ai do të kishte preferuar të formonte një koalicion të krahut të djathtë, por rezultatet zgjedhore treguan se kjo nuk ishte e mundur.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme të Izraelit që u mbajtën më 17 shtator dhe që prodhuan një rezultat pothujse krej të njëjtë me ato të disa muajve më parë, deklarata e Netanyahut ishte një zhvillim që ndez një “dritë të gjelbër” për formimin e qeverisë në këtë shtet.
Benny Gantz, një ish ushtarak me gradë të lartë ushtrisë është kreu i partisë Kaltër dhe Blu. Një ditë më parë Gantz ishte shprehur se ai shpresonte për një “qeveri të unitetit dhe të mirë”.
Sidoqoftë, Gantz ka përjashtuar mundësinë e formimit të qeverisë në koalicion me partinë Likud të Netanyahut, duke përmendur akuza për korrupsion kundër kryeministrit, i cili i ka mohuar kategorikisht ato.
Këto janë zgjedhjet e dyta të përgjithshme në Izrael brenda vitit 2019. Në muajin prill, pas zgjedhjeve të përgjithshme, Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës dhe si pasojë shpalli zgjedhjet e reja.
e.ll./dita
