Në fjalimin e tij mbi holokaustin, mbajtur në Memorialin e Jad Vashemit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e krahasoi Iranin me regjimin nazist, e nuk kurseu kritikat as për komunitetin ndërkombëtar, për të cilin tha se po përsërit gabimet e bëra përpara Luftës së Dytë Botërore.
“Ashtu siç u orvatën nazistët të shkelnin me këmbë civilizimin e ta zëvendësonin me një ‘racë superiore’ teksa shkatërronin popullin hebre, ashtu po tenton dhe Irani të marrë në dorë drejtimin e të gjithë rajonit dhe të zgjerohet edhe më shumë, me objektivin e hapur të rrënimit të shtetit hebre”, tha Benjamin Netanyahu, kryeminister i Izraelit.
Kreu i ekzekutivit izraelit përfitoi nga rasti për të treguar edhe njëherë kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes së arritur në parim, mes 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë dhe Republikës Islamike, pakt ky që synon frenimin e ambicieve bërthamore të Teheranit.
“Në vend që t’i kërkojnë Iranit të zvogëlojë kapacitetet e tij bërthamore dhe të kushtëzohen prej tij me heqje sanksionesh në këmbim të fundit të agresionit, fuqitë botërore tërhiqen dhe çfarë bëjnë? E lënë Iranin me centralet e veta atomike, madje lejojnë që edhe t’i zgjerojë ato më vonë, pavarësisht veprimeve të Teheranit në Lindjen e Mesme e më gjerë. Atëherë unë pyes, a e ka nxënë bota mësimin, që i dha tragjedia e hebrejve e shekullit të kaluar”, u shpreh Netanyahu.
Fuqitë e mëdha po bëjnë rolin e të shurdhërit përpara turmave, që thërrasin shesheve të Iranit “vdekjes Amerikës, vdekje Izraelit”, shtoi gjithashtu Netanyahu. Komentet e tij erdhën vetëm pak orë, përpara se i gjithë Izraeli të ndalonte e të heshtte përballë sirenave, që gjëmuan për të shënuar kësisoj përvjetorin e çlirimit të kampeve naziste të përqëndrimit, 70 vjet më parë.

dhe cfare duhet te bejne nderkombetaret sipas teje z hebre i qyteteruar jo nazis,ta bombardojne iranin dhe ta zhdukin nga harta?kete deshiron ti zotrote hebre jo nazis,,mos kerkoni ate qe dikur nuk ju pelqente kur jua benin te tjeret juve cifutve,dmth shfarosjen,sillu si i civilizuar dhe bashkpuno me kundershtarin historik pa lodhje,se me force z hebre jo nazis nuk zgjidhet asgje,dhuna dhun sjedh dhe fitimtar nuk do ket nga asnje krah.
PAQE NATANJAHU DHE JO LUFTE. IZRAELITET E KANE PROVUAR PERCMIMIN DHE CUDITEM SI MUND TE PERCMOJNE TE TJERET?
NAZIST JE TI O BYRAZER,
DHE SI ATA DO TE PERFUNDOSH.
NJE LUTJE PER FEMIJET PALESTINEZE TE MASAKRUAR NGA KY KRIMINEL.
Te cmendurit sot ne Bote po bejne politiken !
Cifutet e mesuan nga Hitleri se si mund te zhdukesh nje komb dhe e kane permiresuar kete teori duke ja kaluar edhe Nazisteve!