Vetëm pak orë para fillimit të zgjedhjeve në Izrael, vijnë apelet e fundit të një fushate elektorale që është përqendruar e gjitha në çështjen e sigurisë dhe politikës së jashtme nga kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu. Ai ka njoftuar e në rast fitoreje, në Jerusalemin lindor do të ndërtohen banesa të reja dhe më pas garantoi, “nuk do të lejoj që të krijohet një shtet palestinez”.
Këto njoftime janë tentativa ekstreme për të rikuperuar ato vota që e ndajnë nga laburisti Herzog dhe janë të destinuara të ndezin tensionet me palestinezët që prej kohësh kundërshtojnë politikën e ndërtimit të banesave të filluar nga Netanyahu. Kryeministri vazhdon të paraqitet si garanti i vetëm i sigurisë kombëtare.
Nga ana tjetër, në koloninë e Har Homas, (një prej vendbanimeve më të kontestuara mes atyre që rrethojnë Jerusalemin e Lindjes, të konsideruar ilegale nga pothuajse i gjithë komuniteti ndërkombëtar), Netanyahu ka akuzuar kundërshtarët e tij në zgjedhjet parlamentare se kërkojnë një ndarje të qytetit. “Nuk do ta lejoj. Unë dhe miqtë e mi të Likud do të ruajmë bashkimin e Jerusalemit.
Do të vazhdojmë të fortifikojmë Jerusalemin, që të mos ndahet dhe të mbetet gjithnjë i unifikuar”. Në zgjedhje do të marrin pjesë pothuajse 6 milionë izraelit Në garë janë 25 parti, përfshirë shumë lista pakicash, por ato që mund të kalojnë pragun elektoral prej 3.25 për qind janë, sipas sondazheve të fundit, vetëm 11. Sondazhet megjithatë vazhdojnë të deklarojnë si fitues koalicionin e qendrës së majtë të udhëhequr nga lideri laburist Isaac Herzog dhe Tzipi Livni.
Herzog nga ana e tij u ka bërë thirrje votuesve që të mos hedhin dëm votën me listat e tjera nëse duan t’i japin fund gjashtë viteve të qeverisjes së Netanyahut. “Të votosh për partitë e tjera të qendrës apo të majta, tha ai do të ndalonte ndryshimin dhe do ta mbante vendin të bllokuar me Bibin. Në mbështetje të Herzog ka dalë edhe ish kryeministri laburist Ehud Barak. Pak ditë më parë edhe presidenti i Izraelit Shimon Peres i dha mbështetjen e tij Herzogut. Një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje do ta luajnë edhe katër partitë arabo-izraelite.

Kush mund ta perkthej kete Artikull ne Shqip?
http://www.veteranstoday.com/2015/03/12/shockwaves-part-iii/
uauaua
ky eshte ai qe beri marshimin e paqes ne Paris ?
keshtu qenka “Je suis Charlie” ??
Je suis TERRORRIST – Netazhahu !
Ti dhe Putini e keni bere hak plumbin !