Netët e ambasadorit në Tiranë

Dita

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, ka shijuar një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës së Aurela Gaçes dhe vëllezërve korçarë.

Ka qenë Aurela ajo që ka publikuar disa fotografi të ambasadorit amerikan duke kërcyer nën tingujt e muzikës. Arvizu ka qenë i shoqëruar edhe nga këngëtarja Rosela Gjylbegu ndaj të cilës nuk e ka fshehur se ka një simpati të veçantë për mënyrën se si këndon.

Javën e shkuar, ambasadori ishte protagonist me një batutë të tijën kur tha se do ikte me peng nga Shqipëria se nuk kishte arritur të kishte një takim me Olta Gixharin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *