Për herë të parë në Himarë, fundjavën që lamë pas është organizuar Festivali “Netët e Bejkës së Bardhë”.
Ishte një organizim nga Bashkia Himarë që pretendohet të kthehet në traditë çdo fund Maji.
Pas festivalit Jorgo Goro, ka treguar se si lindi ideja për të mbledhur së bashku mjeshtërit e iso-polifonisë.
Tradita dhe trashëgimia e jonë është shumë e pasur në këtë drejtim dhe këtë e tregojnë emrat e rëndësishëm që kanë lënë gjurmë me krijimtaritë e tyre, ku një vend të veçantë në histori zë edhe mjeshtëri Haxhi Dalipi, njeriu që ka krijuar një nga kryeveprat e iso-polifonisë, këngën “Janinës ç’i panë sytë”.
“Gjithçka lindi si një ide atë ditë kur promovonim në Tiranë, librin e legjendës së polifonisë dhe muzikës shqiptare, Haxhi Dalipi. Gjetëm mbështetjen e Postes Shqiptare, Laertit drejtuesit të këtij edicioni dhe u bëmë bashkë dhe ja ashtu ndërtuam skenarin e një Festivali”- tregoi Goro.
Nuk mund të organizohen festivale të tilla, pa qenë pjesë e kësaj tradite dhe krahine. Duhet ta ndjesh muzikën që krijohet nga zërat e burrave dhe grave Himarës por edhe të jugut të vendit, teksa habisin çdo të huaj që i dëgjon.
Kreu i bashkisë së Himarës thekson se “Në këtë projekt vendosem gjithsecili pasionin dhe dashurinë për polifoninë, jo vetëm himariote por atë të gjithë jugut të Shqipërisë. Gërshetuam traditat, idetë dhe vizionin për të patur një Festival të përvitshëm, duke i lënë brezave një aset të paçmuar, këngën polifonike”.

Iso-polifoni shqiptare, si një kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit, mbrojtur nga UNESCO, do të ishte më rëndësi që të trashëgohej dhe brezat e rinj të nxiteshin për të vazhduar traditën e të parëve të tyre.
Festivali “Netët e Bejkës së Bardhë” do të shërbej edhe për këtë pjesë e cila është shumë e rëndësishme për ruajtjen e traditës dhe vlerave.
“U mblodhëm në Pilur të Himarës, me këngë në gojë dhe zemër të hapur, për të gjithë artistet që na erdhën nga anë e mbanë Shqipëria, me kostume dhe tradita, për të gjetur atë që si mungon kurrë himarjotit dhe Himarës, dashurinë për miqtë e saj”.
“Për dy netë me radhë kënga dhe vallja labe jehoi dhe po vazhdon të jehoje nga bregu himariot e sipër, matanë në malet e Labërisë. Grupet e Vlorës, Gjirokastrës, Tepelenës etj., perfomuan në një festival artistik, vërtet emocionuese. Në këtë Festival të Parë të “Netëve të Bejkës së Bardhë”, u vlerësuan disa nga këngëtarët dhe interpretuesit, si personalitete artistike që i kanë dhënë aq shumë iso polifonisë, “Mjeshtri Madh” Prof. Haxhi Dalipi, poeti Lefter Çipa e shumë të tjerë”- tregoi Jorgo Goro.
Ndërkohë, fituesit e këtij festivali janë ata që e duan iso polifoninë tonë dhe nuk ndahen kurrë prej pasionit dhe dashurisë për të.
Goro nuk harroi të falënderonte autoritetet pjesëmarrëse, “Deputetin e Qarkut të Vlorës z. Alket Hyseni, Kryetarit të Qarkut të Tiranës z. Aldrin Dalipi, Drejtorin të Përgjithshëm të Postës Shqiptare z. Laert Duraj. Falënderim i veçantë për Posten Shqiptare, që mbështeti financiarisht këtë event”.


Shume gje e bukur , e drejte (perpara se te na i vjedhin te paudhet) dhe patriote… …..i quaj te paudhe se jane pa rrenje ,pa shtylle kurrizore dhe me histori te vjedhur po nga ne…
Eno Caca mos e kruaj shume morraxhi