Neuralgjia trigeminale

redaktor

Neuralgjia trigeminale është një dhimbje karakteristike në ndarjen e një apo më shumë nëndegëve të nervit të 5 kranial i cili është i shpërndarë gjerësisht në kokë. Forma tipike ose klasike e këtij çrregullimi e quajtur tipi i 2 shkakton ndjesi ekstreme, sporadike. Diagnoza bazohet ne historinë e pacientit. Dhimbja zgjat nga disa sekonda deri në disa minuta. Shpeshtësia e atakeve varion nga 4 deri në qindra herë në ditë. Është e shpeshte dhe përshkruhet si intense, goditëse, djegëse. Mund të provokohet nga e ngrëna, e folura, larja e fytyrës, era dhe larja e dhëmbëve. Kjo lloj dhimbje ndikon në aktivitetin e përditshëm dhe mund të çojë deri në depresion. Disa njerëz e përjetojnë këtë lloj dhimbje me intensitet më të ulët e cila është quajtur ndryshe neuralgjia trigeminale atipike.

Çfarë e shkakton neuralgjinë trigeminale?

Shkaktohet nga shaktarë të ndryshëm. Mund të shkaktohet nga një shtypje e enëve të gjakut në nervin trigeminal. Kjo shtypje shkakton zhveshjen ose dëmtim të shtresës mbrojtëse përreth nervit (mielenën). Simptomat e neuralgjisë trigeminale gjithashtu mund të ndodhin në personat me skelerozë multiple dhe më rrallë në personat ku tumori mund të ushtrojë presion. Mund të dëmtohet gjatë një traume faciale, kirurgji sinusi, heqjes së një dhembi.

Cilat janë simptomat e neuralgjisë trigeminale?

Dhimbja varet nga lloji i neurlagjisë trigeminale që ka i sëmuri, duke variuar nga e lehtë dhe e vazhdueshme deri në dhimbje të forta me intervale të shkurtra…dhimbjet imediate intensive mund të provokohen nga kontakti si p.sh gjatë larjes së fytyrës, ekspozimit në ambiente me erë, ngrënies dhe japin ndjesinë e djegies. Ato mund të ndihen në faqe, përreth buzëve, sy, hunde dhe koke.

Si diagnostikohet neuralgjia trigeminale?

Diagnoza është e bazuar fillimisht në historinë personale të pacientit dhe përshkrimin e simptomave. Sëmundje të tjera që shkaktojnë dhimbje faciale duhet të diferencohen nga neuralgjia trigeminale…disa çregullime që shkatojnë dhimbje faciale përfshijnë neuralgjine post herpetike, çregullimet temporomandibulare, dhimbjet muskulare…diagnoza klasike e neurlagjisë bëhet me anë të rezonancës magnetike, por jo gjithmonë marrim përgjigjen e saktë pasi nuk mund të shihet dëmtimi i plotë i nervit në grafi. Mund të bëhet edhe nga përdorimi në kohë fare të shkurtër të medikamenteve specifike…nëse pacienti qetësohet nga dhimbja mund të kemi të bëjmë me neuralgji trigeminale.

Trajtimi

Trajtimi përfshin medikamentet dhe kirurgjinë.

Antikovulsantet: shërbejnë për të bllokuar nervin nga ndjesia e të djegurit, dhe janë kryesisht me efektive në tipin e parë…Ne këtë grup përfshihen carbamazepina, acidi valproik, clonazepami etj..Që carbamazepina të jetë efektive duhet të merret disa herë gjatë ditës, me doza të cilat rriten gradualisht. Gjithashtu edhe disa medikamente antidepresive kanë një rol sinjifikativ në qetësimin e dhimbjes.

*ORTODONTE

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *