Neurologu: Covid-19 dëmton trurin, por jo aq sa gripi normal. Po bëhen studime rreth pasojave që le tek të prekurit

Arta Taja

Neurokirugu Kita Sallabanda tha sot se tre janë fushat ku po punohet nga 250 neurologët më të mirë për një studim klinik mbi dëmet që shkakton Covid-19 dhe pasojat që le tek të prekurit.

“Cefalite kronike që ndodhin në të sëmurët me Covid-19 në 2 deri në 5%, të cilët janë infektuar, neuropatine periferike të ngjashme me giliem bare që po ndodh dhe në anosmin, mungesën e nuhatjes”, – tha profesor Kita Sallabanda, neurokirurg në Madrid.

Sallabanda shpreht optimist kur thotë se Covid-19 nuk e dëmton trurin aq sa e dëmton gripi normal.

Duke e krahasuar, Covid-19 dëmton më pak trurin sesa gripi normal, pra nuk prodhon ato encefalitet virale. Kemi pas dëmtime te trurit, ne nuk kemi pas vdekje të qelizave, nuk kemi dëmtim organik të trurit, por dëmtim organik të strukturave klidheve të qelizave nervore”. 

Por sigurisht edhe Covid-19 lë pasojat e tij që ndryshojnë nga një pacient në tjetrin.

“Kemi dhimbje kronike, të sëmurë që kanë me muaj dhe vite dhimbje të kokës, kemi neuropati periferike dhe të sëmurë që për një kohë të gjatë kanë humbur nuhatjen”, – tha ai.

Nga fillimi i epidemisë në vendin tonë, shifrat e të infektuarve shkojnë mbi 10 mijë persona nga Covid-19, ndërsa  60%  e tyre janë shëruar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *