VARGJET: Neve jemi opozita!

Dita

(E botuar kur Partia Socialiste ishte në opozitë)

 

Shpesh më thonë ca miq të mitë,
që përditë lexojnë “Ditën”:
“Mirë i shkruan poezitë,
po s’shkruan për opozitën?!”

Miq të dashur të më rroni,
njëmijë vjet t’u bëhet dita,
më vjen keq që s’e kuptoni,
se ne jemi opozita!

Opozita nuk ka brirë,
monopol nuk është aspak,
gjithandej njerëzit e mirë,
opozitën kanë në gjak!

Pse të thonë njerëzit gjithmonë,
ç’po bën ypsilon parti?!
Njëri-tjetrit pse s’i thonë,
ç’bëra unë e ç’bëre ti?!

Një parti serioze s’hesht,
kur përballë ka diktaturë,
po të gjithë njerëzit në rresht,
ajo nuk i vë dot kurrë!

Njerëzit të gjykojnë vetë,
se s’janë dele që kullosin,
veç një herë në katër vjet,
u vjen koha të vendosin!

Se ka shumë që katër vjet,
rrinë-vrasin miza në diell,
dhe në fund e falin votën,
për një gjysmë thesi miell!

Dhe me vullnetin e vet,
vetes ia thellojnë problemin,
thesaxhinjtë dhe katër vjet,
vazhdojnë punët me haremin!

Po s’u ndez shpirti i poetit,
që juve t’ju ngrejë në këmbë,
gojë e madhe e pushtetit,
do t’ju hajë çdo ditë me dhëmbë!

Zemra ime sot ju thotë,
s’ka vlerë fjala “I duruar!”,
se s’ka diktaturë në botë,
të shtypë njerëzit e bashkuar!

Opozitë do të thotë,
të keqen ta kundërshtosh,
se me të keqen mbi shpinë,
më mirë të mos jetosh!

Neve jemi opozita,
mik i dashur-ti dhe unë,
të keqes t’i vëmë prita,
se nuk kemi tjetër punë!
Botuar në 15 Mars 2013. Siç e shikoni situatat janë të ngjashme si dy pika ujë dhe ne jemi prapë aty ku duhet të jemi. Në opozitë me të keqen.

Share This Article
5 Comments
  • Arben Duka nuk e di se cfare ka ndodhur ne jeten tuaj por mendoj se ju ka bere njeri me te mire. Vazhdoni keshtu.

  • Neve jemi opozita,
    mik i dashur, ti dhe une,
    me ngadale e mos u dhjase
    se nuk jan lehte ca pune!!

    Kemi plote 25 vjete,
    qe votojmme kriminele,
    qe bejme tifo per spiune,
    per hajdute e per dembele!

    Dhe ne se germojme petat,
    lakra e qelbur brenda zjene,
    tok me te “miku i mire”
    po an vjele, e po and mjele!

    Kemi plot nje cerek shekull,
    pa cati e pa themele,
    jemi ne ne qiell te hapur,
    si ne dimer dhe me vere!

    Si kerpudhat e pas shiut,
    sapo reze zbehur del,
    shpejte aritjne sekseret tane,
    nga gjithe bota ane e mbane!

    Shume mjerane nga te tane,
    neper bot iken, e shkojne,
    po asnje nga soj i yne,
    nuk ka firme e concesion!

    E tani na vjene ideja,
    ne keto kohe te rreja,
    fajin mor kush na e ka,
    qe kerkojme serish ata?

    Kerkojme Salen me te tije,
    me kostum te ri te vije,
    se fort mire si dime ca halle,
    duhen mbyllur ca pazare!!!!

    Media shume sot po zjene,
    me ca gazetare legene,
    qe per qylin, e per parane,
    e mohojne nenen dhe babane!

    Kane fillur si stuhi,
    shajne Ramen me te tij,
    dhe kerkojne vec per dy vjete,
    te ndertoj te “madhin shtete”!

    25-se vjete me Saline,
    ne shkateruam gjithe Shqiprine,
    A mendoni per day vjete,
    mund Edvini te bej shtete?

    Sado forte te punoshe,
    nuk eshte lehte ta ndertoshe,
    ndaj u them o Shqipetare,
    ti veme gjerat ne kandare!

    Boll degjuam ca zuzare,
    qe jan ketu vec per pazare,
    tok me ta, miqte e haruar,
    qe erdhen per te shkateruar!

    Meqe Rama nga shtatori,
    tha se do ndryshoje gjyqsori,
    dikush mire shume e di,
    do ti vere pikat mbi i !

    Dhe pasta si ajo pune,
    liste e gjate me plot spiune,
    me hajdute e kriminele,
    qe ket vend mire e kan mjele…

    Liste e gjate me deputete,
    qe ligjet i bejme vet,
    per popullin balon kerbaci,
    per ata biznes hashashi….

    Per te gjithe do dali ligji,
    nuk do ket me vend Maliqi,
    po kjo pune mire e menduar,
    miqte e Sales ka turbulluar!

    Dale nga dale po u vjene ana,
    tu a veme kufine te thana,
    te ndertojme Shqiperine,
    ta leme te mbrojtur femine!

    Ndaj o miq le ta kuptojme,
    qeverine ta ndihmojme,
    se eshte pune e lemerisur,
    “te arnosh, andren e grisur”!!

    Mos degjoni c’thote shejtani,
    mos vraponi si tufani,
    se nje llave nga nje vullkan,
    do na djege me taban!

    Ne vet jemi opozita,
    per te mira, e jo te liga,
    hic kjo pune nuk me pelqene,
    ndoshta Sala prap po vjene????

    • labi është hera e parë që lxoj vargjet e tua!!
      të them të drejtën!’
      lënë shumë për të dëshëruar teknikisht!!
      mendimin që shpreh e ke dhe më të pakuptueshëm!!
      futja me variantin e vjetër,prozë se ndoshta të kuptoj!!
      lërja benit vargjet!!

    • Vargje Shum te bukura. Edi me Salen , pervec se njeri perfaqson komunistet e jugut dhe tjetri te veriut, nuk kane ndryshim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *