Nevoja për njerëz me integritet

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Sot çmojmë fort njerëzit me integritet (që kanë integritet). Njeriun me integritet duan të gjithë ta kenë në familje, ta kenë komshi, ta punësojnë (së paku në kërkesën formale), ta kenë mik e bashkëqytetar. Por integriteti ka nevojë për dy shtylla të forta e jo të lehta për t’u pasur.

E para është ajo që na shkon në mendje sapo përmendet shprehja “me integritet”: karakteri dhe ndershmëria. Shpesh e mbyllim këtu arsyetimin e të qenit me integritet. Por kjo nuk mjafton. Veç ndershmërisë duhet edhe dija. Ndershmëria dhe karakteri janë virtyte vetëm kur i fusin krahun dijes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *