Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
z.Thano! Përshëndetje Ditës! Protestat për parkun e liqenit janë të drejta, por të mos hakmerret politika e as mllefet e politikanëve. Tirana është e shqiptarëve. Nuk është e organizatave as e partive. Unë besoj se Tirana ka halle e telashe të tjera, nuk ka nevojë për kënd lojërash. Nuk ka tërë qyteti tualet e një çezmë publike, sinjalistika e pusetat të shkatërruara. E mos pyet për adresat e qytetarëve, të rrugëve e lagjeve periferike pa kopshte, pa shkolla, pa çerdhe. Për lulishte, lule, për cicërima zogjsh etj., për këto ka nevojë qyteti e fëmijët. 23 Qershori triumfoi për shtet ligjor, jo për interesa personale me afera e prapavijë politike. Shpresat akoma i kemi tek PS-ja që i besuam më 21 e 23 Qershor. Ju faleminderit! Daj Sami
