Nëse nuk do të ndihmohen nga qeveria amerikane, pothuajse dy të tretat e restoranteve të New Yorkut mund të mbyllen deri në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm, thotë një studim i ri.
Restorantet në afërsi të “Empire State Building” po luftojnë për të qëndruar në biznes që kur pandemia e coronavirusit i detyroi ata të mbyllen në muajin mars të këtij viti.
Kjo si duket ka bërë që të ndërmerren masa nga guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo, i cili njoftoi nëpërmjet rrjetit social “Twitter” se shërbimet në ambiente të mbyllura të restoranteve të qytetit njujorkez mund të rifillojnë më 30 shtator.
Restorantet duhet të veprojnë me kapacitet prej 25 për qind dhe të ndjekin kufizime të rrepta, përfshirë kontrollin e temperaturës së mysafirëve deri te ndalimi i shërbimit te bari.
Më poshtë gjenden nëntë kushtet që duhet t’i plotësojnë restorantet:
1. Lejohet shfrytëzimi i hapësirave deri në 25 për qind
2. Duhet tu matet temperatura te deri çdo klienti
3. Restoranti duhet t’i ruajë informacionet rreth klientit të infektuar në rast se nevojitet gjurmimi i kontakteve
4. Ndalohet shërbimi pas mesnatës
5. Ndalohet shërbimi në bar
6. Maskat duhet të vendosen nëse nuk jeni të ulur në tavolinë.
7. Tavolinat duhet të jenë larg njëra-tjetrës dy metra
8. Përmirësim i filtrimit të ajrit, ventilimit dhe pastrimit
9. Urdhrat duhet të zbatohen në mënyrë strikte. /cnn/
a.t / dita
