New York, shpërthim me bombë në një stacion autobusi

Leda Hysa

Një shpërthim me bombë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Time Square në New York, SHBA.

Mediat amerikane raportojnë se shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni autobusi, ndërsa dyshohet se ka të plagosur.

Një person është prangosur nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi lëvizin mesatarisht në ditë 230 mijë njerëz. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe mediat amerikane flasin për skena paniku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *