Intervista e Nexhmije Hoxhës të hënën për Rudina Xhungën u shndërruar në temë debati edhe në Parlament.
Ish-kryeministri Berisha e cilëson këtë intervistë si akt të turpshëm dhe të papërgjegjshëm. Madje, ai shkoi më tej kur deklaroi se këtë intervistë e kishte mundësuar Edi Rama. Berisha thotë se vizita vjen në prag të vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri.
“Dënoj aktin tuaj të papërgjegjshëm, që urdhëroni antenat tuaja, për të nxjerrë në prag të kësaj vizitë zonjën e zezë të shqiptarëve në një emision televiziv prej 3 orësh. Ishte një akt i papërgjegjshëm, i turpshëm, nxjerrja e zonjës së zezë. Nexhmije Hoxha është dora e zezë, është një kriminele, pothuajse e të njëjtit kalibër me të shoqin.
Pas debilosjes së të shoqit, nga sëmundja që kaloi në vitin 1972-74, lexoni memoriet e sekretarit të Enver Hoxhës, çdo gjë që thoshte i debilosuri, e ndryshonte e redaktonte Nexhmija siç donte. Nga viti ‘74 e deri sa vdiq, Enveri ishte Nexhmija. Të gjitha ato pushkatime, janë vepër e Nexhmije Hoxhës. Tani nxjerr Nexhmijen në intervistë për të mbrojtur krimet makabre të të shoqit dhe të vetat. Dije mirë që ke bërë një gafë shumë të rëndë”, deklaroi Berisha.
Duke theksuar rëndësinë e vizitës së John Kerry-t në Tiranë, Berisha tha se sekretarit amerikan duhet t’i premtohet marrja në Shqipëri e rreth 2 mijë muxhahedinëve iranianë.
“Sekretari John Kerry vjen për vizitë zyrtare, shumë të rëndësishme në Shqipëri. Dua të ngreh çështjen e kampit të lirisë së muxhahedinëve. Kemi ndjekur me simpati dhe solidaritet kauzën e drejtë të këtyre qytetarëve, të cilët janë në vështirësi shumë serioze. Qeveria e mëparshme hapi shtegun e marrjes së këtyre rezistentëve, në Shqipëri dhe mori kontingjentin e parë. Qeveria në vazhdim mori disa herë më shumë dhe ne e përshëndesim këtë akt”, shtoi ai.
Në reagim, kryeministri Edi Rama duke “thumbuar” deklaratat e paraardhësit të tij. Rama tha se të gjithë prisnin që të fliste për Byronë e Hetimit.
“Tani ndërkohë që të gjithë prisnin të flisje për Byronë e Hetimit fole për byronë politike. Nuk e kuptova se çfarë e pate këtë rrëshqitje në të kaluarën, por faktikisht të takonte këtu në këtë sallë që të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat siç propozove herën e kaluar. Sot do ishte gjobitur keq se një javë më parë s’ke lënë gjë pa thënë, doje draftin e dakordësuar të byrosë.
S’është faji jone që e ke bërë partinë si kopsht pa drekë dhe ke lënë njërin aty që kur e lë vetëm s’di ca thotë, e pastaj të duhet ta kapësh e ta çosh në takim me prindërit tek ndërkombëtarët. Keni bërë një corap që as vetë se dini çfarë doni. Por mos e lër më vetëm se të turpëroi edhe ty. Mirë do ishte që një qëndrim serioz për ti dhënë fund kësaj farse të madhe që e orkestrut vetë dhe që në fund ju nxori kaq gënjeshtarë dhe të çliruar vidash”.
Më tej Rama sqaroi edhe arsyet e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, duke shtuar se ajo ishte e planifikuar.
“Po të sqaroj jo ty se ti e di mirë, se vetëm ti mban fjalim ku flet në të njëjtin fjalim edhe për Nexhmijen edhe për Kerryn. Ai s’vjen për të kërkuar ato që the ti, s’ka asnjë problem mes nesh dhe SHBA është në vazhdën e angazhimeve që ne do respektojmë”, tha Rama, duke shtuar se Shqipëria do të pranojë pjesëtarë të opozitës iraniane. /DITA/

Po djali i Kiços me mbiemrin Blushi si zedhenes i ambasades se AmeiQise si e ka mendimin do vazhdoje akoma gjenocidi ndaj shqiptareve ‘pse nuk eshte zbatuar statuti’?