Neymar, armiku i ri i Barcelonës/ Ishte ai që e telefonoi Messin për t’u bashkuar me të tek PSG

Ornela

Ka kaluar kohë e gjatë që kur Neymar u dhuronte buzëqeshje tifozëve të Barcelonës, ndërsa tani ai mund të jetë kthyer në armikun numër një të tyre.

Kjo pasi ylli brazilian thuhet se ka thirrur Lionel Messin, duke tentuar ta bindë argjentinasin që të bashkohet me të në PSG.

Sipas L’Equipe, Neymar i bëri personalisht thirrjen dhe i tha argjentinasit “duhet të vish”, duke i treguar edhe detaje si është të jetosh në Paris dhe të jesh pjesë e projektit të PSG .

Nuk është sekret që Neymar po ëndërron një ribashkim me ish-shokun e tij të skuadrës, duke e deklaruar edhe publikisht disa muaj më parë.

“Do të doja të luaja përsëri me Messin, ajo që dua më shumë është të kënaqem duke luajtur përsëri me të në fushë”.

“Unë dua të luaj përsëri me të. Sigurisht që vitin e ardhshëm do të duhet ta bëjmë këtë”, tha ai pasi ndeshjes me Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta do të përpiqet të bindë Messin të mbetet në “Camp Nou”, me argumente që mund të sjellë lojtarë si Sergio Aguero dhe Erling Haaland.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *