Neymar: Dua të qëndroj te Barcelona, sepse luaj me më të mirin

DITA Online

 

Në një intervistë me “France Football”, Neymar tregon synimin e tij për të qëndruar në Barcelonë, sepse dëshira e tij është që të vazhdojë të luajë së bashku me Leo Messin: “Unë kam karakterin tim. Jam një fitues. E urrej humbjen, në çfarëdo ndeshje. Përmbysja kundër PSG-së ishte e paharrueshme, historike. Ne thuajse u eliminuam në ndeshjen e parë, në Paris, por ia dolëm të bëjmë një mrekulli në kthim, sepse shënuam tre gola në shtatë minuta. Ajo ishte një mbrëmje spektakolare, një nga kujtimet më të bukura të karrierës sime. Do ta kujtoj gjithë jetën time.

Ky është një sezon i madh për mua. Mendoj se edhe mund të them se është sezoni im më i mirë, që kur kam ardhur të Barcelona. Kam shënuar gola dhe kam dhënë asiste. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si jam duke e bërë punën time. Në të vërtetë, kam pasur gjithmonë të njëjtin rol në këtë ekip, që nga dita e parë kur kam ardhur këtu. Asgjë nuk ka ndryshuar, gjithmonë marr përgjegjësitë e mia në këtë ekip, si pjesa tjetër. Nëse ka diçka që na dallon është se të gjithë dhe gjithkush e di rolin e vet.

Rinovimi i Messit? Si të gjithë, edhe unë dua të luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe me më të mirin e të gjithëve, Leo Messi. Shumë thonë se jemi konkurrues, por unë qesh me këtë, sepse vetëm dua të gëzoj në lojë me Leon. Ashtu si ai, ëndërroj që një ditë të fitoj “Topin e Artë”. Besoj se mund ta bëjë këtë, por me qetësi, në heshtje. Nuk kam asnjë nxitim”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *