“Jam i lumtur tek Barcelona”.
Më këto fjalë Neymar i mbyll derën Paris Saint Germanin.
Parizienët ishin të gatshëm të paguanin 222 milionë Euro, për 30 milionë Euro në sezon.
Por është 25-vjecari ai që pavarësisht shumës së ofruar, dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me Barcelonën.
“Sezoni i kaluar me fanellën e Barcelonës ishte më i mirë për mua.
Jam përshatur mirë me qytetin dhe skuadrën ku luaj dhe gjithçka tjetër që më rrethon.
Jam shumë i lumtur dhe ky fakt ka bërë që unë të kem një rendiment më të mirë në fushë.”
Në fillim Neymar ka patur një bisedë me babain e tij që është njëkohësisht dhe agjenti i sulmuesit për të diskutuar në lidhje më ofertën e parizienve.
“Edhe pse këtë vit kemi arritur më pak trofe se sezonet e kaluara, ky fakt nuk na shqetëson.
Cdo vite kemi objektiva të mëdha për të arritur.
Po punojmë fortë që sezoni i 2017-2018 të jetë i sukseshëm dhe jam i bindur që një gjë të tillë do ta arrimë, pasi jemi një skuadër e madhe.”
