Neymar ka kërkuar përjashtimin e Barcelonës nga Champions League

Gazeta Dita

Një raport i spanjolles AS pretendon se Neymar i ka kërkuar UEFA-s të përjashtojë Barcelona-n nga Champions League.

Sipas gazetës së mirënjohur, ai është këshilluar nga këshilltarët dhe avokatët e tij për ta bërë këtë veprim pasi Barça nuk respektoi kontratën dhe i ka borxh 26 mln euro.

Braziliani i është bashkuar Paris Saint-Germain në fund të korrikut në një rekord botëror 222 mln euro, por gazeta thekson se UEFA e ka refuzuar kërkesën e tij.

Raul Senllehi, drejtori i Barça-s luajti një rol kyç për të transferuar sulmuesin në Camp Nou katër vite më parë, është larguar nga klubi.

Marca raporton se ai është mërzitur nga largimi i Neymar te PSG.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *