Neymar këshillon Coutinho: Mos lë Anglinë për Barcelonën

Gazeta Dita

Ousmane Dembele, pas bashkimit me Barcelonën, ka përshpejtuar përpjekjet e katalanasve për të realizuar një, ose dy blerje të tjera, para se të mbyllet merkato të enjten.

Një nga objektivat e preferuar është Philippe Coutinho. Lojtari i Liverpool është i përqendruar këto ditë te Brazili, duke përgatitur duelin kualifikues kundër Ekuadorit (31 gusht) dhe Kolumbisë (5 shtator).

Rikthimi në “Selecao” ka përkuar me takimin me Neymar Jr. Siç thotë braziliania “Estadao”, Coutinho dhe Neymar kanë pasur një bisedë së bashku, në të cilin lojtari tashmë i PSG e ka këshilluar atë që të mos largohet nga Anglia për Barcelonën.

“Neymar i ka thënë Coutinhos në një bisedë mes të dyve se nuk do të pendohet nëse qëndron te Liverpool dhe mban larg Barcelonën”, – shkruan gazeta. Paralelisht, gjatë trajnimit me ekipin brazilian, është parë që Coutinho të ketë edhe një bisedë në fshehtësi me Paulinho, një nga blerjet e reja të Barcelonës këtë verë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *