Pas pushimeve të merituara, Neymar do të kthehet në fushë për sezonin e tij të pestë mef anellën e Barcelona-s.
Sulmuesi brazilian është tashmë një nga pikat kyçe të formacionit katalanas, me të cilin ka fituar dy kampionate, një Superkupë, 3 Kupa të Spanjës, një Champions dhe një Botëror për Klube.
Jo keq për ish-lojtarin e Santos, i cili, pavarësisht zërave të merkatos që kanë folur për një interesim të madh të PSG dhe United ndaj tij, duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë me katalanasit.
Por, siç ka zbuluar vetë ai, nuk ka qenë aspak e lehtë për të që të përshtatej në muajt e parë. “Muaji i parë nuk ka qenë i lehtë, isha i turpshëm. Futesha në dhomat e zhveshjes dhe shikoja Messi-n nga njëra anë, dhe Xavi-n me Iniesta-n nga ana tjetër.
Më dukej sikur po jetoja brenda një video game-i, ndihesha në siklet kur duhej t’i flisja atyre, më vinte pak turp të flisja me idhujt e mi, sapo kisha shkuar atje dhe isha shumë i ri”. Tani Neymar mund të konsiderohet një veteran dhe është pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të “balugranave”.
