Neymar ka mohuar se ishte mërzitur për zëvendësimin gjatë fitores së Paris Saint-Germain ndaj Rennes dhe ka shpjeguar momentin me tifozin e ri që arriti të hynte në fushë.
Neymar është zëvendësuar në minutën e 91-të në Roazhon Park dhe një tifoz në lot ka hyrë në fushë për të takuar idhullin e tij, duke marrë fanellën e sulmuesit të PSG si shpërblim.
“Jam i lumtur me afeksionin që marrë kur luaj, por akoma më tepër kur vjen nga një fëmijë, është më natyrale, është diçka e pastër.”
Fëmija ishte në lot teksa po takonte idhullin e tij, por rojet e stadiumit nuk ndërhynë për shkak të Neymar i cili u tha të qëndronin të qetë teksa po dilte nga fusha bashkë me të riun.
Class from Neymar…
Gives an emotional young fan a gift money can't buy, makes his day… 👏🏽#PSG #Neymar #Ligue1 pic.twitter.com/jjM67Vki1t
— Kris 🔴⚪ 🇨🇵 ⭐⭐ (@KC_Runz) September 23, 2018
M.H/ Dita
