Neymar merr timonin e Brazilit, fitojnë me kroatët 3 me 1

redaktor

Sfida e shumëpritur mes Brazilit dhe Kroacisë ka nisur me një intensitet të lartë me sulme dhe kundërsulme të shpjeta nga të dy krahët e fushës. E ndërsa Brazili qarkullonte më shumë topin, ballkanasit rrezikuan fillimisht herë me Kovacic dhe Olic, ndërsa në minutën e 11 pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë vjen një top i fortë në zonën braziliane që gabimisht devijohet nga Marcelo i cili e dërgon në portën e tij duke u futur në histori si mbrojtësi i parë që shënon autogol në ndeshjen hapëse në një botëror. Goli shokon vendasit dhe Skolarin, por nuk dorëzohen duke u zhvendosur të gjithë në sulm edhe me anë të tifozerisë duke rrezikuar me Fred në minutën e 15. Goli nxehu akoma më shumë vendasit që nuk u dekurajuan por tentuan me çdo kusht golin e barazimit në të gjitha mënyrat. Madje nuk munguan as momentet e nervozizmit, teksa Neymar u ndëshkua me karton të verdhë pas një goditje me bërryl të Modric. Por ankthi për brazilianët mori fund shumë shpejt, pasi po Neymar vendosi gjithçka në barazim në minutën e 29. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Kroacisë duke rrëmbyer topin dhe gjuajtur fuqishëm nga jashtë zone duke përplasur sferën në shtyllë e më pas në rrjetë dhe barazuar 1-1.

Pjesa e dytë

Minutat e para kanë qenë të qeta ku brazilianët kanë tentuar të marrin terren dhe kroatët që mbrohen me mjaft kujdes. 20 minutat e para ishin të përgjumura për të përzgjedhurit e Skolarit, ndërsa me kalimin e minutave shtohej edhe ankthi për mos kalimin në avantazh. Në minutën e 70 ishte gjyqtari japonez i cili pa një faull në zonën kroate dhe dha 11 metërsh për Brazilin që u kthye në gol nga Neymar një minutë më pas. Minutat më pas sollën një Kroaci të rrezikshme që në minutën e 83 dhe 85 rrezikoi seriozisht portën e Hulio Cezar. Minutat e fundit u kthyen në ankth për brazilianët ndërsa në minutën e fundit me një kundërsulm bëjnë golin e tretë që u dha dhe tre pikët e para në Botërorin që zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *