Paris Saint-Germain nuk ka shkuar përtej barazimit 0-0 në fushën e Montpellie, duke lënë pikë për herë të parë në këtë edicion të Ligue 1. PSG, që më parë i kishte fituar të gjashtë ndeshjet e luajtura, nuk kishte në radhët e saj shërbimet e Neymar, futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit, që u ble nga Barcelona për 222 milionë euro.
Julian Draxler u aktivizua në vend të Neymar, por gjermani nuk mundi të lërë gjurmë, sikurse Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe, të cilët u ndalën nga portieri vendas Lecomte. Me barazimin, Paris SG mbetet në krye të kampionatit me një pikë më shumë se Monaco, kampione në fuqi, që të premten fitoi 0-4 në fushën e Lille.
