Neymar nuk imiton Messin dhe Ronaldon, çon Brazilin në çerekfinale

DITA Online

 

Brazili është çerekfinalistja e pestë e “Rusi 2018” pasi mundi Meksikën 2-0 në një ndeshje pa shumë shkëlqim.

Në pjesën e parë, rastet e pastra për gol mungojnë nga të dyja anët, megjithëse kishte aksione të rrezikshme.

Por gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Neymar kaloi Seleçaon në avantazh, pasi, i harruar në qendër të zonës nga mbrojtësit meksikanë përfitoi në maksimum nga një pasim fantastik i Willian nga e majta për të dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i gjashtë për Neymar në këtë kompeticion, duke barazuar kështu legjendat e kombëtares së tij Rivelino dhe Bebeto.

Por goli i sulmuesit të PSG vendosi edhe një rekord për Seleçaon, pasi ishte i 227-ti për të në historinë e Kupës së Botës, duke e renditur kështu para Gjermanisë në vend të parë si skuadra me më shumë gola në turne.

Në minutën e 87, numri 10 u bë sërish protagonist, kur zbriti bukur në krah të majtë duke përfituar edhe nga hapësirat e lëna prej meksikanëve dhe dërgoi një top në qendër të zonës, që u shty në rrjetë pa probleme nga Roberto Firmino, duke vulosur fitoren.

Ndeshja

Para golit të dytë brazilian, Meksika provoi të gjente golin e barazimit, por pa ia arritur falë edhe paqartësisë në sulm dhe lodhjes fizike, që u vu re që në pjesën e parë. Në fakt, meksikanët e nisën fort ndeshjen, si për t’i treguar pesë herë kampionëve të botës që nuk do ta kishin të lehtë të dilnin fitimtarë nga kjo sfidë, por nuk qenë asnjëherë të rrezikshëm para portës së Alisson.

Pas një fillimi të mefshtë, Brazili filloi të fitonte metra të rëndësishëm dhe në minutën e 25-të Neymar pati edhe një rast të mirë pasi u fut në zonë, por gjuajtja e tij e gjeti të përgatitur Ochoan që i mohoi golin e avantazhit. Në të 33’ Gabriel Jesus provoi të bënte të njëjtën gjë duke vrapuar i vetëm për të lënë pas mbrojtësit kundërshtarë, por sërish Ochoa arriti të priste goditjen e tij.

Por në pjesën e dytë superioriteti i pesë herë kampionëve të botës u bë edhe më i dukshëm dhe falë golave të Neymar e Firminos, ata kalojnë në fazën e ardhshme të Botërorit, ndërsa Meksika duhet t’i thotë lamtumirë turneut.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Per cfar kapionesh rrugac si Neimar qe i rroft talenti dhe emri ne futboll ! Sjellja dhe teatri qe luajti ben te neveritshem jo vetem ate por ter skuadren !Cuditem me arbitrin si kalon kte xhest prej”epileptiku” kur kamera ja nxori horllikun ! Uroj ti vi hakut Belgjika !

  • Per mendimin tim.Do ishte ma e denje kualifikimi i Japonis qe te shikonim nji futboll interresant.Per sa kam pare deri tashti ndeshja ma e bukur qe tregon vertet loje futbollit ishte Japoni – Belgjike.
    Ato lojnat e pasimeve te topit ndermjet mbrojtesve shto dhe pasimet tek protjeri te ashtuquajtur loje akademike me krijon perzirje te vjellta ne stomak.
    Ne spektatoret duam te shikojme ndeshje ku topi ndodhet nen goditjete e te dy skuadrave lufte per top e rrezultat me levizje te shpejta dhe fantastike.Japonezet luajten origjinal sic e konceptoje me gjithe shpirte e zemer lojen e futbollit.Nga pase te shkurtera ne pase te gjata dhe te befasishme.Per ta gjetur te pa pergaditur mbrojtjen kundershtare.Goli i dyte i japonezve po te vononte lojtari te rregulloje topin si per qefe do e humbiste golin.Me gjithe se e vonoi shume shume pak goditjen e topit rrezikoi te humbiste.Por e pershpejtoj dhe goditi furishe.
    Nji gja duhet te skjarohet.Goli qe bahet brenda 16 metershit aq ma teper dhe brenda zones se portierit.Portieri nuk duhet te mbaj pergjegjesi.Kjo i bie komplet mbrojtjes.Ndersa goli qe bahet nga jasht 16 metershi.Pergjegjesia i bie komplet Portierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *