Thomas Muller ka zgjedhur formacionin perfekt në FIFA 18, në të cilin janë përfshirë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Këta të dy luajnë në krahët e Zlatan Ibrahimovic.
Muller, i cili ka një vlerësim 99 në lojën e famshme, e ka pozicionuar veten në krahun e djathtë të mesfushës, e cila kompletohet nga Pele, Maradona dhe ish-shoku i tij i skuadrës Batsian Schëeinsteiger.
Mbrojtja përbëhet nga “bavarezët” Alaba, Hummels dhe Joshua Kimmich, ndërsa në portë nuk mund të ishte tjetër përveç maneul Neuer. Stoli i rezervave të luksit përbëhet nga Jerome Boateng, Julian Draxler dhe braziliani i PSG Neymar.
Por zgjedhja që bën më shumë përshtypje është ajo e Carlo Ancelotti-t si trajner i këtij super ekipi. Ndoshta gjermani e ka përzgjedhur këtë skuadër para shkarkimit të italianit ose ndoshta ka dashur t’i japë një mesazh shokëve të ekipit që flitet se kanë kërkuar largimin e “Carletto”-s.
