Neymar-Sanchez dërgojnë Di Maria tek Inter

Gazeta Dita

Inter nuk ka hequr dorë nga ëndrra Di Maria. “Është një lojtar i madh, por mund të mos jetë i duhuri për ne, sepse ne duhet të blejmë disa gola për t’ia lehtësuar punën Icardi-t.

Di Maria, – ka thënë drejtori teknik Walter Sabatini, – nuk më duket se është ai i duhuri. Duhet të respektojmë parametrat ekonomikë. Problemi i rrogave duhet të jetë shqetësues për të gjitha klubet”. Çelësi i vërtetë i operacionit Di Maria është kostoja e kartonit më shumë se rroga.

Kontaktet mes Inter dhe Paris Saint-Germain janë të vazhdueshme, prej disa javësh tashmë. Aksi Milano-Paris është i nxehtë, zikaltrit kanë i kanë bërë të ditur francezëve se ëndërrojnë blerjen e Angle Di Maria, i cili është drejt largimit nga PSG, me këta të fundit që duan të blejnë një “top player”.

Nuk ka rëndësi nëse është Neymar apo Alexis Sanchez, trajneri Unai Emery i ka kërkuar drejtuesve një blerje të rëndësishme, që do ta ndihmonte klubin të triumfonte në Champions League dhe drejtuesit po punojnë për të dy lojtarët.

Pas realizimit të kësaj blerje, Di Maria do të ishte i tepërt në Paris. Suning ka dëshirë t’i bëjë një dhuratë tifozëve dhe emri i argjentinasit është ai i duhuri.

Kushte për hapjen e negociatave janë, por Inter nuk ka ndërmend të shpenzojë shuma të çmendura për të siguruar argjentinasin. Lojtari është transferuar në Paris nga Manchester United për 63 milionë euro, por vlerësohet nga Pieuro Ausilio dhe Walter Sabatini 30 milionë.

Drejtori teknik i zikaltërve ka një marrëdhënië shumë të mirë me menaxherin e futbollistit, Pablo Sabbag, dhe në javët e ardhshme zikaltrit mund të hidhen në sulm, duke shfrytëzuar dëshirën e Di Maria-s për të ndryshuar ambient. Inter synon të përfshijë në operacion kartonin e Geoffrey Kondogbia, i cili nuk do të ishte kundër një transferimi te PSG. Luciano Spalletti dhe Inter ëndërrojnë Di Maria-n, por vetëm me kushtet e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *