Neymar shpëton Barçën, përfundon në barazim sfida me Atl. Madrid

redaktor

Përfundoi në barazim 1-1 ndeshja e parë e SuperKupës së Spanjës mes Atletico së Madrid e Barcelonës. Në “Vincente Calderon” janë të padronët e shtëpisë ata e nisin me intensitet ndeshjen që në fillim, ku kalojnë në avantazh pikërisht me David Villan në minutën e 12’. Ish lojtari i katalanasve kishte premtuar që do të festonte nëse shënonte dhe ashtu bëri. Barcelona kërkon të vendos barazpeshën por pjesa e parë mbyllet me avantazhin e ekipit të Diego Simeones.

Pjesa e dytë nis me ndryshime për blaugranat, pasi Tata Martino zëvendëson Lionel Messin. Hyn dhe Neymar në vend të Pedros dhe është pikërisht talenti brazilian ai që barazon rezultatin në minutën e 66’ duke shpëtuar Barçën dhe duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në “Camp Nou” më 28 Gusht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *