Nga 1 maji të gjitha shërbimet online, mbyllen sportelet, Rama: Stacion historik i Revolucionit Digjital!

Amelda Amelda

Nga 1 maji, çdo shërbim publik do të ofrohet online, ndërsa nuk do të ketë më sportele. Për kryeministrin Edi Rama kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital që i jep fund radhëve, zvarritjeve dhe bakshisheve.

“Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, tha Rama.

a.m/dita

Share This Article
10 Comments
  • Bakshishet vazhdojne te merren ne pikat e Postes ku shperndahen pensionet. Jane rreth 10 milion euro qe perfundojne çdo vit ne xhepat e pagatoreve te pensioneve.Po nuk dhe bakshihs te thojne “eja neser se u mbaruan paret”. Kaloni pagesen e pensioneve ne banke qe te eleminohet edhe ky korruspssion. A ka shqyrtuaar SPAK te ardhurat e nje pagatoreje te pensioneve ose drejtor te postes?

    • Marja e pensioneve ne Poste eshte nje torture me vete per pensionistet dhe familjaret e tyre!
      Pagesat e ujit, dritave , nje torture tjeter,per qytetaret !
      Shteti per sherbimet si keto qe permenda vjedh kohen e shqiptareve!

  • Shume mire por jo cdo gje behet online…Franca I ka mundesite e nuk I ben te gjitha sepse jo kushdo ka mundesi perdorimi pervec se e lidhin me te drejtat e njeriut per te mos perdorur teknologji e per ta mare ne leter sherbimin….po pensionistet si do e bejne? Po fshati ….ndaj jo me hyxhym o trim….

  • Po per dokumentat per perdorim jashte shtetit??
    Ndoshta perseri duhet shkuar ne gjendjen civile apo..apo..?

    Me duket se ka ende rezerva per te sorrollatur emigrantet.

    • Po per moshen e madhe qe nuk kane tel modern ose sdine te perdorin cel e kohes si i behet ku duhet te bejne dok ???? Apo ne p…. te Rrames

  • Edi Rama jeton ne delir dixhital dhe harron se 30% e popullit shqiptar e perbejne pensioniste t dhe te varferit qe nuk kane celulare dhe internet ne shtepi.

  • PS i ka shpallur lufte punonjesit te thjeshte te shtetit. Edvin Rama deklaroi per WELT se dixhitalizmi i sherbimeve shteterore eshte goditje e madhe per korrupsionin. Pra ai la te kuptohet qe problemi ne Shqiperi jane punonjesit e thjeshte te shtetit dhe jo njerezit qe ai ka mbledhur ne Kuvendin e Shqiperise.

    Skema eshte e thjeshte: te mos behen punesime te reja ne administraten e shtetit.

    Duke ulur punesimet ne administraten e shtetit Edvin Rama synon qe parate e tarifave te shkojne per larje borxhesh dhe objektiva te tjera. Mirepo ne shtetet perendimore kjo nuk ndodh. Sportelet ne France, Itali, Greqi, SHBA etj. mbahen ne kembe ne menyre qe shteti atje te krijoje sa me shume vende pune dhe tarifat qytetare te krijojne rroga per punonjesit ne shtet.

    Tarifat qe do vere Rama duket se nuk do shkojne per rrogat e shtetit kendej e tutje. Do perdoren per borxhet ku ai e ka kredhur ate vend.

  • Ja edhe njehere te paret ne bote.Numeroni sa here gjate Rames jemi te paret ne rajon dhe ne bote.Kur vjen lista e studimeve per mireqenien e popullit dalim nga fundi.Ne shqiptaret nuk behemi merak ,mjafton te rroje partia dhe udheheqesi yne bashke me pasurine e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *