Nga 1 prilli 2019 nis krijimi i historikut për drejtuesit e mjeteve

DITA Online

Një prilli shënon zbatimin e skemës universale të sistemit “Bonus-Malus” në sigurimin e detyrueshëm motorik. Ndërhyrjet ligjore u bënë për të ndërtuar një skemë të re të mekanizmit të tarifimit në sigurimin e detyrueshëm MTPL, ku primi i zbatuar është i varur nga historiku i dëmeve/eksperienca e drejtimit të automjetit nga ana e të siguruarit.

Shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të siguruarve Çertifikatën e historikut të dëmeve të 5 viteve të fundit, sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes të përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti.

Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit (deri në dyfishimin e tij), të siguruarin përgjegjës për një ose më shumë aksidente të shkaktuara/raportuara gjatë periudhës së sigurimit. Në anën tjetër, e favorizon atë me ulje të çmimit të primit të sigurimit (deri në përgjysmim), nëse gjatë periudhës së konsideruar nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Krijimi i këtij mekanizmi të ri ka për qëllim që të stimulojë shoferët e ndërgjegjshëm dhe do të penalizojë shoferët me një historik të keq.

Sistemi “Bonus-Malus” ka dhënë efekte pozitive në të gjitha vendet ku është zbatuar duke  ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *