Nga 1 tetori fillon lotaria amerikane. Kushtet që duhet të plotësoni

Dita

Edhe këtë vit shqiptarët do të kenë mundësi që të aplikojnë për lotarinë amerikane. Nga 1 tetori nisin aplikimet për lotarinë amerikane 2015.

Por cilat janë kushtet?

Për t’u regjistruar në lotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti. Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë. / E.K

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *