Nga 14 janari nis rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

Leda Hysa

Nga 14 janari hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që është miratuar në Kuvend në fund të vitit të kaluar.

Ky ligj ndikon detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Sipas ligjit, të publikuar në Fletoren Zyrtare, pas dekretimit nga presidenti, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licensuar.

Tatimi që individët do duhet të paguajnë është 3% e diferencës mes vlerës së caktuar si më lart dhe vlerës së regjistruar ose vlerës së rivlerësuar më parë (për të cilën është paguar tatimi më herët).

Kjo formulë për qytetarët.

Ndërsa tatimi që personat juridikë do duhet të paguajnë në këtë rast është 5% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme.

Ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017 (afati fillestar ishte 28 shkurt 2017).

Në ndryshim nga ligji i ri i tanishëm, në bazë të ligjit të mëparshëm, tatimi i pagueshëm nga individët ishte 2%, ndërsa nga personat juridikë 3%.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Gjithe bota paguan tatim minimal per shtepine e pare,diku te 1%.Ndersa ketu ishte 5% ,e bene 15%, dhe duan para ta bejne 5% prape.Pjesa me e madhe e qytetareve kane vetem nje shtepi.

  • Si per njerzit e varfer qe kane nje palo shtepi ashtu edhe per politikanet hajdte qe mund te kene edhe 15 apartamente, paguhet e njejta takse.
    Po keshtu nje qytetar me nje apartament 1+1 ku banojne 4,5 apo 6 persona dhe do te zgjerohet, ky shtet hajdut i kerkon te paguaje taksen 15% ne se e shet per te blere nje banese 2+1, d.mtm mire se shteti nuk e ndihmon, por i merr edhe vleren e nje dhome. Pra ai duhet te bleje 2 dhoma, nje per tu zgjeruar dhe vleren e nje dhome ta paguaje per hajdutet me pushtet, qe u “kane falur” apartamente gjyshja, tezja, kusheriri etj. Ky shtet vetem social nuk eshte.

  • Pse 3% dhe jo 2% si me pare????
    Kjo qeveri dhe te tjerat ne shqiperi i bejne ligjet ne perputhje me interesat personale. Pse tatohen njelloj si ata qe kane nje apartament 50 m2 dhe ata qe kane 15 apartamente qe gjoja jua kane falur gjyshi, halla , komshija etj??
    Pse per nje hallexhi qe ka nje banese 50m2 dhe banon veti 5 apo me shume dhe do te zgjerohet me nje dhome, i kerkohet te paguaje 15% nga vlera e shitjes se apartamentit ku banon, duke i pamundesuar zgjerimin, se keshtu duhet te paguaje per 2 dhoma dhe jo per 1 qe te zgjerohet???Pra shteti jo qe nuk e ndihmon, por e grabit me keto ligje te bera vetem per interesat e ministrave, deputeteve e politikaneve ne pushtet.

    • per Mirel kokrren e injorantit, dhe 70% te popullsise se ketij vendi me nivel medioker:

      1. 15% paguhet tatim mbi ndryshimin e cmimit te shitjes se apartamentit te vjeter, nga cmimi me te cilin e ke blere po ate apartament. Pra, per ta bere me te kuptueshem kete koncept qe per 70% te popullsise eshte koncept marsian, nqse ti or mik e ke blere ne 1995 apartamentin 10,000 Euro, dhe sot e shet me 25,000 Euro sepse cmimet kane ndryshuar keto 25 vite, ti do paguash 15% te 15,000 Euro qe eshte diferenca, pra 2,250 Euro.
      2. nderkohe, nqse ti shkon dhe ben rivleresimin pas 14 janarit dhe shtepia jote vleresohet 25,000 Euro, ti do i paguash shtetit 3% te 15,000 Eurove (gjithmone llogaritet diferenca), pra paguan 450 Euro. Kur te ikesh pastaj ta shesesh 25,000 Euro, nuk paguan asnje lloj tatimi! Se kush eshte me i madh, 2,250 apo 450, kete merr nje makine llogaritese dhe vertetoje vete.

      Kaq eshte o popull injorant dhe derdimen, qe as e merrni mundimin te lexoni e te kuptoni, po vetem llapni e ankoheni gjithe diten.
      Edhe nuk paguan nje dhome sac thua ti o Mirel njeqelizori, po ti do beje mire qe me leket qe kursen ne kete menyre, te bleje nje bodrum e te futeshe se aty e ke vendin!

      dhe me forta, qe prape 70% e dordomuzeve nuk e kane kuptuar, nuk eshte gje qe behet me detyrim. Ne dac beje, nedac mos e bej. Nqse nuk ke ne mend te shesesh, mos e bej, po deshe te shesesh, beji llogarite vete!

      popull i pashprese dhe qurravec!

  • Albi me shkrive, Kam qeshur me lot. Flasin kot vllai pa ditur asgje. Une mezi po pres te vije data 14 janar te bej rivleresimin, se e kam gati per ta shitur shtepine ne Tirane e me rivleresimin fitoj rreth 10.000 euro me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *