Blendi Gonxhe, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar në “Dita jonë”, këtë të hënë, foli edhe për targat e personalizuara.
Ai u shpreh se tashmë ndryshon koncepti dhe targa mund të mbahet edhe nëse do të ndryshohet automjeti.
“Lidhja e targës me mjetin, tashmë ndryshon. Kur kemi të bëjmë me një targë të veçantë, të personalizuar, ajo mund të shkojë nga mjeti në mjet, mund ta mbash në të gjitha mjetet që do të kesh, me kusht që duhet ta transferosh në një mjet më të ri se ai i fundit. Ne kemi bërë një hibrid brenda kodit tonë dhe na bën të kemi një shërbim të veçantë, pa shembur pjesën tjetër të kodit.
Në këtë rast, është rënë dakord që të kemi deri në 7 germa, karaktere, apo numra. Kjo do të përcaktohet edhe në tarifa. Këto bëhen të gjitha për ata që kanë mundësi, të tjerët mund të vazhdojnë të marrin targat normale. Nuk është se këtu ne po i shërbejmë një kaste. Këto janë metoda për të nxjerrë fitim aty ku duket sikur nuk ka, në mënyrë që këto para të ndihmojnë për shërbimin”, tha Gonxhja.
Ai dha detaje edhe për lejen e re të qarkullimit të mjetit, e cila do të lëshohet që prej 15 janarit të vitit 2022.
“Nga 15 janari, ne dalim me lejen e re të qarkullimit të mjeteve, e cila eliminon certifikatën e mjetit. Tashmë do të kemi vetëm lejen e re të mjetit, e cila do të jetë më e mirë në cilësi se dhjetëra shtete të Bashkimit Europian. Leja do të jetë më e vogël dhe e pa shkatërrueshme, nuk prishet nga lagia, nga zhubravitja. Edhe nga pikëpamja e sigurisë është e pafalsifikueshme. Kjo leje do të kushtojë edhe 40% më pak, nuk do të skadojë më, nuk do të ketë më vulat e kolaudimit që na mbushnin vendin dhe ne bënim një leje të re. Nuk do të kemi nevojë të kemi më as leje ndërkombëtare me vendet e BE. Dalim në një dokument më të sigurt dhe më të lirë”.
Por kur do ta marrin drejtuesit e mjeteve këtë leje të re?
“Nuk është me detyrim. Kjo do të thotë se kush ka një gjë për të bërë, i humbin letrat, ndërron targat, ndërron pronësinë apo ka një shërbim që kërkon ndërrimin e lejes, atëherë do të marrë lejen e re. Në rast se ai do me dëshirë të vijë të marrë lejen e re, atëherë bujrum, por nuk ka me detyrim”.
o.j/dita

Nje tjeter menyre me taksu m teper qytetaret.
Ku i coni leket se na moret shpirtin??
Tani tirana do filloje te mbushet me targa: Bosi…..Njishi……Bobi….qe rrespektojne plotesisht kulturen bulliste te popullit varfanjak e te vobekt.
Shyqyr qe te pakten “lejen e qarkullimit” do ta kemi me te miren ne europe, dhe europa do na kete zili.
Tani na ngelet te bejme edhe cilesine e jetes sa 1/69 e asaj europiane.
tani qe u ndan klasat me vila vilajete pasi e fundosen kete vend me vjedhje te pa para nga politikanet tani duhet te dallohet edhe ne rrug krimineli hajduti nga targat dhe ne rrug duhet ti hapin rrug. qe nga policia dhe nga fukarenjt qe kan nje cop karro,, se smund ti veritarga me emer nje makine qe i bien llamarinat rrugeve,,,,paç uraten bir ti partia dhe udheheqsi jon enver rrama dhe mart nga ditet e tua,,,,,,