Nga agjensitë e modës, te nevojtoret e seksit

Dita

Kisha një modele dje përkrah, teksa kthehesha në qytet. Çfarë situate, nuk i kishin siguruar as biletën e kthimit, as dietën e të ushqyerit. Përtej kësaj ju desh të bënte dy-tre telefonata dhe të siguronte paratë e rrugës.

Më erdhi keq, jo për të, por për ëndrrën e saj që ende besonte se gjërat mund të ndryshonin. E dëgjoja teksa fliste në telefon dhe më vinte t’i thoja: “Budallackë, nuk e kupton që të shfrytëzojnë?! Për ta je mish i bardhë, objekt interesi ekonomik, manekin! Po të shfrytëzojnë dhe po sillen me ty sic sillen me çdonjërën prej vajzave që mbajnë në agjensi; mish i njomë, mish për t’u shitur në ‘markatë’! Bëjnë tregti me imazhin tënd. Të trajtojnë si hiç gjë. Ngopen me format e trupit tënd dhe të hedhin jashtë si leckë.”

Ishte vetëm 18 vjeç. E gjatë, e hollë, me sy të shkruar dhe flokë të dendur… Ohhh ishte mrekullia vetë. Jo për mua, për ata. Ta dini kush janë ata, ata që të ulin Hënën në Tokë dhe ta bëjnë të pamundurën përrallë. Të ulin në tavolinë dhe të quajnë princeshë; mashtruesit e klasit të parë që të hedhin tek ata të klasit të dytë, jashtë kufijve tanë, larg realitetit mediatik, tek festat e natës, “shoqëruese” burrash gjithçfarë.

Ndërkohë, vazhdonte të fliste në telefon, e megjithëse ishte gati të qante nga zhgënjimi i një drame të përfunduar në jetën e saj, mundohej të justifikonte çakejtë tek e ëma ndërsa i kërkonte asaj ta priste në stacion. Nuk kishte më asnjë kacidhe.

Janë të shumta rastet që menaxherë të ndryshëm ofrojnë famë në këmbim të prostitucionit. Në Kosovë, kjo murtajë e tregtisë së mishit të bardhë në dyert e hoteleve të Evropës është porta e artë e trafikut ndërkombëtar të qënieve njerëzore. Jo rrallë herë mediat në Prishtinë, në Bosnje, në Mal të Zi e më gjerë, i kanë etiketuar piratët e modelingut në menaxherë të tregut të prostitucionit; ndërmjetës të botës së krimit me botën e “shoqërueseve VIP”.

Dëgjoja telefonatën dhe zërin e të ëmës që shprehimisht e pyeste për vendodhjen, për arsyet pse e kishin lënë vajzën në mes të rrugës në atë orë të mbrëmjes, dhe aq më shumë bindesha për mundësinë e dy-punësimit të saj.

Me siguri që modeles 19-vjeçare i kishin ofruar profesionin e punonjëses së seksit në ndonjë hotel të kryeqytetit. Dhe për disa femra në media, ky është avantazh; për menaxherët e televizionit ky është numër, objekt, biznes. Ndërsa e kap njëri, e pret tjetri. Njësoj si me lëndët narkotike, ashtu si me kokainën; e shpërndan njëri, e shet tjetri, pastaj një tjetër e ndan dhe e përzien, teksa janë të tjerë ata që e provojnë. Kjo është organizata, struktura e saj.

Në media janë menaxherët e dorës së dytë ata që afrojnë vajzat nëpër studiot dhe agjensitë e tyre mediatike duke i ofruar disa shërbime profesionale paraprake, si ndonjë intervistë e shkurtër për të krijuar njohjen paraprake, apo casting për t’u bërë pjesë e katalogut të agjensisë. Foto të cilat bëjnë xhiron e internetit dhe të adresave kryesore në median online, ndërsa u çohen nëpër redaksitë e produksioneve atyre, menaxherëve të dorës së parë, që ofrojnë famën dhe paratë, në shkëmbim të imoralitetit. Nuk është fallcë, është realiteti i fshehur i mediave, deri në dyert e hoteleve luksoze të kryeqytetit, apo të ndonjë rrethine pranë tij.

Megjithatë, vajza u kishte ikur nga grepat peshkatarëve dhe po kthehej e vrenjosur në qytetin e saj të lindjes, pa paratë që ia kishin premtuar, pa rroba, pa… I kishin ofruar seks në shkëmbim të parave! Ata, ata që ta japin sapunin për djathë dhe të ofrojnë modelingun për prostitucion; ata, menaxherët, fotografët dhe të gjithë të inkriminuarit që i shëtisin nga njëri ambjent në tjetrin, nga festat në nevojtoret e seksit!

Share This Article
3 Comments
  • Prinder tarallake, sidomos mamate e ketyre vajzave, qe e fillojne ne moshe te mitur “endren” e suksesit, te nxitur nga mamate e tyre turifycka, qe u duket vajza e saj me e bukura ne bote dhe qe 100%, do te behet miljonere dhe shume e kerkuar.
    Mendoj se te tilla shkrime, si ky i zotit Zjarri, duhet te vihen ne ballinat e gazetave kryesore, por edhe emisionet edukative te TV-ve serioze, duhet te denoncojne keto agjensi abuzive.

  • Dikur , disa dekada me pare, kryeateisti i njohur i asaj kohe pati thene: ……na duan te hapemi qe te hyjne derri dhe dosa, me breke dhe pa breke….
    A e mbani mend kete thenie ?
    Tani, kryekryqtari, pas vizites , lajmeroj edhe ate bote qe ende nuk e dinte akoma, se ne tani jemi vertet te hapur.
    A nuk eshte tani edhe ndjesia shpirterore e besimit nje gje e hapur per interes shit-blerjeje , pa le qe lekura dhe leshi i njeriut kane qene te tilla…..?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *