Në librin “Sekretet e luftës” me autor Erald Kapri, tregohen historitë e disa agjentëve britanikë që vepruan në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore.
Të rinj dhe ambiciozë, ata ndikuan në zhvillimet e mëvonshme në Shqipëri. Ja disa nga historitë e tyre, detaje prej të cilave gjenden në arkivat britanike:
Antoni Kuell (Anthony Quayle – i pari djathtas në foto) jetoi për një vit në Dukat të Vlorës. Pas luftës, ai do të kthehej në një nga aktorët e njohur të Hollivudit. Shqiptarët e njohin kryesisht për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”.
Kujtimet e tij mbi aventurën shqiptare të botuara në 1948 janë ende të papërkthyera në shqip.
Alan Hare, ende pa mbushur 25 vjeç, luftoi dhe punoi 1 vit në Shqipëri, përkrah brigatierit Dejvis. Në kushte të vështira, ai rrezikoi jetën disa herë dhe kujton që u detyrua të vriste mushkën për të ushqyer grupin e luftëtarëve gjatë dimrit të egër 1943-1944.
Alan Hare do kthehej në një nga drejtuesit më të njohur të shërbimeve sekrete britanike MI6 pas lufte. Në vitet 60, ai do shkëputej prej tyre, për të nisur një karrierë si një ndër menaxherët më të njohur në botë në fushën e medias.
Bill Tillman, një nga eksploratorët më të njohur të shekullit të kaluar jetoi një vit në malet e jugut të Shqipërisë, kryesisht në fshatin Sheper të Gjirokastrës. Sot shkolla e fshatit mban emrin e tij.
Majori Simkoks i atashuar në grupin e Kryezinjve, luftoi bashkë me ta për çlirimin e Gjakovës nga gjermanët, ku dhe u plagos, por u arrestua nga partizanët bashkë me Said Kryeziun.
Xhulian Emëri (Lord Julian Amery) qëndroi për disa muaj në shtabin e Abaz Kupit në vitin 1944. Djalë i një familjeje aristrokrate dhe me traditë në politikë, ai do të bëhej një nga zërat e spikatur të konservatorëve pas luftës. Do të zgjidhej disa herë deputet dhe ministër. U martua me vajzën e kryeministrit britanik, Harold Makmilan.
s.a. / dita
…dhe pasi te mbaronte Lufta….Kasapi Churchill do vendoste me Kasapin Stalin per ndarjen e “tortes” ku per Shqiperine arkivat kokeforte tregojne se Shqiperia do plotesonte synimet e Greqise per Vorio-epirin dhe nga ana tjeter Stalini ne 1946 i thote Titos…GELLTITE SHQIPERINE.
.
Pse anglezet ishin te pabese dhe antishqiptare qe ne vitet e luftes ?
.
Nga dokumente të pabotuara asnjëherë, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik të Luftës SOE, kuptohet qartë se, në fakt, Konferenca e Mukjes nuk është një përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pasluftës.
.
Dokumenti i pabotuar deri më sot, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, del qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-ës.
.
Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.
Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt lëvizja anti-italiane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes, e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941, ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd.
.
Deri më sot, historiografia shqiptare e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, e ideologjizuar në maksimum, pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulminoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.
A është i drejtë ky konkluzion?
****
E vërteta është krejt ndryshe dhe lëvizja antiitaliane në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin.
*
Deri më sot, askush nga historianët shqiptarë nuk ka mundur që të botojë dokumentacionin e plotë, që vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Shërbim ideoi, përgatiti dhe financoi lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje.
*
Nga këto arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.
O MILETTTTTT LEXONI ME KUJDES
KETE PARAGRAF TE PARE
Gjithashtu, interesant
është fakti që emrat
e 4 prej nënshkruesve
të Deklaratës së Konferencës së Mukjes
që dalin në Memon e SOE britanike,
, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.
.
O MILETTTTTT LEXONI ME KUJDES
KETE PARAGRAF TE DYTE
.
Po kështu, interesant
është fakti që kjo Konferencë
u administrua dhe u mbajt
në ambjentet
e Ifsan Toptanit,
një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve.
Ifsan Toptani,
një pinjoll i familjës së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Sherbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.
..
Nga burimet arkivore të Shërbimit Britanik, por edhe të disa dokumenteve të kapura gjermanëve pas Luftës, të cilat flasin mbi Shqipërinë, del qartë se në vitin 1943, britanikët dhe gjermanët kishin një ide të saktë se ekzistonin dy grupime të rëndësishme në Shqipëri.
.
Një grupim; i cili luftonte ushtrinë italo–gjermane dhe një grupim; i cili kishte zgjedhur neutralitetin deri në bashkëpunim të hapur me gjermanët në fundin e 1944-ës.
Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në rradhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.
Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime duke parashikur se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në ballkan mjaft të papërfillshëm. Për këtë arsye ata organizuan takime të ngjashme ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta si në Greqi, ashtu edhe edhe në Jugosllavi, ndërmjet Titos dhe Mihailoviçit.
Prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…
Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë ishin teza, të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë.
.
Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.
Mirenjohje ,Lektori.
Lektor,jeni shume afer te vertetese,po e verteta eshte edhe ma cinike per kombin shqiptar,qe britaniket deshten me shue,edhe me nda shqiperine mes grekeve edhe serbeve.
Bile disa angleze vazhdojne me kete qendrim,pra kur anglezet te ndihmojne,kujdes tradhetia eshte afer,per me parafrazue Lord Bethelin
Grabitja e thesarit te shtetit Shqiptar nga Britania e Curcillit , e Thecerit dhe e mbretereshes Elisabet , gjojat per incidentin e Korfuzit , qe e organizoi vet qeveria Angleze , per te nderhyre ne Shqiperi , ashtu sic beri me Greqine , eshte prova me e pakundershtushme e qendrimit Britanik ndaj vendit tone ! Asnje gje e mire nuk na ka ardhur nga Anglia 1913 eshte kulmi dhe pasqyra me e qarte e qendrimit Aglez ndaj vendit tone.
I nderuar Lektor!
Bota bën punën e vet ne bëjmë punën tonë
Natyrisht ka me mijëra dokumenta të të gjitha shërbimeve apo qeverive të ndryshme,dhe të gjithë luftojnë për hesap të tyre.
Ne kemi shfrytëzuar situatat e kemi luftuar per Atdheun tonë për popullin tonë,me aspiratën për ta ndryshuar për mirë jetën e tij.
Rrugët që ndiqen,mundësitë që krijohen,synymet që arrihen varen nga shumë e shumë faktorë pozitivë e negativë dhe nga raporti i tyre favorizues apo pengues.
Në këta faktorë influencon edhe kultura e shtabeve,apo elitës së momentit,e moshës së tyre që ka të bëjë me pjekurinë politike në momentin e dhënë për analizimin e situatave të ndërlikuara taktike e strategjike,por,varet shumë nga zëmra që rreh për popullin apo rreh për një pushtet të humbur dhe rifitimin e tij.
Në fund të fundit pamvarësisht se ç’kanë bërë të tjerët përfshi këtu edhe gjermanët,italianët,anglezët,amerikanët,rusët apo serbët për të arritur qëllimet e tyre,ne luftuam për të arritur qëllimet tona,dhe brezi që udhëhoqi luftën e aariti qëllimin e vet çlirimtar,dhe Shqiërinë e mori aq sa e kishte sanksionuar konfefrenca e Londrës,as një metër më pak.
Më shumë se aq nuk kishte shanse sipas vendimeve të të mëdhenjve dhe praktikave ndërkombëtare,nuk kishte siç nuk ka shumë shanse edhe sot e gjithë ditën si për shumë popuj të botës.
Ne kemi dalë fitues në idealet që i vunë vetes ata që e morën mbi shpinë këtë barrë të madhe.
Mos kërko shumë nga të tjerët që bënë realitet ëndrrat e tyre në një moshë të re 30-40 vjeçare.
Mos prit.Je si ata atëhere?,je i zoti ti çosh më tutje aspiratat e tyre?,vuri në veprim aftësitë e tua dhe trego me vepra se je në gjëndje ti arrish ato realisht dhe të bësh më shumë se ata..
Përshëndetje i nderuar Lektor.
Sidoqofte anglezet kane qene vendimtare ne formimin e shtetit shqiptar; ishin ata ne fillim Gushtin e 1913-tes, qe firmosen per shtetin e pare shqiptar apo me mire ajo qe quhet Shqiperia londineze. Eshte e vertete qe iniciativa per formimin e shtetit shqiptar ishte e Austro-Hungarise dhe Italise dhe per kete u mblodh ajo qe quhet “Konferenca e ambasadoreve” ne Londer, ku merrnin pjese ambasadoret e 6 fuqive kryesore te Europes ( Anglia, Franca, Italia, Rusia cariste, Austro-Hungaria, Gjermania ) dhe konferenca drejtohej nga ministri i jashtem anglez, Edward Grey. Pa firmen e ketij te fundit, qe perfaqesonte superfuqine e vetme te botes se asaj kohe, çdo iniciative apo propozim i kujtdo qofte, rezultonte pa vlere. Per fatin e keq te shqiptareve, ishin po shqiptaret, qe shkaterruan ate qe te medhenjte e Europes me Angline ne krye, ua bene “dhurate”, pra shtetinn e tyre; behet fjale per ate qe eshte quajtur “viti i mbrapshte”, rebelimi i hordhive te Haxhi Qamilit ne 1914. Kjo ndoshta per paaftesi, mungese force, inteligjence, moraliteti etj. per te formuar nje shtet funksional. Kjo beri qe mes te luuftes boterore, ne 1915, perfaqesues te nje pjese te fuqive europiane te asj kohe, Anglise, Frances, Italise dhe Rusise cariste ( koalicioni i Antantes ) te mblidhen perseri ne Londer, kete here ne menyre sekrete, dhe krahas te tjerave te vendosin edhe nje here per fatin e shqiptareve. Kete here per ta shperbere shtetin shqiptar, me arsyetimin qe keta te fundit nuk jane ne gjendje te mbajne shtet. Ne 1917 ne Rusine cariste, ne kulmin e luftes boterore, u realizua revolucioni bolshevik. I gjithe dokumentacioni i qeverise cariste kaloi ne duart e qeveritareve bolshevike, midis tyre edhe vendimet e Konferences se fshehte te Londres te 1915-tes. Lenini e denoncoi kete Konference, duke bere publike vendimet e saj, ne mes te te cilave edhe coptimin e Shqiperise londineze. Kjo beri qe aktoret e Konferences te hezitonin ti zbatonin vendimet e marra pas lufte dhe kjo e shpetoi coptimin e Shqiperise; ketu duhet theksuar edhe insistimi i presidentit te U.S.A. te asj kohe, Uillson, ne Konferencen e Paqes te pas luftes ne Paris 1919, per mos coptimin e Shqiperise Ne 1920 jane prape anglezet, qe me anen e emisareve te tyre ne Shqiperi, bejne te mundur realizimin e Kongresit te Lushnjes dhe qe eshte realisht fillimi i shtetit shqiptar.
Anglezet dhe francexet, gjithmone na e kane futur, po na e fusin dhe dotna e fusin.Aglezet erdhen per te mneshtet komunismin, qe me vone ta luftonin dhe te ndanin Shqiperine.Ai gangsteri ordiner kur i afroje letren e Europes Stalinit, Shqiperine nuk e shkruati fare, se e donte per ta asgjesuar.Anglezi bashke me serbet sollen babe Lymin e Kajanin dhe e urdheruan te lidhej me Dullen.Churchilli per Agline eshte hero per Eiropen lindore sidomos per Shwiperine, Polonin, Rumanin,Hungarine e Rumanin eshte Krimine.Ti po na cudit me keta ushyaret anglese.Mire beri Dulla qe jakepiti koqet gjeneralit
Lektor…ballistet dhe CO bashkepunuan me gjermanet qe ne operacionin e dimrit 43-44 dhe jo ne fund te 44-es. Qe ketu dukesh se sa serioz je ne vleresimet e tua.
Misionet angleze erdhen ne vitin 1943. Nderkohe rezistenca kishte filluar. Edhe NCL, por edhe nacionalistet luftonin kunder italianeve. Padyshim me shume te paret. Pas ardhjes se gjermaneve, qe ne muajin tetor 1943, nacionalistet u rreshtuan me ta dhe menduan se partizanet dhe PKSH do asgjesoheshin…Historia rodhi ndryshe.
Nuk ishte nja pakt i rastesishem konferenca e Jaltes me vendimet e saj. Stalini ishte nje fitimtar briliant i L2B. Kjo eshte historia e vertete.
Lektor, ngjani si dy pika uji me Erald Kaprin!