Nga akuzat te thirrja për hetimin e Berishës, kreu i SPAK i përgjigjet Ramës: Të ndërgjegjshëm se ku punojmë

J L

Kreu i KLP, Alfred Balla në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte u shpreh se këto ditë është aluduar për njëanshmëri.

Drejtuar kreut të SPAK, Balla e pyet nëse e ndjejnë presionin që është bërë këto ditë.

“Këto dite retorika politike ka aluduar për njëanshmëri dhe ngadalësim të disa çështjeve sensitive nga ana juaj. Si ndihet moralisht trupa e prokuroreve BKH? A ndjeheni nën presion?”, tha Alfred Balla.

Nga ana e tij, Kraja tha se të gjithë janë të ndërgjegjshëm që punojnë në një institucion të rëndësishëm dhe për persona që kanë pushtet.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në daljet e fundit ka shprehur akuza ndaj SPAK për njëanshmëri, ndërsa ka kërkuar të zhvillohet hetime për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Si kundërpërgjigje Kraja ka theksuar se janë të vetëdijshëm për situatën, por synimi i tyre është respektimi i ligjit.

“Dua të them që gjithë prokurorët dhe BKH janë të ndërgjegjshëm që punojnë në institucion të rëndësishëm dhe për persona që kanë pushtet. Pa diskutim do të ketë opinione, do të ketë presione. Janë jashtë nesh të gjitha. E rëndësishme për ne është të jemi korrekt me zbatimin e ligjit. Kemi bërë një mbledhje. Ju kam thënë gjithë trupës, vazhdoni punë, vlerësoni provat”, u shpreh Kraja.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • E rëndësishme për ju Zoti Kraja, SPAK DHE BKH, është të heshtni dhe të kaloni në paqe ato 9 vjet të arta me çdo krah të politikës. Përderisa dy kërmave të politikës 30 vjeçare nuk doni që t’ju hyjë një gjemb në këmbë.
    Vazhdoni me heshtjen tuaj.

  • Kartela agjenturore e Sali Berishes si peshk i madh i kapur nga zbulimi serb ka qene qysh ne kohen kur Idriz Shehi nga Ndroqi ishte Kryetar i Deges se Puneve te Brendshme ne Tropoje. Kete agjent Sigurimi i Shtetit e rekrutoi per interesin e vet. Po ashtu beri edhe CIA kur e futi ne listen e miqve te saj. Sali Berisha i sherbeu CIA-s shume me teper se ish-Presidenti i Maqedonise dhe ish-Presidenti i Rumanise ne ate kohe dhe rajersoni i uroi “Pension te Arte”! Mirepo maloku po hypi mbi kale nje here nuk zbret me dhe Berisha u lidh hapur me ish padronet e tij serbo-ruse dhe Departamenti i Shtetit Amerikn e shpalli “Persona Nongrata” Por vetem kaq. Kur ambasadoresha e re Yuri Kim i zgjati duart me teper sec duhet, Rajersoni e thirri ne Washington dhe ia skuqi gjuhen dhe tani nuk di se cfare flet…

  • I ka hyre frika Rames .E ke humb toruan fare , more burre .As edhe nje njeri qofte edhe politikan , nuk i lejohet ligjerisht te fusi turinjte tek drejtesia . Eshte e pa mvarur o Rame nga politika .Dhe drejtesia eshte e varur vetem nga ligji . Duhet te konsultohesh me juristet ne kryeministri , i ke me shumice ,e qe marin rogen me taksat tona ..Eshte urdher i SHBA ne fillim me maxhorancen dhe per opoziten me vone , se pastaj opozita do e pakezonte me emrin “sulm politik . “

  • Cfare provash krekon ky karuc.Gjerat jan hashiqare dhe bejne muuu ne drite te diellit.SPAK Leshi jane te gjithe te korrupyuar

  • Keta Jane vemje te saliut, te krimit dhe korrupsionit. Nga cili planet kane zbritur keta “profesioniste te ndershem” qe nuk kane asnje fije leter dhe prove per nje Sal dhe per nje Like. Me gjithe keto pelivanlleqe qe jane bere e behen ne Shqiperi, Sali budallai I ka marre te gjitha masat per te zhdukur gjurmet e krimeve. Nuk duhen bole te renda per te mbledhur private per Saliun, duhen njerez te ndershem e kompetent, te cilet nuk egzistojne ne ate vend.

  • « Opinione » thotë! Në themi ujku, ai thotë po studjojmë gjurmët! Na e shpifët! Amerika thotë që drejtësia duhet të jetë e « verbër », që do të thotë që ju të SPAK-ut nuk mund të bëni akuza selektive, por të mos shikoni se kush është përballë dhe para ligjit të gjithë janë njëlloj. Po ju jeni të « verbër »?! Sa shikoni Berishën, Metën, apo ndonjë tjetër, ju « shpëton shurra » dhe thoni « po zbatojmë ligjet »! Justifikoni pagat e larta që merrni, ose lironi vëndin të tjerëve, por me shqiptarët nuk mund të talleni.

  • Bashkë me Berishën dhe Meten këta të SPAK duhet të shkojnë në përgjegjësi sepse kanë shkel ligjet dhe Kushtetuten e vendit dhe meritojnë denimin dhe kur të pushohen apo burgosën do të kenë kohë të mjaftueshme të mendojnë pse e kanë mbrojtjen e krimine e rënda dhe autorët e tyre. Ndoshta do ti del bishti një afere të lartë korruptive.

  • kuptohet qe jeni te ndergjegjeshem por jo te ndershem, ndergjegja juaj eshte FRIKA, , mos valle duhet tju kercenoje edhe populli juve qe po paguheni me taksat e tij? Turpin ju do mbani ndersa ne urrejtjen per ju dhe per politikanet qe slane gje pa i bere ketij vendi dhe qe ju akoma po i lejoni. Thjesht jeni te ndyre dhe nuk munt te nderroni cfardo qe tu japi shteti, ama mos harroni se duhet ter paguani , dhe ndonje dite mbase ne do te na vij keq per ju NDYRESIRAT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *