Nga Audi i verdhë në një BMW të zezë?

redaktor

Tre keqberësit, të cilët për 10 ditë ngjallën panik në Itali, po përdorin një BMW M3 për të vazhduar me grabitjet.

Kjo është pista e re që po ndjek policia italiane për bandën, që të hënën i vuri flakën makinës së vjedhur “Audi” për të humbur gjurmët.

Për Policinë Italiane ndryshimi i makinës nuk është një lëvizje e panjohur. Ata në fillim kanë gjetur BMW – në e zezë dhe më pas i kanë vënë flakën Audit të verdhë.

Duke kontrolluar denoncimet për “vjedhje makine” të kryera disa ditë përpara se të digjej makina e mëparshme, u zbulua ai për një BMW të Zezë M3, që ishte “zhdukur” nga oborri i një kompanie transporti në San Pietro Al Natizone, në provincën e Udines.

Ndërkohë karabinierët janë në pritje të rezultateve të analizave që janë bërë në pjesët e mbetura të “Audit” pas zjarrvënies.

Mes tyre, siç raporton media italiane, veç levës që u gjet disa ditë më parë, është bishti i një cigareje që mund të shërbejë për të zbuluar ADN -në e njërit prej banditëve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *