Nga Aurier te çështja “Draxler”, Juventus dhe Inter bëjnë “pazar” te PSG

Gazeta Dita

Paris Saint Germain që i blen të gjithë do të duhet të nxjerrë shumë shpejt lajmërimin “malli likuidohet” në dyqanin e vet, sepse janë disa lojtarët që, pas blerjes së Neymar dhe ato të mundshme të Fabinho-s dhe Mbappe, kanë bërë gati valixhet. Kjo është kuptuar edhe nga formacioni i hedhur ndë fushë nga trajneri Emery kundër Guingamp, duke lënë jashtë disa emra të rëndësishëm jashtë ekipit. Një rast shumë i mirë për ato skuadra që duan të përforcohen.

Lojtarët që e kanë të sigurt largimin janë Serge Aurier, i nxjerrë jashtë loje nga Dani Alves dhe Meunier. Ai është një objektiv i Inter, që kërkon të përforcojë krahët e mbrojtjes. Klubi zikaltër do ta ketë më të vështirë të bindë francezët që të shesin qendërmbrojtësin e ri Presnel Kimpembe, i cili është zëvendësi i Thiago Silva dhe Marquinhos.

Duke u zhvendosur në mesfushë, emrat që kanë bërë shumë bujë për qëndrimin e tyre në stol, kanë qenë Blaise Matuidi, kërkohet prej kohësh nga Juventus, dhe Javier Pastore, i cili rrezikon shumë pavarësisht se është një nga të preferuarit e presidentit Al-Khelaifi. Ish-lojtari i Palermo-s është një “fiksim” i vjetër i drejtuesit të ri të zikaltërve, Ëalter Sabatini, që ka menduar për argjentinasin në rolin e fantazistit të skemës 4-2-3-1 të Luciano Spalletti-t.

Inter kërkon të përforcojë edhe krahët e sulmit dhe për këtë arsye ka kthyer sytë nga braziliani Lucas, i cili nuk është grumbulluar për ndeshjen kundër Guingamp, dhe nga gjemrani Draxler. Fantazisti, që ka qenë një nga objektivat e Juventus në të kaluarën, ka shkuar në Paris vetëm 6 muaj më parë për 40 milionë euro dhe nuk ka qenë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Guingmap sepse duhej të stërvitej për të rikuperuar formën pas ndeshjeve të luajtura gjatë verës me kombëtaren.

Të paktën ky është versioni zyrtar. Gjithsesi, mbipopullimi në sulm, i krijuar nga blerja e Neymar dhe ajo e mundshme e Mbappe, mund të ndryshojë gjithçka. Inter po e ndjek edhe këtë situatë me shumë kujdes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *