Nga Moikom Zeqo
(Toleranca dhe tirania e shumicës,-marrezite e opozites – shkaterrimi i funksionimit te institucioneve)
Meqënëse kam shkruar në analizën e fundit këtu në DITA për keqkuptimin e ideve demokratike dhe demokracinë e deformuar, dua t’i referohem sot një prej filozofëve më të mëdhenj, Karl Poperit, një ndër ata që ka sfiduar tezën “e vdekjes së filozofisë”.
Kjo nuk është aspak një formulë e skajshme dhe e pafajshme. Pragmatizmi ka spostuar librat, simbolet e studimit rigoroz, prirjet arsyetuese, apo dyshuese, domethënë gjithçka që përcakton klinikisht substancën e problematikës filozofike. Ata që mohojnë filozofinë, vetëkuptohet që janë të mohuar prej saj.
Po kush ishte (është) Karl Poper? Çfarë përfaqëson Karl Poper-i?
Me origjinë austriake, i lindur në 1902, Karl Poper u bë një filozof i madh anglez dhe në 1945 në Londër ai konsiderohej si një patriark i filozofisë.
Poper ka synuar me vetëdije një pozicion specifik të neopozitivizmit, por me elementë të racionalizmit kritik, gjë që shpjegohet edhe me njohjen e tij të shumëfishtë dhe të pazakontë të dijeve dhe të shkencave ekzakte, fizike e përgjithësisht natyrore.
Karl Poper dallon tri botë: Botën fizike (materien), botën përjetuese (vetëdijen), botën e ideve, teorive (si realitet objektiv).
Mendimi i Poperit kundër shoqërive totalitare spikat.
Karl Poper kundërshton kuptimet “utopike”, duke vënë në dukje se “përpjekja për të krijuar qiell në tokë, prodhon përherë ferr”. Ky deduksion, është substancial për dështimin e komunizmit totalitar.
Karl Poper në 1945 boton kryeveprën e vet “The open society and its enemyes” (Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj) në dy vëllime. Në këtë shtjellim pretencioz, në këtë suma-sumarum, filozofia shkrihet si sociologjia e antropoligjizuar, jepet si sens zhvillimi i ngadalshëm, një lloj katekizmi mendor për popujt si dhe një eksorcizëm, -një antidot ndaj ideologjive ndarëse, kundërshtuese, përplasëse, përjashtuese.
Karl Poper ka synuar një universalitet të një kuptimi të ri të botës, ndonëse pa shpjeguar dot deri në fund dhe bindshëm kontradiktat e saj, ai bën një apel madhështor: Duke huazuar idetë e europianistëve të Konvergimit, duke hequr kufijtë politikë, që paraqiten edhe si kufij etnikë etj, si një Sen Simon i ri, flet për një të ardhme të përbashkët të bashkësisë joantagoniste të kombeve dhe të njerëzve.
Poper ngrihet kundër teorive dhe praktikave që veçojnë njerëzit, mbifuqizojnë “in extremis” nacionalizmat, apo teoritë raciste, por edhe ato politike dhe vë në qendër të optikës filozofike, idenë e një bashkësie e një matrice antropologjike të përbashkët të Shoqërisë së Hapur.
Karl Poper me projektin e Shoqërisë së Hapur, realizon përvojat totalitare si edhe të ngujimit kufitar, duke i quajtur këto si Vrima e Zezë e Historisë. Një marrëzi e instrumentalizuar, që të rikthen në të kaluarën dhe e bën edhe të tashmen, edhe të ardhmen thjesht një tautologji.
Demokracia autentike dhe demokracia alibike stimulojne Karl Poper, qe arsyeton rrugët dhe mundësitë e Shoqërisë së Hapur, duke thënë rregullat e një demokracie të ëndërruar, që ai e mbiquan Demokraci Autentike dhe jo një Demokraci Alibike, gjë që bën të mundur faktin që shoqëria civile të bëhet dalëngadalë dhe përfundimisht më e plotfuqishme sesa vetë koncepti i vjetër i shtetit.
Kjo mund të arrihet, sipas Karl Poper ndërmjet një sistemi institucionesh, pra nëpërmjet institucionalizimit të vetë institucioneve.
Sipas Karl Poper, krijimi i institucioneve është kryevepra madhështore e demokracisë, shumë më substanciale sesa qarkullimi i emrave të administratave, apo ciklimi i zgjedhjeve politike. Krijimi i çdo mazhorance të re, nuk është domosdoshmërisht një atu, për të rikompozuar çdo institucion sipas vizionit të fitimit të mandatit.
Këto teza të Karl Poper, kanë një aktualitet të habitshëm dhe janë gati inkadeshente, për realitetin, shoqërinë dhe demokracinë e brishtë shqiptare.
Mazhorancat qoftë të PD, qoftë të PS në keto 30 vite nuk kanë patur aspak ndërgjegjshmërinë historike për institucionet demokratike, por kanë përcaktuar politikën dhe shoqërinë shqiptare sipas modelimeve të tyre të fitoreve të përkohshme politike.
Kuptimshmëria konvencionale e “shumicës” është një keqkuptim kolosal. Ky keqkuptim i “shumicës”, është ndoshta vatra apo matrica e marrëzive politike më të llahtarshme që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Shqipëri.
Ky problem, kaq i mprehtë dhe delikat është analizuar shkëlqyeshëm nga Karl Poper. Ai shkruan:
“Demokracia nuk mund të karakterizohet e kryer vetëm si qeveri e shumicës. Në një demokraci, pushtetet e qeveritarëve duhet të kufizohen dhe kriteri i demokracisë është ky: Qeveritarët, domethënë qeveria, duhet të hiqen prej pushtetit të shpërdoruar në çdo kohë prej atyre që ata qeverisin, pa derdhur gjak.
Nëqoftë se njerëzit në pushtet nuk ruajnë ato institucione që sigurojnë mundësinë për një shndërrim paqësor të qeverisjes, atëherë kjo qeveri është një tirani.
Duhet të realizojmë, të zgjedhim vetëm mes dy formave të qeverisjes, domethënë midis asaj, që ka institucionet e demokracisë dhe asaj që ka institucionet e tiranisë. Një kushtetutë demokratike, e qëndrueshme duhet të përjashtojë vetëm një tip të shndërrimit të sistemit legal, vetëm atë lloj ndërrimi, që rrezikon karakterin e tij demokratik”.
Përralla “Mbreti lakuriq” e Andersenit per Karl Poperin është tepër e qartë.
Djali i vogël tha të Vërtetën e Mbretit pa rroba, ndërsa shumica e sugjestionuar në aluçinacione shihte rrobat më ceremoniale e të shkëlqyera në trupin e Mbretit. A nuk ndodh kështu edhe me politikanët tanë në Shqipëri? A nuk janë shumicat e sugjestionuara në të dy krahët që i shikojnë liderët e tyre jo lakuriq, kur ata janë në shumicën e rasteve lakuriq?
Djali i vogël ishte një, shumica janë të tjerët. Por e vërteta i takonte djalit të vogël.
Ky shembull parabolik, tregon qartë sesi një shumicë parlamentare dhe politike që pretendon monopolin e së vërtetës dhe të gjithçkaje, të jetë vetëm e sugjestionuar dhe të ndërmarrë veprime nga më të çuditshmet, nga më delirantet.
E thënë thjeshtë, filozofia politike e Karl Poper përshkohet nga humanizmi. Filozofia politike e Karl Poper e rrëzon kultin e qeveritarëve dhe synon për të krijuar kushtet e një demokracie konceptuale. Kushtetuta si substancë juridike nuk bie në kundërshtim me ekzistencialitetin e njeriut dhe njeriu nuk bëhet një posterior i politikës, por njeriu i referohet vetëm njeriut, duke bërë kështu humanizim të politikës dhe të historisë.
Karl Poper me këtë koncept të përparuar të demokracisë, nuk mund të parapëlqehet, aq më tepër nga ana që preferojnë bajraktarizmin bjeshkëtar shqiptaro-ballkanik, si edhe totalitarizmin demokratist, apo rilindas.
Ky konfrontim e ballafaqim i ideve të Karl Poper me jetën e sotme politike shqiptare, do të çonte në mendimin se Karl Poper është një mendimtar i rrezikshëm, madje tepër i dëmshëm dhe heretik për pushtetarët e sotëm. Për pushtetarët problematikë të ditës, opozicioni është një koncept i përjashtuar, kritika nuk ka asnjëherë të drejtë sepse nuk ka “shumicën”.
Kështu, dikur mazhoranca berishiane e PD-së, personalizonte gjithçka dhe mund të bënte gjithçka. A nuk po ben kështu dhe mazhoranca rilindase ?
Teza e Poper për demokracinë e emancipuar i alarmon politikanët shqiptarë, sepse botëkuptimi i tyre është paternalist, përjashtues dhe purist. Në të vërtetë, jemi të gjithë qytetarë të të njëjtit vend, të të njëjtit komb, përbëjmë shoqërinë e cila nuk mund të dualizohet në mënyrë absurde dhe pambarimisht.
Prandaj, sipas Karl Poper kryeinstitucioni i Shoqërisë së Hapur, është toleranca. Këtu nuk bëhet fjalë për tolerancën si një sjellje etike vetjake, si një kulturë të sjelluri në shoqëri, si një respekt formal dhe hipokrit, por për tolerancën konceptuale, në kuptimin filozofik politik dhe antropologjik, për tolerancën që bashkon dhe nuk ndan, që ndërthur dhe nuk përçan, për tolerancën që ndërton “së bashku” dhe nuk bën vetëvrasje “së bashku”.
Kundër postulatit “Kam gjithmonë të drejtë” Karl Poper polemizon me etatizimin e shoqërisë, si edhe me karakterin e privilegjuar të administratës së mazhorancës, që simbolizon tek vetvetja postulatin “kam gjithmonë të drejtë”, duke manipuluar opinionin publik, duke rrafshuar mendimet debatuese dhe standartizuar në mënyrë të mjerueshme individin dhe shoqërinë.
Karl Poper shkruan:
“Në qoftë se demokracia shkatërrohet, atëherë të gjitha të drejtat janë shkatërruar, madje edhe nëse ato arrijnë t’i mbajmë me disa avantazhe “të dhuruara” prej qeveritarëve. Në raste të tilla, zgjidhja bëhet ndërmjet dorëheqjes”.
“Demokracia ofron një fushë të çmueshme beteje për çdo reformë të arsyeshme. Por në qoftë se në këtë fushë lufte, mbrojtja e demokracisë nuk bëhet preokupacioni kryesor, tendencat e fshehta dhe të dhunshme antidemokratike (që i kuptojnë fare mirë ata pjesëtarë të shoqërisë që i vuajnë në kurriz), do ta shkatërrojnë demokracinë.
Në këtë rast, kur kjo ndodh, sepse kuptimi i koncepteve për këtë shoqëri të lirë, nuk është zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme, duhet lëvizur më shpejt për të nxitur përvetësimin e tyre. Një linjë politike e kundërt mund të rezultojë fatale. Ajo mund të sjellë si pasojë humbjen e betejës më të rëndësishme, domethënë të betejës për vetë demokracinë”.
A nuk e keni vënë re sesi partitë dhe liderët e mazhorancave fituese sapo bëhen pushtetarë, nuk flasin më për demokracinë, por vetëm për mekanizmin administrativ? Harrohen frazat e bukura dhe demokratike e pragmatizmi i pushtetit bymehet dhe bëhet instrument kërcënues, duke krijuar psikozën e frikës dhe të ndëshkimit.
Këtu nuk bëhet fjalë për emra të caktuar, apo për figura të korrupsionit që bën kërdinë në Shqipëri dhe që për fat të keq, do të bëjë kërdinë edhe në të ardhmen.
Interesi për demokracinë e vërtetë zbehet dhe humbet, sepse burokracia administrative fetishizon vetveten dhe kështu administrata bëhet më e plotfuqishme sesa vetë institucionet e Parlamentit, Kryeministrit, të Presidentit, apo të institucioneve të tjera të pavarura të shtetit, si edhe të institucioneve të tjera që kanë status autonomie.
Pakica e shumicës gjithashtu fuksionon. Një pakicë e vogël e Njësh-it të Ekzekutivit, e stafit të tij të klonuar pyetet për gjithçka dhe përcakton në hollësi gjithçka në shoqëri, në institucione etj. Kjo situatë e rëndë, përvijohet në ditët tona kur një pakicë e “shumicës”, nuk e pyet as vetë shumicën e saj.
Kjo shpjegon pse pakica e stafit ka një autoritet të papërballueshëm, kurse deputetët-përfaqësuesit e shumicës parlamentare nuk kanë gati asnjë autoritet, as kriticizëm dhe as kundërvënie ndaj pakicës së stafit.
Përvetësimi i ideve të drejta, mund të materializojë një shoqëri të drejtë. Megjithë konvencionalitetin që mbart cilësimi i drejtësisë sociale, duhet të paraprijë ajo më e madhja dhe më supremja, drejtësia njerëzore. Manipulimi bizantin i koncepteve të mbrapshta, gjoja demokratike, është në kundërshtim vdekësor me shoqërinë e hapur të Karl Poper.
Mendimet e Karl Poper janë të gjalla dhe e bëjnë të mbijetojë sistemin arsyetues tek secili, ato bëjnë një katharsis mendor dhe shmangin kultin e marrëzive, të deformimeve konceptuale që po bëjnë kërdinë sot në shoqërinë dhe jetën kontradiktore shqiptare.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
Shoqeria shqiptare gjendet në nje periudhe parademokratike. Si persa i perket institucioneve,po ashtu edhe persa i perket mentalitetit dhe nivelit të zgjedhesve. Ne jetojme në nje shoqeri bajrraktare dhe klanore, ku të gjithe rreshtohemi me shume qef pas “Njeshit”. Komunisti/antikomunst Sali Berisha e zevendesoi luften e klasave tê Enver Hoxhes me luften e tribuve per pushtet. Si formim dhe si trashegimi gjenetike ai ishte shume larg parimeve te demokracise. Demokraci, si ajo qe propagandon Karl Popperi-i, nuk gjendet as ne Francen me tradita të të drejtave të Njeriut dhe tê “Lirise, barazise dhe vellazerise” dhe jo të gjendet në Shqiperi. Jelekverdhet në France njeren nga kerkesat e tyre kryesore kishin pikerisht Referendumin e Iniciatives Qytetare.Qe do te thote qe zgjedhesit të kishin të drejte të revokonin, të hiqnin nga pushteti, ata politikane dhe pushtetare qe nuk mbanin premtimet e tyre. Kerkese qe nuk do te plotesohet as sot dhe as mot.
Para se te marrim shembull Popper-in, në Shqiperi nevojitet të ndertohet minimumi nje sistem drejtesie i paster. Me sistemin e sotem kanceroz demokracia në vend nuk vendoset as per 100 vjet. Po ashtu nevojitet që zgjedhesit të votojne per personin dhe jo per partine. Keto jane dy hapat e parë qe duhen hedhur gjate 10 viteve te ardhshme qe do bejne të mundur fillimin e ngritjes se institucioneve demokratike në vend. Prandaj Popper-in le tua lejme vendeve me tradita te forta demokratike. Shoqeria shqiptare do 100 vjet qe të demokratizohet dhe qyteterohet. Sot jemi ende ne sistemin e shkerdhatokracise dhe të xhungles.
Ja paska gjetur receten dhiarja e Dule Ramutit. Periudhe parademokratike. Hoxha dhe Berisha e paskan fajin
Une dija gjerman kete Poperin—
Ne fakt ky me shume njihet per ate qe quhet Filozofia e Shkences , ku ky perdor Modus Tollens , kur nepermjet nje supozimi te gabuar del ne nje rezultat te drejte
dhe per kete teori e mbajne si gjenial Poperin
Por ky ka dhe nje teori tjeter per “Holizmi” qe krijojne njerezit e shquar,
Filozofet Amerikane nuk e pelqejne Poperin , sepse me kete teorine e Holizmit, ky del njecike kunder Demokracise ,
Porse , “holizmi” qe krijojne reth vetes drejtuesit, eshte i vertete
Shqiperise i duhet te gjykoje kriminelet ekonomike qe shkaterruan industrine e vendit , sabotatoret e bujqesise , nje bujqesi moderne , me zhvillim te madherishem , qe rralle e gjen . Asgjesimi i S.M.T-ve ishte krim i shemtuar qe ndikoj shume ne rrenimin e bujqesise dhe nxitjen e eksodit . Te pretendosh te hysh ne B.E. DO TE THOTE “TE JETOSH ME LITAR NE QAFE”, pasi ne B.E. jetojme dhe “ligjin ” e ben me i forti . Pra me i forti qe dje kishte koloni , sot eshte “koloniazitor” i ekonomise qe po ju prek “qimja” e interesit , dihet se c`te ben ..!Kushdo te haje buken e tij dhe solidaritet , internacionalizem nga te gjithe shtetet qe jane te ndertuara me baze “ligjin e vleres”, konkurrence te ndereshme me baze dijen , vlere morale , ndihme per te pa diturin etj etj te moraleshme , ka nevoje te mesoje populli qe drejtues pranon njerezit e punes , te ndihmuar nga “mendimi shkencor” , qe vete e ka “pjelle “..! Me vjen keq qe ai popull eshte “kail ” te braktise i gjithi vendin ..! Personalisht , megjithese jetoj per rreth 30 vjet , i pajisur me dukumenta ligjore per te jetuaj ne B.E. , shtepine e thjeshte , prej ” puntori” e kam ndertuar ne fshatin tim te lindjes pamvaresisht se “potresira ” kisha dhe dje nga “karrierristet , te pa moralshmit , servilat qe i vune kazmen vatanit dhe sot krekosen si ” macoku ne theker ” dhe potresira ka dhe soj nga te njejtit tipa qe po drejtojne per 30 vjet .
Respekte Moikom dhe lexuesve të Ditës që dinë dhe duan të.lexojnë
Sa për atë që.bën Rama mjafton të thuhet sjellja e tij pas emisionit të fundit skandaloz TV.
Pasi shpalosi arrogancën e tij që fsheh mëkate .. ja fut nje darkë me Manen e të tjerë tek Padam..
Mirëmëngjes o dele !!!
Shshshshsh… Thththth… Brrrrrrrrrrr…
Ti më merr te keqen! Ti bën atë që s’thuhet! Të të vijë turp! Unë kujtova se ishe ndonjë njeri i mençur! Ku i ke gjetur këta o Fevzi?!
Këto ishin disa nga frazat, pasthirrmat apo eufemizmat e zhargonit retorik të Kryeministrit të Shqipërisë, në studion televizive më të ndjekur në vend, gjatë një përballjeje me gazetarët.
Këto ishin arsenali kryesor i “argumenteve” të tij, në mbështetje të asaj që bën në krye të qeverisë. Thuajse i gjithë emisioni kaloi me etiketime, përqeshje, tallje, fyerje dhe zhurmë, të bërtitura pa kuptim, pa lënë mundësi që të përmbyllet qoftë edhe një mendim i vetëm.
Qëllimi i vetëm i z. Rama ishte i dukshëm; të prodhojë zhurmën, duke u shfaqur ndërkohë si i zhurmuar prej të tjerëve, si viktimë e një gazetarie të paaftë, që njeh vetëm zhurmuesin si instrument debati.
Për këtë, mjafton që të mos lejojë të formulohet asnjë fjali kur i drejtohen pyetje, ndërsa ankohet se e ndërpresin, kur ai i etiketon e fyen të pranishmit, gjatë kohës që i duhet të japë përgjigje, duke provokuar ndërhyrjet e tyre.
Kjo është e vetmja mënyrë sesi një kryetar qeverie mund të kalojë pa përgjigje në një situatë kur qeverisja e tij është e zhytur në llucë.
E kapur në skandale flagrante që do të mjaftonin për të shpënë në humnerë shumicën dërrmuese të qeverive në Afrikë, Rama gjen mënyrën të kalojë lumin nëpër studio, duke provokuar një kakofoni televizive ku nuk sqarohet dot asgjë. Kjo mbetet e vetmja strategji komunikimi për një qeveri të telendisur publikisht: Të flasë e komunikojë pa thënë dhe pa lejuar të thuhet asgjë.
Mes të tjerash, Kryeministri tha, siç ka thënë edhe herë të tjera se e dashuron gjuhën, duke u ankuar se nuk po e lënë të vendosë një kundrinor përballë kallëzuesit. Në fakt, përtej përpjekjeve për ta dekoruar gjuhën me metafora, batuta e figuracione, arabeskat ligjërimore nuk i japin shije barbarisë komunikative që ai prodhon.
Kemi të bëjmë me një tallava retorike ku realisht nuk thuhet asgjë dhe ku nuk ekziston asnjë përmbajtje.
Pjesa tjetër e të gjithë debatit është relativizim absurd i çdo fakti, mohim sy për sy i asaj që është ashiqare dhe manipulim i trashë i të vërtetave që tashmë dihen nga të gjithë.
Për Kryeministrin e Shqipërisë, është fare normale që ai të takohet me kriminelë në hotelet e tyre, të zgjedhë dhjetëra njerëz me precedentë penalë në krye të institucioneve përfaqësuese, të ketë shokë të korruptuar, për të cilët ka sinjalizime nga ambasadat e huaja, të mbillet vendi në drogë etj.
Të gjitha këto, sipas tij nuk tregojnë asgjë, dhe ai nuk mund të ketë faj pse të tjerët rreth tij, të zgjedhur prej tij, dalin kriminelë dhe ai i mbron, madje edhe kur ka denoncime!
Unë flas çfarë dua unë… takoj kë duan unë… bëj atë çfarë dua unë… nuk i jap llogari askujt… nuk sugjestionohem nga përgjimet… nuk dua t’ia di për publikime të fotove me kriminelë…
Pra, Kryeministri nuk mban përgjegjësi për asgjë! Shkurt, është i papërgjegjshëm.
I gjithë debati, ashtu si edhe të tjerë të mëparshëm, ishte një shfaqje bajate, pa asgjë përmbajtësore, një spektakël banal, pa asnjë thelb. Gjithçka ngjan si një produksion komercial i tipit “I love Tropoja”.
Në fakt, Edi Rama është 24 orë në rol, dhe bën kudo të njëjtën gjë, në politikën kinematografike që prodhon prej vitesh. Spektakli vetëm sa vjen e bëhet më vulgar, deri në dhembsuri.
Nuk e ka vetëm ky loqja i Surelit fajin.
Edhe gazetarët në studio ishin sharlatanë.
Del Kryeministri para gazetareve dhe i rrotullon ai te gjithe duke i shtruar ne nje muhabet te thelle mbi rrotat dhe xhamat e makines se vet, nderkohe qe vetem javen e fundit ai ka bere kater ligje diktatoriale duke grumbulluar cdo pushtet ne duart e tij.
Me të drejtë në këtë analizë për Ramë- Salinjtë e Shqipërisë ngrihet apeli për domosdoshmërinë e forcimit të INSTITUCIONEVE
BE është institucion, jo spekulim.
Direktiva e BE “Follow the money”, pra ndiq paranë, ka krejt tjetër kuptim nga ligji i Anti KÇK që mbështet edhe Sorecca, i deleguari i BE.
Po komplet tjetër kuptim.
Direktiva “follow the money” parakupton një punë të mirfillte investigative, ku duke ndjekur fillin e transaksioneve financiare të cilat të çojnë tek personat e vërtetë që i kryejnë ato.
Pra ideja është që nga paraja të shkohet tek personi, me shumë gjasë krimineli.
Kurse anti-KÇK fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij. Pa asnjë punë hetimore, thjesht shihet kush ka qenë apo është në burg i çon OFeLi-ja letrën. Në disa raste OFL ndërhyn edhe në proçese të çelura nga drejtësia.
Krejt e kundërta e Direktivës. BE thitë Follow the money, Rama e Sorecca thonë Follow the person.
Nëse direktiva e BE kërkon shtet, procedurë dhe inteligjencë, anti-KÇK kërkon thjesht policë që të veprojnë me llogjikën e të fortit për të Kapur ç’a të Ketë mbetur. Njësoj si banditët kur plaçkisin viktimat e tyre.
Direktiva e BE kërkon proces të rregullt gjyqsor, që do të thotë që është drejtësia ajo që e udhëheq luftën kundër krimit. Anti-KÇK është drejtësi paralele, që funksionion sipas rregullave të bosit dhe jo kushtetutës e ligjit. Vini re, akti normativ nxjerr komplet jashtë funksioni rendin juridik e kushtetues. Prandaj policisë, fjala vjen, nuk i bën përshtypje parimi i gjësë së gjykuar.
Direktiva e BE parakupton që policia është nën drejtësinë. Kurse anti-KÇK policia e tërheq për hunde atë pak drejtësi që ka ngelur.
Ndaj të quash anti-KÇK si zbatim të direktivës së BE, duhet të jesh i ligë ose i paaftë për të kuptuar ç’po ndodh.
I sugjeroj Soreccës ta prezantojë në Itali këtë ligjin e KÇK që mbështet këtu..! Po ja mbajti, sigurisht. As në profesionin e tij të policit nuk e pranojnë, me këto lloj idesh…
As në Maqedoni e Kosovë BE nuk pranoi të bëhej kjo katrahura jonë, që e mbështetën të deleguarit e saj!!!
Vec blegtorialit berishist dhe psiko-totalitarizmit surelian ne kemi dhe ambasadorët…
Që së fundmi zgjidhen edhe burra maço.
A eshte zevendesministrja Kuko ne video me ambasadorin Soreca ?
Kjo pakkujt i hyn ne pune. Se me ke frekuentohet seksualisht nje zevendeministre kjo eshte gjeja me pak e rendesishme ne bote.
Qe ka ambasadore dhe diplomat te tjere qe vijne ne shqiperi per shkak te femrave eskorte qe ne ofrojme, kjo eshte e sigurt si drita e diellit.
Ajo qe nuk kuptova une eshte kjo:
1. Pse zv Ministrja e dyshuar per ne kete video doli ne media dhe foli me nenkuptime ?
2. Pse ne te njejten dite ambasadori Soreca doli me tv dhe foli per kete problem qe kishte kohe qe ziente ?
Qeverisja rilindase shtrihet vec ne qytete kryesore ndersa periferia qeveriset vete nen pushtetin e klaneve a fiseve.
Rilindja ka parime te ngjajshme me Berishen sidomos mbi administrate minimale dhe kontroll minimal te puneve (perkthe – pergjegjesi minimale).
Kurse Totalitarizmi monist menaxhonte vendin deri ne nivel kapilar dhe edhe pergjegjesine e mbante ne nivel te tille. Prandaj qeverisje totalitare po te doni
Stili Rilindjes eshte autoritarizem qe ndryshon nga totalitarizem.
MIRËPRITEN KOMENTE ETIKE QË LIDHEN ME TEMËN E ARTIKUJVE.
KOMENTE QË FYEJNË AUTORËT E DITA-S DO FSHIHEN, REDAKTOHEN DHE NËSE RASTET PËRSËRITEN JU NUK JENI MË I MIRËPRITUR NË FORUM.
FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN NDAJ KËTIJ PARALAJMËRIMI DHE LEXIM TË MBARË
MODERATORI DITA ONLINE
Mire qe u erdhen trute. Keni lejuar deri më sot
lloj lloj kontigjentesh burgu qe të shanin me liber shtepie dhe të ndyenin gjithkend e kedo. Njerez të frustruar qe e nxirrnin mllefin e jetes se tyre të deshtuar në forumin e “Dite”-s. Pavaresisht se nuk jam dakort me politiken redaksionale te “Dites”, më duhet ta pranoj se ajo ka në gjirin e saj analiste me vlera dhe nivel. Si psh i paperseritshmi Viktor Malaj, politiku, liriku dhe fillozofi Arben Duka, Moikom Zeqo (eurudit i pashoq), Bedri Islami dhe Shaban Murati ( njohes të thelle të politikes kombetare dhe nderkombetare) etj. Ky nivel i larte nuk duhet lejuar të behet pis dhe të ulet nga disa horra, qe nuk dine se çfare eshte edukata, kultura dhe miresjellja. Por dine veten t’i sulen si qen të terbuar autoreve të siperpermendur apo komentuesve qe shprehin thjesht mendimet e tyre. Cilido duhet lejuar të shprehe mendimin e vet, pro ose kontra, por pa ofenduar askend. Duhen ndaluar zagaret qe vete nuk kane mend dhe llogjike te komentojne apo analizojne, por veçse u kujisin të tjereve. Normalisht forumin e komenteve duhet ta mbani në po ate lartesi qe keni edhe nivelin e analizave dhe artikujve.
Eshtë i pakonceptueshëm cinizmi i kësaj klase politike, që sa herë ka vdekje tragjike të shqiptarve të harruar në fatin e tyre të zi nëpër fshatra të humbura… del me deklarata pompoze.. me kuja dhe me vaje… këta, pikërisht këta, që “falë” tyre varfëria dhe hendeku mes shqiptarve të dëshëpruar dhe pasunarve të korruptuar është një hendek gjigand… sa herë lexoj cinizma për tragjedi të tilla…. veç Migjeni më vjen fiks … i cili këtyre hipokritëve.. të politikës, kur vdisnin vogëlush nga braktisja, skamja dhe varfëria ekstreme.. ju drejtohej kështu në prozat e tij….
“Merrnje dhe çonje në qytet kët shtatore…
Vendosnje në nji shesh !
Dhe si përmendore kushtonja ndokujt
Kushtonja atij që ka ma shumë merita për kët vend!
Po, ndoj ministrit o deputeti, o ndokuj tjetër…”
Respekte Dita per emrat e medhenj te analizes qe ka sot, kontrast i thellë me mjerimin e medias.
Sidomos per ngulitjen e idesë që sot, 7 vite pas Rilindjes nuk ka më Demokrat dhe Socialist, por te Pasur dhe te Varfer!
Paketa Anti-KCK e Qeverise Rama po cenon ne menyre te drejteperdrejte lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Dhe justifikimi eshte “se ne gjendje te jashtezakonshme, merren masa te jashtezakonshme”! Por sa here pyetet per punen e qeverise, Rama rreshton suksese, qe do te thote se nuk jemi ne “situate te jashtezakonshme”!
Pra arsyetimi per pakten Anti-KCK bie po prej fjaleve te vete Kryeministrit! Ne fakt e vetmja “situate e jashtezakonshme” eshte mos funksionimi i Kuvendit te Shqiperise, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte e me keq dobesimi prej 2013 i kompetencave te Presidentit te Republikes. Jemi perballe nje Ekzekutivi qe nuk e kontrollon asnje mekanizem demokratik! Dhe me keq akoma kete “vrull autokratik” te Rames e kane “certifikuar” veprimet dhe mosveprimet e opozites. Pergjegjesia per kaosin e krijuar kushtetues dhe institucional eshte e te dy paleve. Rama qe ka marre cdo pushtet dhe opozita qe permes bojkoteve dhe mospjesemarrjes ne zgjedhje apo institucionet e drejtesise KED, KLGj dhe KLP i ka lene dore te lire qeverise. Ata qe e paguajne cmimin jane qytetaret qe u preken te drejta dhe lirite themelore. Ndaj, zgjidhja nuk mund te vije nga ata qe e krijuan kete autokraci.
Per mendimin tim Shqiperia ka nevoje sot per tê pakten 10 vjet sundim autokratik. Pavaresisht nëse ky sundim ushtrohet nga e majta apo e djathta. Gjate ketyre 30 vjeteve shkerdhatokraci Shqiperia eshte shkaterruar në atë farë feje qe do tani 50 vjet që të vihet në shina. Eshte tamam situate katastrofike dhe gjendje e jashtezakonshme. Shqiperia e sotme mund te krahasohet me ate të nje shekulli më pare – 1920. E cfilitur, e perçare, e dobet. Koha deshmoi se demokracia nuk eshte bere per shqiptaret. Per shkak të nivelit tonë kulturor, shkalles se emancipimit, mungeses se theksuar të qytetarise, respektimit të shtetit dhe ligjeve vetem nga frika dhe dhuna etj etj. Ne si popull kemi nevoje per një dore te forte per tu bere perseri nje vend dhe popull i perparuar dhe respektuar. Se si thone: para se te jete sistem, demokracia eshte kulture, qyteterim dhe mentalitet. Ne vende dhe popuj të prapambetur demokracia kthehet ne xhungel, anarshi dhe shkerdhatokraci. Siç ngjau në Shqiperi, dhe ngjan sot edhe në shume vende të Afrikes, Amerikes Qendrore, Azise Juglindore etj etj. Pa shkuar shume larg mund të marrim shembullin e Turqise: Qe kur nê pushtet ndodhet Erdogani, Turqia ka perparuar ndjeshem në të gjitha fushat. Në Rusi pas tollovise “demokratike” të Jelcinit, me ardhjen në fuqi të autokratit Putin, Rusia u rikthye në tavolinen e Fuqive të Medha. Rasti me bindes eshte ai i Kines: Aty mungon pothuajse çdo forme demokracie, por Kina po kthehet në superfuqine e pare në bote. Niveli i jeteses se kinezeve të thjeshte eshte dhjetefishuar. Demokracia eshte sistem per vendet me kulturë dhe qyteterim. Siç thashe edhe më pare, Shqiperia ka nevoje të udhehiqet me dore te forte. ndryshe ajo do rrezikoje shperberjen ose rikthimin në një shprehje gjeografike. Dhe nuk ka rendesi nese “dora e forte” eshte e majte apo e djathte, socialiste apo demokratikase.Por vetem të jete dikush qe sakrifikon per vendin dhe popullin e tij. Me rendesi eshte qe ai te rivendose rregullin, të rrise nivelin e jeteses se popullit, te forcoje ushtarakisht vendin etj etj. Ato gjera qe i beri psh para një shekulli Ataturku qe ishte nje autoritar i padiskutueshem. Qe e ktheu Turqine e pergjumur të sulltaneve në nje vend me orientim republikan dhe properendimor. Sikur nje njeri i tille t’i rivije Shqiperise une do ta votoja me të dyja duart. Sepse demokracia
deshtoi me turp e faqe të zezë në Shqiperi. Ajo u transformua në nje sistem ku ligjin e bejne më të fortet, gjykatesit hajdute, politikanet e korruptuar, pronaret e mediave mashtruese gjumendjellese, banditet dhe krimi i organizuar. Ku u shiten të gjitha pasurite kombetare dhe u shkaterrua, u pervetesua dhe u vodh nje baze materiale qe kushtonte me qindra miliarde dollare.
Ja dhiarja, prape nuk kupton qe ligjet nuk zbatohen ne autokraci, por shkelen ne interes te autokratit.
Demokracia e vertete sundon kur sundon ligji per te gjithe.
Po dhiare ishe dhiare ngelesh,.
O dhiar o zemergur qytetar nuk behesh kurre
Paskemi qene popull i mallkuar na udheheqin psikopatat duke fillu nga sala dhe ky palloshi nuk bohet shqiperia me kto duhen edhe 50 vjet te tjera
Elita politike nuk eshte elita substanciale e intilegjences shqiptare,prandaj edhe mungon jo vetem trajneri,por edhe lojtaret.
Nuk besoj qe te gjendet ne Bote,edhe nje Kryeminister i vetem si Edvin D’Rama,qe ulëret ne emisionet televizive sa herë qe
ka perballe gazetaret.Me gazetaret shqiptare vulger,me gazetaret e huaj “ëngjëll”!Cilin moral apo ideologji ndermjeteson ky
person?Natyrisht qe nje psikopat,nje hipokrit i tille,qe mblodhi gjith llumin te shoqerise shqiptare pas vetes,nuk ka ideale,
ideali i tij eshte uni.Karl Poper nuk absorbohet dot nga politika postkomuniste e Europes lindore,nga vulgu as qe behet fjale.
Demokracia shqiptare eshte nje demokraci specifike,qe i mungojn bazat elementare te demokracise,si pasoje edhe te Shtetit.
Tani per tani,as qe mund te behet fjale per Shtet,por per nje organizate mafioze.Ithtari i Karl Poper,miliarderi George Soros,
megjithese ka shpenzuar milona dollare(edhe ne Shqiperi)per pershpejtimin me mutacion te zbatimit ne praktike te “Shoqërisë
së hapur”,nuk ka gjetur gjithmone “mirkuptim”atje ku politikanet nuk kan qene te varur nga Dollaret e tij.Por edhe shume
nga ata qe i kan pranuar milionat e Sorosit,jan joshur nga interesi dhe jo nga ideologjia e Karl Poper.Kjo tregon,se donacionet
e George Soros,kan stimuluar korrupsionin,duke prishur edhe ekuilibrin politik me nderhyrje nga jasht.Levizja MJAFT,nje
levizje e finacuar nga Soros,ishte parapergatitur me dinakeri,qe te shitej si levizje qytetare,ishte vetem nje trampoline per
tu hedhur ne politike.Rezultati.produkti më pevers i politikes shqiptare,Milva Ekonomi,Endri Fuga,Erion Veliaj,Edi Rama e
kompani,qe kan futur nje”kulture”politike qe ka te ngjare vetem metodadat mafioze dhe naziste.Përpjekja e Soros per te
krijuar qiell në tokën shqiptare,prodhoi ferrin mafioz te”rilindjes”.Rilindja,nje term hyjnore,ndermjetesohet nga morali politik
më pevers ne historine e kombit shqiptare.Kjo ve ne dyshim moralin e shoqerise tone .Referimi i Z.Shenasi Rama tek social
historiani Ibn Khaldun per te shpjeguar fenomenin e poltikes shqiptare,tregon se struktura socialpolitike e shoqerise sone,
eshte pak a shume ne stadin e shoqerise së Spanjes arabe para 700 vitesh.Ndersa lideri botrore Edvin D’Rama,qe gjithashtu
eshte ne listen e atyre qe kan perfituar nga Dollaret e George Soros,nuk citon shprehje nga Karl Poper,por sufizma nga poeti
pers Rumi,qe ka jetuar para 800 vitesh!Kryeministri yne akoma nuk ka gjetur veteveten(as ne ideologjine socialiste),eshte ne
kerkim!
Hahahahahahaha ja paska hedhur edhe doren Sales ne sup tradhetari i Shqipetarizmit ane e mbane ..Po ta hodhi doren ne sup Janulla e po te tha Kalo Pedhi ,dijeni me siguri te madhe qe gishtin ta ka futur ne bythe ose do ta fuse me vone ..Jane shume te pabese e dinake me Shqipetaret Janullaqet ,Ramaqet ,Kristaqet , Netaqet ,Vucicaqet ,Pandeli majkot, Nanaqet..Besojuni sa me pak
Pa dyshim Rama eshte k/m me i mire dhe i duhuri per vendin…..artikuj kunder tij cdo e negative e tregojne kete…tre lajme kryesore per k/m dita nuk i kaloi qofte edhe formalisht…kjo tregon cdo gje qe shkruhet ketu nuk ka te beje me shqiperine por nje grup njerezish e innterrsa ekonomike te disa qe vdiqen te behen pjese e tepsise..Mundohuni te krijoni aktivite fitimprurese ne aftesite tuaja…shqiptaret kane ndertuar jeten ne bote me forcat e tyre nemes veshtiresive qe nuk mund te numerohen..po ju ne Shqiperi cfare beni ??
Bile as sBajraktarizem mesjetar shqiptar nuk ishte, po vetem nje klonim-suragate serbomalazias me krrokama fokorike malsere shqiptare. THjeshte ishte nje shemti banale jashte perdorimit,daluar kohe.Kjo u nderua nag “Rilindja” nje frnyme qe I dha forme dhe permbajtje kombetare e shteterore etnike shqiptare.qe sanoi kaosin dhe varferimin e shqiptareve,qe I dha emer dhe njohje shtetit dhe vlerave shpirterore e materiale em kombetare shqiptare.
Mbasi e lexova kete shkrim te Mojkom Zeqos,per te cilin e pergezoj,me mbetet te them se vlerat e ketij shkrimi duhet te pasqyrohen ne veprimtaqrine ditesore te politikaneve tane dhe jo vetem te atyre qe jane ne qeverisje POR dhe te atyre qe jane ne drejtimin e formacioneve politike dhe qe pretendojne te marin neser qeveqisjen e popullit shqiptar.