Në fushë janë talente të vërtetë. Ndezin gjithmonë të dielat dhe netët europiane të tifozëve të tyre falë paraqitjeve të jashtëzakonshme, golave dhe magjive që çmendin publikun. E gjitha kjo ndodh në fushë, por duke rrëmuar në të kaluarën e këtyre fenomeneve, zbulohen shumë gjëra interesante. Një nga këto gjëra është historia e tyre në bankat e shkollës.
Në fakt, janë të shumë futbollistët që kanë humbur të paktën një vit shkollë dhe që kanë pasur shumë probleme, në moshë të re, në aspektin e mësimeve. Ja cilët janë.
Antonio Cassano, i mbetur në klasë 6 herë
Një fenomen në fushën e lojës, ndoshta një gjeni i pa kuptuar, që ka pasur më shumë se një mundësi për t’u ringjallur dhe për të treguar përsëri talentin e tij.
Antonio Cassano, mes polemikave me arbitrat, trajnerët dhe presidentët, është veçuar gjithmonë për talentin e madhe që e ka çuar të veshë edhe fanellën prestigjioze të Real Madrid, përveç asaj të Roma-s. Por talenti barez nuk ka qenë një fenomen kur bëhej fjalë për shkollën.
“Kisha notën 2 në të gjitha lëndët. Një rezultat i jashtëzakonshëm, i arritur falë një përkushtimi të vazhdueshëm. Kam mbetur në klasë gjashtë herë, mes fillores dhe shkollës së mesme”. Megjithatë, Cassano dukej se kishte një marrëdhënie të veçantë me mësueset:
“Te shkolla ‘Carducci’ ishte Sarcina, shumë e mirë. Kishte ditë që nuk arrija t’ia hiqja sytë”. Cassano, një “bomber” race.
Balotelli dhe minimumi i mundshëm
Kur Mario Balotelli luante si një fenomen i vërtetë me ekipin e moshave të Inter, është përjashtuar për një periudhë të caktuar nga organika e skuadrës për shkak të notave shumë të këqija.
Pavarësisht nga kjo, Balotelli ka arritur ta mbajë premtimin që i bëri prindërve, duke i përfunduar studimet dhe duke marrë provimin e pjeskurisë me notën më të ulët të mundshme, 60 nga 100.
Pak më i mirë ka qenë rezultati i Davide Santon, 62 nga 100, ndërsa më i miri i intersitëve të rinj ka qenë Obi me 67.
CR7 dhe karrigia (pothuajse) e hedhur mësueses
Të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo ka pasur një fëmijëri të vështirë, por askush nuk e dinte për problemet e tij në shkollë. “Topi i Artë” aktual (dhe ai ardhshmi, me shumë mundësi) nuk shkonte në klasë dhe i gënjente prindërit për notat e këqija.
“Mësueset më thonin se duhej t’i tregoja vendin, por unë nuk e dënoja. Ai duhej të stëritej shumë për t’u bërë një lojtar i madh”, ka zbuluar mamaja e tij pak kohë më parë. “Kur vinte në shtëpi, merrte vetëm një kos me fruta dhe një top, dhe kthej në rrugë për t’u kthyer në shtëpi pas mesnatës”.
Dita e parë e shkollës ka qenë një katastrofë për Ronaldo-n. Pasi kishte shkuar me vonesë, mësuesja i kërkoi të prezantohej para klasës gjatë apelit. “Përshëndetje, jam Ronaldo dhe jam nga Madeira”, ka thënë ai me një të folur të vështirë për t’u kuptuar. Shkokët e klasës kanë filluar të tallen, madje edhe mësuesja ka qeshur.
Ronaldo u zemërua aq shumë, sa mori karrigen dhe e paralajmëroi mësuesen se do ta kishte goditur në kokë nëse nuk do të ndalte të qeshurat.
Problemet shkollore të një djaloshi, i cili u bë një nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave.
“Plesht” pa dëshirë për libra
Një futbollist i jashtëzakonshëm, një marsian për disa, i aftë të dhurojë momente të pabesueshme me një top në këmbë.
Emri i tij është Lionel Messi, fantazia e Barcelona-s. Edhe ai, i rritur në një familje të thjeshtë dhe të përulur, ka pasur një të kaluar të vështirë. Nga problemet me shëndetin, me kurat me hormone për ta ndihmuar të rritej, deri te dëshira e pakët për librat.
Në të vërtetë Messi-t nuk i pëlqente aspak të shkonte në shkollë. Mësuesja e fillores, e intervistuar kur po dilte në librari një nga bigrafitë e fundit mbi kampionin argjentinas, ka thënë: “Nuk studionte shumë, aq sa duhej.
Ishte një nxënës normal”. Leo Messi, “Pleshti”, ka bërë një vit të fillores në Rozario, ndërsa vitet e tjera i ka bërë në Spanjë.
I mungojnë dy vitet e fundit të shkollës së mesme që do t’i duheshin për të shkuar në Universitet. Por, pas shpërthimit në futboll, nuk ka arritur t’i bëjë të dy gjërat njëkohësisht.
Mamaja e Messi-t ka treguar se, për ta shtyrë të shkonte në shkollë, duhej ta nxirrnin nga shtëpia me mashtrime, sepse atij nuk i interesonte aspak të mësonte, donte vetëm të luante futboll.
