Një 31 vjeçar është nën akuzën e trafikimit të personave të rritur nga policia e Beratit e cila ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për të.
Pasi është bërë kallëzimi nga shtetasja me inicialet J.K 19 vjeç banuese në berat, policia ka nisur hetimet për shtetasin me inicialet Dh. S po banues në Berat.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 21.09.2017, nga Seksioni për Trafikun e Paligjshëm, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh.S, 31 vjeç, banues në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasia J.K, 19 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se shtetasi Dh.S ka tentuar për ta trafikuar dhe shfrytëzuar për prosititucion në shtetin Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Trafikimi i personave të rritur” dhe “Heqja e pa ligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 110, 110/a dhe 22 të Kodit Penal.
