Ylber Hysi
“Sot në Shqipëri edhe foshnja në bark të nënës lind proamerikan”
Shprehje e përhapur në SHBA
Rreth një dekadë e gjysmë më parë, një miku im, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më kërkoi të prisja dhe të shoqëroja nëpër Shqipëri pronaren e ndërmarrjes ku ai punonte. Me një merak të shprehur më kërkoi jo vetëm ta respektoja, por edhe t’i qëndroja pranë gjatë udhëtimeve të saj nëpër vendin tonë. Më shpjegoi se ajo grua fisnike kish treguar një kujdes të veçantë për të bërë të mundur ta integronte atë në jetën amerikane. Ai më theksoi edhe origjinën e saj gjermano-irlandeze, dhe faktin që ajo ishte një pasionante e historisë së kombeve dhe, sidomos e kulturës klasike antike greke, një fushë kjo që përfshihej njëkohësisht edhe në interesat e mia studimore të prejkohëshme për fqinjët tanë.
Ka qenë korriku i vitit 2007, kur e prita në Rinas dhe vizitën e parë e realizuam në qytetin e Beratit, në qytetin e “një e mbi një dritareve”, i cili jo vetëm e surprizoi, por edhe e mahniti zonjën e nderuar. Vinte nga një periudhë pushimesh që kishte kaluar nëpër Greqi dhe e ndjeva që ishte e befasuar, nga fakti që kaq pranë Greqisë mund të ekzistonte një vend që kishte po atë bukuri dhe një kulturë po aq antike sa e saj. Dhe, si për të vërtetuar ndjesinë time, shprehu dëshirën se ishte e gatshme për një guidë më të gjerë se sa ajo e planifikuar më parë nëpër Shqipëri.
Pas Shkodrës, kaluam nëpër Gjirokastër e më pas në Butrint, i cili e vuri në mendime të thella. Në heshtje, dëgjonte me vëmendje dhe bënte po në heshtje llogaritë me periudhat, duke i krahasuar gjithmonë, po në heshtje, me ato klasike greke. Në Apolloni, befasia e saj ishte e plotë, sidomos kur i vura në dukje se ky ishte qyteti antik, që Ciceroni e vlerësoi për lashtësinë dhe madhështinë e tij, ku kishte studiuar edhe Oktavian Augusti, Perandori i parë i Romës. Me çiltërsi u shpreh se kishte dëgjuar që Perandori kishte studiuar në një nga 12 Apollonitë e Adriatikut, por që ky vend të ndodhej kaq shumë pranë Greqisë dhe Romës, nuk mund ta kishte menduar kurrë.
Vizitën e fundit e realizuam në qytetin e Krujës. I ofrova të dhëna për historinë e popullit shqiptar, rrënjët e tij, gjuhën. Ndaluam në Zgërdhesh, ku i shpjegova zonjës se këtu ishin rrënojat e një qyteti antik, të cilin gjeografi egjiptian i antikitetit, Ptolemeu (Ptolemaes Klaudius, 90-160 e.s.) e përmend me emrin Albanopolis, së bashku me disa qytete të tjera ilire. Me këtë të dhënë, ai bëri të njohur fisin e Albanëve, me të cilin identifikohen shqiptarët e sotëm. Albanët njiheshin si një nga fiset ilire që shtriheshin përgjatë brigjeve të Dalmacisë ilire, brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, duke përfunduar në gjirin e Ambrakisë, në Prevezë. Çuditërisht, në këtë moment ajo reagoi dhe sipas informacionit të saj, natyrisht jo të saktë, pretendoi se këto territore ishin të Greqisë. Rrugës për në Krujë, i argumentova zonjës së nderuar, se ato territore shqiptare, Greqia i kishte përvetësuar me ndihmën e Fuqive të Mëdha Europiane, duke filluar nga vitet e Kongresit të Berlinit më 1878 e këtej. Kufiri, midis territoreve shqiptare dhe Greqisë së krijuar në 1831 ka qenë gjiri i Ambrakisë, në Prevezë, i thashë prerazi.
Në kalanë e Krujës, pas vizitës në Muzeun e Gjergj Kastriot-Skënderbeut ajo nisi të meditojë në heshtje. Perandoria Osmane ka pasur hije të rëndë dhe lufta 25 vjeçare e popullit shqiptar, me Skënderbeun në krye, në mbrojtje të Europës, i dukej një mrekulli.
Gjatë kthimit nga Kruja, i përmenda mysafires turneun që Presidenti i Amerikës, Xhorxh W. Bush realizoi në Europë dhe në Shqipëri ndonjë muaj e ca më parë.
– Po – më tha – kam dijeni dhe më ka bërë përshtypje pritja madhështore që i bënë atij në një qytet të vogël në Ballkan. Në moment reagova duke i thënë:
– Ja, ky është ai qytet, Fushë Kruja.
E befasuar, më kërkoi nëse ishte e mundur të bënim një ndalesë. Qëndruam në lokalin ku Presidenti Bush kishte bujtur dhe ku gjithçka kishte mbetur e pandryshuar nga koha e vizitës së tij.
– Ylber – më pyeti – nga buron kjo dashuri për Amerikën në këtë qytet të humbur, te këta banorë!
I kënaqur, i shpjegova se kjo dashuri ekziston në të gjithë kombin shqiptar, kudo ku ai ndodhet sot në Ballkan dhe ka lindur në fillimet e shekulli të njëzetë, më saktë në vitin 1919. I shpjegova se kombi shqiptar është kombi “jetim” i Europës, i cili nuk ka me të asnjë lidhje gjenetike, gjuhësore etj. Ndoshta për këtë arsye është që kjo Europë, përgjatë mijëvjeçarëve e ka “masakruar” këtë komb. Momenti më tragjik ka qenë viti 1919, kur në Konferencën e Paqes në Paris kjo Europë kishte planifikuar që Shqipërinë ta zhdukte nga harta e Botës.
Pikërisht, këtu e ka burimin mirënjohja dhe dashuria e kombit shqiptar për Amerikën. Në Paris, Presidenti Ëillson (Ëoodroë Ëilson,(1856-1924), deklaroi se nuk do të firmoste asnjë dokument zyrtar mbi të Drejtat Ndërkombëtare, nëse nuk do të merreshin parasysh dhe nuk do të mbroheshin të drejtat e kombeve të vegjël. Këtu përfshihej edhe Shqipëria.
Ishte kjo deklaratë, që detyroi Europën të njohë pavarësinë e Shqipërisë, por që krijoi njëkohësisht te populli edhe mitin se:
-Amerika, shpëtoi Shqipërinë. Këtu lindi dhe u rrit ndër dekada në kombin shqiptar dashuria për Amerikën. Por, i veçantë është fakti, se kjo dashuri u trashëgua në popull, jo nga politikanët shqiptarë apo nga shteti shqiptar i shekullit të kaluar, të cilët, pavarësisht ngjyrave apo regjimeve, puna më e mirë që kanë bërë, ka qenë vendosja e “shkopinjve në rrota” kundër interesave amerikane, të paktën deri në 2013!!!! Kjo dashuri u trashëgua në brezat e popullit shqiptar, fillimisht me këngët e djepit, me ninullat që nënat shqiptare u këndonin fëmijëve të tyre që në lindje, u trashëgua në folklorin shpirtëror të vet popullit shqiptar. Pikërisht, për të gjitha këto, sot në Shqipëri edhe “foshnja në bark të nënës lind proamerikan”.
Populli i Fushë Krujës pati fatin e madh, që ta vërtetonte edhe njëherë këtë dashuri, të shprehte nëpërmjet Presidentit Bush, atë se çfarë përfaqëson Amerika për kombin shqiptar. Besimin se do ta shpëtojë edhe këtë herë…
Edhe pse mysafirja e nderuar e dinte, që jo kudo, madje edhe në Greqinë e pasionit të saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Flamurin dhe Presidentin Amerikan nuk i kanë respektuar gjithmonë, kuptova se tani ajo i jepte të drejtë Robert Kaplanit për gjithçka që ai shkruante në librin e tij, “Greqia, dashnorja e Perëndimit dhe gruaja e Lindjes”.
Ditën e fundit, në aeroport, gati për të fluturuar në Amerikën e largët, gjeta rastin për t’i shprehur, në mënyrën më të sinqertë, se në themel të miqësisë shqiptaro-amerikane qëndron – “Një dashuri e mbrujtur me qumështin e gjirit të nënave shqiptare”.
Më dëgjonte në heshtje dhe po në heshtje ndjeva premtimin, se kur të kthehej në atdheun e saj, do të fliste me pasion për Shqipërinë, se do të ndjehej krenare për një popull që e meriton miqësinë e Kombit Amerikan.

Faleminderit!
U perlota pa dashje.
Ndjehem krenare per rrenjet e mia!
Ylber po ca budalleqe thua o lumadh,
Shqiptaret e pelqenin Ameriken ne kohe te Diktatures me shume per shkak te luftes qe i bente propaganda e regjimit kunder Amerikes
dhe po ashtu njerezit e pelqenin Ameriken, per filmat, per teknologjine, per sportet , muziken,aktoret e humorit dhe aktoret kinematografik
Nderkaq qe ne ato 50 vjete njerezit shqiptare nuk dinin gje fare ,
se Amerika na kishte ndihmuar ne vitin 1919.
Biles atehere ne kohen e Regjimit thuhej se ishte Lenini ai qe na kishte ndihmuar
dhe e verteta eshte Lenini na ndihmoi i pari, pastaj na ndihmoi shume Amerika
Por qe njerezit ishin me Ameriken atehere per ato qe thashe me siper, por edhe nga rrefimet e te vjeterve qe tregonin per emigrantet ne Amerike
Dhe natyrisht tani qe Amerika na ndihmoi per Kosoven i jemi borxhli dhe te gjithe Shqiptaret jane pro Amerikane,
Por ti more Ylber e kalon kete simpatine tone per Ameriken ne servilizem ekstrem,
Ylber ,
më dukesh një çikë si langaraq ti , mua . Jo kaq servil more Dylber , se na bëre për të vjellë .
Ti je më amerikan se vetë amerikanët dhe të tillëve si ti , amerikanët nuk u besojnë , Amerika nuk është Nikita Hrushovi që e talli siç i deshi bytha Enver Hoxhës me lajkat, servilizmat dhe puthjet e pështira plot jargë , siç bën ti .
Ylber , qënke një servil i pështirë dhe mëndjelehtë , një peshë pupël , na e çpife more .
Bill Klintoni ishte student dhe e thirrën të shkonte të luftonte në Vietnam dhe ky refuzoi . Ky refuzim e favorizoi të bëhej më pas president i Amerikës .
Xhorxh Bushi, juniori , jo i jati, se ai qe burrë i madh shteti , sulmoi Irakun , se po bën armë bërthamore gjoja dhe kjo qe një gënjeshtër, harxhoi dhe një trilionë dollarë në këtë luftë ( 1000 miliardë ) , ministri i jashtëm Kolin Pauell dha dorëheqien si njeri i ndershëm që ishte …..
Do më , o Dylber – këto sa për ilustrim !
Unë e dua Amerikën kështu siç është , të pa idealizuar, jo si ti .
Amerika i pastron vetë haurët e saj , nuk i lë të qelben.
Këtu qëndron dhe forca e saj !
Kato, lexoje edhe nje here shkrimin brilant te punonjesit shkencor Ylber Hysi, sepse ai ngre ne qiell kulturen e lashte ilire dhe arberore dhe jo Ameriken!
Servilizmi nuk mund te quhet pro-amerikanizm….
po si quhesh atehere proamerikan sipas trurit tend zotrote,duke djekur flamurin amerikan sic bejne greket qe vrasin edhe diplommatet amerikan me organizatat e tyre terroriste 17 nentori etj,keta quhen apo keshtu quhesh proamerikan duke i injuruar te mirat e tyre,,qe te lavderosh nje shtet per meritat e mira qe i ka bere vendit tim,nuk do te thote servilizem,por do te thote te jam mirenjhes per ndihmen dhe kontributin tend qe ti i afrove atdheut tim ne kohe te veshtira kur hijenat europjan donin ta kafshonin nga te gjitha anet,prandaj ti nari i dale nga katunari nuk mund te ngaterrosh karin me dollarin se jane dy gjera te ndryshme,edhe MIRENJOJA JONE PER AMERIKEN NUK QUHET SERBVILIZEM POR THJESHT RESPEKT PA FUND,KATUNAR QE FLET SIKUR JE ME DELE PALLOSH.
Loni prej betoni. Me rradhe pare mos fyej duke na quajtur katunar e palloshe se nuk ta kemi per borxh. My fyerje nuk fiton dot pike ne argumentin tend as te ben me te cuvilizuar se te tjetet.
Se dyti komento artkullin dhe jo komentuesit.
Ne lidhje me mirenjohjen per ndihmen qe na paska dhene Amerika mos u nxito. Une nuk thashe qe te mos jemi mosmirenjihes. Mua ma leshtiros servilizmi sa dhe vete Amerikanet (zyrtare ne pozita shteterore ne Sh.B.A) e kane vene re dhe habiten. Amerika nuk ka ndihmuar vetem Shqiperine. Shumica e vendeve te Europes perendimiore apo ne Azi u cliruan nga Amerikanet gjate Luftes se II boterore por nuk shfaqin kete lloj “pro amerikanizmi” sic kerkon ta quash ti. Une jam dakort te jeni mirenjohes, por nuk me pelqen ta them shqip bythlepirja.
Ne aspektin historik Wilson nuk ndihmoi vetem Shqipetine. Qelloi qe politika e jashtme ose me sakte koloneli House i cili formuloi planin 14 pikesh ose plani Wilson perfshinte mbrojtjen e kombeve te vegjej ku ishim dhe ne. Por kjo nuk do te thote qe Wildon apo politika e jashtme Amerikane u angazhua direkt per Shqiperine. E di nu ju qe Wilson ne 1919 nga mbajtur anene Serbe ne perplasjen me Italine. Mos duhet ta quajme pro Serb tani.
Ne lidhje me luften e Kosoves merita i takon Tony Blair. Ishte ai qe kembngulte per nderhyrje ushtarake. Clinton hesitonte se kishte frike ngs reagimi i brendshem. Ishte Blair qe i tha se UK do nderhynte vetem ta zgjidhte situaten gje qe nuk i pelqeu Clinton dhe dept te shtetit. Ky veprim i Blair do ulte reputacion e SH.B.A si surprfuqi dhe Clinton pranoi opsionin e nderhyrjes.
Mos krahaso me greket qe djegin flamuri. amerikan. Ne shtepine time flamuri Amerikan ka qendruar per vite me rradhe dhe kohe te komunizmit. Respektin qe kam per Aemiriken ti nuk e di. Familjaret e mi vazhdojne te kontribojne ne shtetin Amerikan dhe ne instanca shteterore te larta. Kur ne familjen time ne kohen e komunizmit medohej historia e ShBA ti e njihjje vetem si shtet. Prandaj te lutem me kujdes kur flet. Komenti im ishte me …. qe nenkupyon se mendimi vazhdon dhe po te me pyesje pse kam kete mendim do te jepja nje pergjigje me te plote.
Si perfundim duhet ti jemi mirenjohes SHBA per cfare ka bere per kombin tone, une them PO me te madhe. A duhet te servilosemi deri ne ate pike sa te behemi objekt diskutimi une them Jo me te madhe. Mirenjohja nga servilizmi ndahen nga nje det i madh.