Nga “byreku dhe dhalla” tek “kavanozi i reçelit”/ Gjërat tipike që bën çdo shqiptar

Ornela
epa04975164 Albanian fans celebrate the arrival of the Albanian national soccer team at the airport in Tirana, Albania, 12 October 2015. Thousands of Albanians turned out in the capital Tirana to welcome the national football team after it secured the country's first-ever place at a major finals. Albania the previous day secured second spot in Euro 2016 qualifying Group I with a 3-0 win away to Armenia. EPA/ARMANDO BABANI

Me siguri të gjithë e gjeni veten tek lista e veprimeve apo preferencave më tipike që në përgjithësi bën çdo shqiptar, i pasur apo i varfër.

Pak mund t’i thonë jo byrekëve me gjizë të shoqëruar me dhallë. Në çdo familje ka dhjetëra qese plastike që përdoren për ushqime, rroba, për të mbajtur sa e sa qese të tjera po ashtu.

Kavanozët apo shishet që blejmë në market, ne nuk i hedhim po ia gjejmë vendin duke i mbushur përsëri.

Sjellja dhe përqasja që ne kemi ndaj këtyre objekteve, lidhet kryesisht me atë që kemi trashëguar nga prindërit apo nga gjyshërit, të cilët duke i patur gjërat me pakicë kanë qenë të detyruar të kursejnë për të bërë ekonomi.

Përtej këtyre ka shumë e shumë gjëra të tjera që ne i kemi të zakonshme në përditshmërinë tonë, e ndoshta në kultura të tjera duken të çuditshme.

1- Dy byrekë dhe dhallë për mëngjes
2- Shishet e pijeve freskuese i përdorim për ujë
3- Sherr para kamerierit për lekët e kafes
4- Bakllava për çdo rast feste
5- Qese plastike për të mbajtur rroba, ushqime e çdo gjë tjetër
6- Kavanozi i reçelit përdoret për turshi, kripën, apo sheqerin
7-Buka është baza në tryezë, pavarësisht llojit të ushqimit
8- Dasma nuk quhet e tillë, nëse nuk të ngopet syri / TCh

Share This Article
2 Comments
  • ke harruar groshët,por sidoqoftë janë thejshtë zakone tonat të ndryshme nga të të tjerëve!!
    ndryshon lloji i sendeve ose ushqimeve,por të gjithë popujt kanë zakone të njëjta!!
    i pasur a i varfër qoftë!!
    prandaj i madhi napoleon buonaparte ka thënë një mendim jashtëzakonisht të mënçur dhe universal,pavarsisht se shumë,shumë pak njerëz e kanë kuptuar dhe e zbatojnë:”të gjithë popujt janë njëlloj,askush nuk është më i mirë ose ë i keq se tjetri”!!
    shkaqet që na shtyjnë të kemi,të tjerët të kenë,zakonet e përveçme janë të ndryshme,por këto nuk do të thotë ta ndjejmë vetën të përunjur në krahasim me të tjerët!!kuptohet as më lart se të tjerët!!

  • Kush eshte ky gomar apo gomareshe qe ka shkruar te tille artikul???
    1. Jo vetem une por qindar mijera nuk hame per mengjes byrek me dhalle. Byrekun me dhalle rralle e hanim rruges per dreke apo mbasdite.
    2. I perdornim dikur, kurse tani ska envoje sepse uji blihet ne shishe.
    3. Nuk quhet sherr.
    4. Bakllavaja nuk behet per CDO feste. Kuzhina jone ka plot embelsira te tjera. Bakllavaja bashke me kadaifin pothuajse behshinj nga te gjithe per Vitin e Ri
    5. Edhe kjo eshte totalisht farse, rrobat I mbanim dhe I mbajme jo ne qese.
    6. Dhe kjo eshte gje tipike shqiptare?????
    7. Buka nuk eshte baza, por nje ingredient I rendesishem. Kur hahet patate, makarone nuk besoj se hahet edhe buke.
    8. Askush me nuk beson kete idiotesi.

    Tani a jeni ne vete apo si e keni hallin? Hajde te mbushim faqen eshte ideja?

    Shkoni e mesoni mire cilat jane karakteristikat pastaj shkruani.

    Idiotesi pa fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *