Nga Auron Tare
Në Leskovik qëndrova një natë për të parë se ç’trashëgimi kulturore ruan ende kjo qytezë. Tani është pothuaj i braktisur por dikur Leskoviku njihej si qyteti me 7 pashallarë. Secili kishte ngritur sarajet e veta të rrethuara me vreshta dhe trëndafila. Njerëz qe kishin bërë histori në hapësirat e pamata të Perandorisë ishin kthyer në vendlindjen e tyre në buzëmbrëmjen e jetës si për të gjetur qetësinw midis atyre maleve me bukuri të rrallë.
Pyeta se ku mund t’i gjeja varret e këtyre pashallarëve. Disa banorë më thanë se pllakat e varreve jua kishin marrë diku pas 90-ës dhe i kishin shitur në Greqi. E trishtë por e vërtetë. Një kapitull që nuk duhet harruar post-90-ta. Një popull që vjedh pllakat e varreve të të parëve të tyre dhe i shet për pak bukë, nuk mund të ruajë historinë e vet.
E ndërkohë që pashallarët e Leskovikut janë tretur dhe nuk dimë shumë për ta, në këtë shkrim po sjell një figurë tjetër të harruar, apo të themi shumë pak të njohur në rrethet e historianëve: Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha.
Më gradë Vezir,Aga I Jenicereve. Guvernator I Bagdatit, Egjyptit, Alepo, ne një moshë të thyer u dërgua të mbrojë kryeqendrën e territoreve të pushtuara otomane në zemër të Europës, qytetin e Budë, që prej 150 vjetësh në zotërimet otomane. Në verën e 1686, Arnaut Pasha u përball me furinë e ushtrisë së Lidhjes së Shenjtë, një formacion i krishterë në modelin e Kryqëzatave të dikurshme. I frymëzuar dhe bekuar nga Papa Inocenti i XI, kjo Lidhje e Shenjte udhëhiqej nga Mbreti i Polonisë, Republika e Venedikut dhe Perandori austriak Leopold I. Abdi Arnauti ju bëri ballë këtyre forcave ushtarake europiane dhe e mbrojti qytetin me shumë sukses. Kjo përballje solli një përballje të re vetëm një vit më vonë dhe, siç thamë më lart, në verën e vitit 1686 filloi beteja me e famshme e Lidhjes me otomanët për marjen e Budës. Ushtria e Lidhjes së Shenjtë kishtë në përbërje të saj gati të gjitha nacionalitetet europiane, përfshirë edhe ushtarë suedezë dhe skocezë.
Pas disa muajsh betejash të gjata në muret e Budës, ushtarët e Kryqezatës mundën të thyejnë mbrojtjen. Arnaut Pasha, ashtu si një kapiten anijeje që nuk e braktis anijen e tij në mbytje, udhëhoqi sulmin final jashtë mureve, një sulm ky që i solli atij jo vetëm lavdinë si kryekomandant por edhe respektin e komandantëve europianë, të cilët dhanë urdhër që vendi ku ra Pashai plak të rrethohej me ushtarë dhe të mos lejohej cenimi i trupit të tij dhe atyre që e ndoqën. Kaq heroik duhet të ketë qenë ky sulm i pashait Arnaut sa që piktorët hungarezë e përjetësuan atë në disa tablo me temë reniën e Budës.
Por respekti i vlerave europiane per historinë e tyre ka bërë që vendi ku ra dhe u varros Abdurrahman Abdi Pasha Arnauti nga fshati Peqin, jo të vetëm të mos plaçkitej por të ruhej edhe t’i ndërtohej një varr për t’u nderuar vlerat e rralla të trimërisë dhe mosbraktisjes së detyrës, edhe pse me një grusht burrash që e ndoqën nga pas.
Sot e kësaj dite, në Budën e krishterë europiane kemi varrin e peqinasit plak të mbrojtur dhe të paprekur, si dëshmi e gjallë se si ruhet trashëgimia historike edhe pse armike.

O maskara, o pjelle e keqe e turqizimit. Te eshte hapur goja e dallkaukut dhe nuk di me c’nxjerr, e disajta here qe na kujton e nderon ate periudhe SKETTERE dhe pashallaret e ZINJ qe zhduken Arberine me gjithe Principatat Fisnike te saj!
Ne vend qe te na vije turp per ate Abdurraham Abdi Halene e Peqinit, ate mizor otoman, ti na qenke prekur per ‘trashegimine historike’ te tij.
Shqiperia duhej te distancohej nga keta barbare, e jo ti nderoje keta monstra qe shkretuan anembane vende e kultura te Europes. Te pakten, mos ta hapem gojen me fqinjet qe na trajtojne ne kete menyre, se keshtu kane bere gjakprishurit dhe besniket e asaj perandorie famekeqe! Kane vrare, djegur e terrorizuar ngado! Ndaj edhe Europa i ndau vilajetet dhe te besuarit e Dovletit, ndryshe sot do te kishim nje tjeter turqi e aspak Shqiperi!
Ja nje injorant u tufezuar
cmund te te thuash ty me kete mendje qe ke? vetem te qeshesh se nuk ke cben
Sakte!
Me ngadalë o Remo, mos u dhjas! Historia është ashtu si ka ndodhur, nuk mund t’a zbukurosh apo t’a shëmtosh. Kështu p.sh. Le të thotë sa të dojë Berisha dhe berishistët se ai është « burrë shteti » i papërlyer. Historia do t’a shkruajë që ai ishte një copë muti që bëri çfarë i donte qejfi me shqiptarët. Fatkeqsia e shqiptarëve është se janë ekscentrikë, që prodhon heronj të vërtetë dhe kriminelë që të diskreditojnë. Por, detyra e historianëve është që të shkruajnë historinë ashtu si ka ndodhur, dhe jo me gënjeshtra dhe zbukurime.
Remo , nuk kam se ç’te shtoj , fjale te arta . I terbove turkofilet e turkoshaket qe vdesin per nje çike Turqi . E kane ne gjak .
Shqipetaret jane Osmanllinj
Allahu Ekber
Remo ke plotesisht te drejt shoku, ne nuk duhet ti permendim keta tradhetare, ata i sherbyen turqise, otomaneve. Ne vend te benin per Shqiperine e sunduan me keq. Sa per guximin dhe barbarine, vazhdojme ta kemi dhe sot.
Dhe Osmanllinj jemi ne o auron pordha, jo armiq
o sllavo-komunist, aq e forte trashegimin Osmanllie
sa edhe llangot si puna e sllavo-komunistit auron
nuk bejne dot pa e permendur.
Shqipetaret jane Osmanllinj
Keta si Abdurrahmani,Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet ndryshuan Kombesine Greke te Ilyreve, Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve ku eshte sot Tur-qija.Kush e mohon qe Perandori Ilyre Greke Megas Kostantinos nuk ishte Ilyre?
Cfare lidhje ka Tereza me Vorio Epirin e ndare nga Fashistet e Romes?
Cfare lidhje ka Tereza me Magna Grecian per te cilen luftuan Heroikisht per ta cliruar Epirotet me Pirron nga Romaket e Gladiatoreve?
Perse Ismail bej Vlora Frashellinjte Hasanet Tahsimet nuk u bashkuan me Arvanitet kunder Osmaneve kur kishin rreth 50 vjeteve qe po clironin kete Komb te perbashket Greko Ilyre?
Sepse Skiptare do te thote Osmane.
Erdogan edhe te tjere,jeni thjesht antishqiptare.Si popull per mungese te qendresave dhe bashkimit kombetar jemi bere shume here “mercenar”Per page kemi luftuar ne ushtri te perandorive ,pjese e se ciles kemi qene.Duhet te kuptojme se aty ku punuan e luftuan edhe u kulturuan per ta dashur atdheun e tyre.Vepra e Gjergj Kasterjotit,Abdyl Frasherit,Samiut ,Pasho Vasesh e shume te tjere neve si komb na nderojne.Eshte jo e arsyeshme qe shqiptar te ndryshem qe i kane dhene qyteterimit te mos i kujtojme e ti respektojme.Sot neper bote ka me dhjetra vajza e djem te talentuar qe sherbejne ne vende te ndryshme e me arritjet e tyre ne duhet te krenohemi.Kombe te tjere nuk kane te tille dhe perpiqen ti krijojne nga hici,kurse ne duam ti denigrojme. Ne shume raste me theniet tona percarese toske e gege,cam e kosovar thjesht u japim jete qarqeve antishqiptare per te na sunduar me lehte e per te rrembyer pjese sic kane vepruar ne shekuj.Mjaft me!